Pse Greqia u “dorëzua” përballë Shqipërisë, si pranoi Cipras? (VIDEO)

Nga: Mentor Nazarko

(Pjesa e parë)

Ditët e fundit, kryeministri grek Cipras, ka bërë një deklaratë të rëndësishme të cilën bash për këtë arsye ka zgjedhur ta emetojë nëpërmjet një komunikimi në radion publike greke, pra në formën e një mesazhi drejtuar kombit grek.

Përmbajtja e këtij komunikimi është diçka e pazakontë për kryeministrin grek të sotëm, Cipras, i cili përgjithësisht është shquar për një profil të ulët në marrëdhëniet me rajonin, për një profil akoma më të ulët në marëdhënien me Shqipërinë gjatë mandatit të tij të parë apo në këtë të dytin, kur numërohen me gishta qëndrimet e tij publike në lidhje me Shqipërinë, në lidhje me shqiptarët.

Cipras rezulton të jetë përgjithësisht një politikan që ka mbajtur qëndrime të kufizuara, pra nuk është shprehur në mënyrë kritike ndaj Shqipërisë, nuk është shprehur në mënyrë kritike ndaj shqiptarëve. Ndaj, kur papritmas ai zgjedh të kumtojë se 1) ne jemi të gatshëm për një marrëveshje partneriteti strategjik me Shqipërinë, se 2) ka lajmëruar liderët grekë të partive të opozitës në lidhje me domethënien e këtij partneriteti strategjik, në lidhje me negociatat e zhvilluara deri më tani dhe se 3) nën udhëheqjen e tij, Greqia është duke rimarrë rolin e liderit për shkak të paqësimit me fqinjët e tjerë, përkatësisht me Shqipërinë dhe Maqedoninë, kjo nuk është diçka e zakonshme.

Kemi një shfaqje unike të Ciprasit në një rol udhëheqës në politikën e jashtme greke, sa i takon normalizimit të marrëdhënieve me Shqipërinë, e cila nëse do të shkojmë thellë në histori, vetëm atij mund t’i takonte si kreu i një partie trashëgimtarësh të heronjve partizanë të cilët kanë bashkëluftuar me komunistët shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore. Në fakt, Cipras, me këtë që po bën, është përmbyllës i një procesi që ka nisur vartësi i tij, ministri i tij i jashtëm Kotzias-negociatat me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, për normalizimin e marrëdhënieve. Ky normalizim kaloi intensivisht nëpërmjet trajtimit të një pjese të madhe të së shkuarës dhe problemeve të së sotmes, në dy takime, që kanë zgjatur tri ditë secili, në Kretë dhe Korçë, ku palët duket se kanë gjetur zgjidhje pajtuese për një pjesë të madhe të problemeve.

Çfarë marrëveshje pritet të nënshkruajnë mes palëve?

Pritet që Cipras të vizitojë Shqipërinë me gjasë në prill, ku do të nënshkruhet një marrëveshje partneriteti strategjik dhe më pas për ratifikimin e saj parlamentar, Rama mendohet se do të kthejë vizitën në Athinë. Po kryhet kësisoj ajo që i është kontestuar Ramës, një shkëmbim vizitash të nivelit të lartë në kryeqytetet respektive. Kjo marrëveshje i zë vendin një traktati miqësie të nënshkruar në vitin 1996, të cilët i ka mbaruar afati 20 vjet pas hyrjes së tij në fuqi. Ndaj është zgjedhur një fomë tjetër akti, që gjithsesi do të ratifikohet në parlament, për të theksuar në një mënyrë më moderne intensitetin apo cilësinë e re të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Kjo është, si të thuash, në pikëpamje të kuptimit diplomatik, domethënia e deklaratës së Cipras, që në një farë mënyre përmbylli një proces marrëdhëniesh mes palëve me ulje ngritje dramatike. Ky proces ka nisur me polemika të palës shqiptare (qeveria e Ramës që në 2013) me pozicione të forta kritike, me largim të PBDNJ-së nga qeverisja, me rritje të dinjitetit të Shqipërisë, me distancim nga politika e mëparshme e paraardhësit Berisha, me qëndrime të forta për çështjen e Himarës, me “aventurizma” të Ramës dhe jo vetëm, për shembull për çështjen e Akropolit të Athinës, etj.

Shqipëria në këtë proces ka hyrë me dinjitet dhe ky zotim solemn i Cipras, se Greqia do t’i japë votë pro Shqipërisë për në BE, është diçka e jashtëzakonshme./ZgjohuShqiptar.info

(vijon)

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pse Greqia u “dorëzua” përballë Shqipërisë, si pranoi Cipras? (VIDEO)
Pse Greqia u “dorëzua” përballë Shqipërisë, si pranoi Cipras? (VIDEO)
Pse Greqia u “dorëzua” përballë Shqipërisë, si pranoi Cipras?
https://3.bp.blogspot.com/-MeQSdiasavk/Wm7bsxwWacI/AAAAAAAAQpQ/LiIcTkAxnhIhhsq-5oIDftGY8h2fAflQACLcBGAs/s640/rama-cipras-1.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-MeQSdiasavk/Wm7bsxwWacI/AAAAAAAAQpQ/LiIcTkAxnhIhhsq-5oIDftGY8h2fAflQACLcBGAs/s72-c/rama-cipras-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/pse-greqia-u-dorezua-perballe.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/pse-greqia-u-dorezua-perballe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy