Putin dhe Vuçiç udhëzojnë 170 agjentë për trazira në Kosovë dhe Maqedoni

“Qendra e trajnimit dhe stërvitjes në Nish është e njohur si faktor destabiliteti në rajon. Duhen kujtuar ngjarjet e vitit 2015 në Mal të Zi dhe përpjekjen për grusht-shteti në Podgoricë. Aty stërviten së paku 22 oficerë të shërbimit sekret, të cilët kanë nën komandë edhe së paku 150 të tjerë brenda territorit të Kosovës. Në krye të kësaj agjende qëndron një ish eksponent i sigurimit shtetëror të Serbisë para e gjatë luftës në Kosovë. Çdo gjë rakordohet midis shërbimit rus e atij serb. Janë akorduar 20 milionë dollar amerikanë për këto qëllime destabilizuese. Këta janë gjithashtu autorët e vrasjes së politikanit të moderuar serb në Veri të Mitrovicës…”.

Është profesori dhe analisti i njohur shqiptar Enver Bytyçi, që e vlerëson situtën si më sipër nëpërmjet një interviste ekskluzive dhenë për agjencinë e lajmeve “IBNA”, të sjellë në vëmendje nga “Tetova Sot”.

Bytyçi thotë se qendra e trajnimit të përbashkët në Nish, në juglindje të Serbisë është vepër e krijuar nga shërbimet inteligjente ruso-serbe dhe në mesin e këtyre njerëzve i gjen vrasësit presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Dhe ai e di këtë fakt, shprehet Bytyçi , duke vijuar: Pretendimi i tij se vrasësit e Ivanoviç qenkan në Kosovë dhe se “po nuk i gjeti Prishtina, do të vijë ai t’i gjejë” është në fakt fshehje e gjurmëve të krimit. Vuçiç i njeh me emër e mbiemër këta vrasës, sepse janë në shërbimin e strukturave të tij të sigurisë”.

Bytyçi thekson se asnjë shqiptar nuk kishte interes dhe as që mund t’i shkonte në mend të kryente një akt të tillë destabilizues në Veri të Kosovës.

“Dy aktorët kryesorë të interesuar për trazira në Kosovë janë Beogradi dhe Moska. Të dy këto kryeqytete e duan Kosovën e Ballkanin të despabilizuar për të krijuar shanse të volitshme për të rikthyer ndikimin, influencën si dhe territoret e Kosovës në Serbi e Rusinë në Ballkan. Në Beograd dhe në Kremlin e dinë se nuk mund të bëjnë asgjë përmes normalitetit. Dhuna, konflikti, trazirat janë armët përse të cilave ato përfitojnë territore, influenca ekonomike, politike e ushtarake. Kosova është objektivi i parë, sepse është lehtë të veprohet aty. Nishi është afër saj. Shteti ende nuk është njohur ndërkombëtarisht. Serbët në Veri të Mitrovicës dhe shqiptarët në Jug janë ende të ndarë, madje edhe të gënjyer, të zhgënjyer e të frustruar. Kontrolli i institucioneve të Prishtinës mungon në Veri të Mitrovicës. Për pasojë është më lehtë të veprosh kësisoj për destabilizimin e Kosovës. Por objektivi serbo-rus nuk është vetëm e kryesisht Kosova. Është Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia. Pa destabilizuar Kosovën dhe pa kushtëzuar zgjidhjen e shtetësisë së saj me ndarjen e territorit, as Beogradi, as Moska nuk mund të ndajnë Bosnjën dhe Maqedoninë. Prandaj ata duan ta nisin destabilizimin përmes trazirave në Kosovë e ta zgjerojnë deri në BH dhe Maqedoni. Për ta sa më shpejt, aq më mirë, sepse imponohen ë lehtë në kushtet e sotme të njëfarë konflikti midis Brukselit dhe Uashingtonit. Pra vrasja e Inanoviçit është vrasje për destabilizimin e Kosovës, transmeton ina. Prandaj duhet që institucionet dhe qeveria e Kosovës qeveria e Tiranës, qeveria maqedone e më gjerë të hapin sytë, të dëshmojnë mature dhe të bëjnë analiza të thella. Të kontrollojnë situatën dhe të parandalojnë çdo lloj konflkti, qoftë edhe atë politik”, ka vlerësuar analisti Bytyçi./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7949,Camëri,108,Editorial,1705,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Putin dhe Vuçiç udhëzojnë 170 agjentë për trazira në Kosovë dhe Maqedoni
Putin dhe Vuçiç udhëzojnë 170 agjentë për trazira në Kosovë dhe Maqedoni
Putin dhe Vuçiç udhëzojnë 170 agjentë për trazira në Kosovë dhe Maqedoni
https://2.bp.blogspot.com/-ZBp0XpMR9G0/WmNqdfXfHvI/AAAAAAAAPlg/EdiAedzJaWo_9fxRZqwIXDYOT7fU6_BYwCLcBGAs/s640/putin-vucic-750x430.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-ZBp0XpMR9G0/WmNqdfXfHvI/AAAAAAAAPlg/EdiAedzJaWo_9fxRZqwIXDYOT7fU6_BYwCLcBGAs/s72-c/putin-vucic-750x430.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/putin-dhe-vucic-udhezojne-170-agjente.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/putin-dhe-vucic-udhezojne-170-agjente.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy