Rama, thirrje Bashës: Ja si po bllokon negociatat me BE-në, po dëmton Shqipërinë jo qeverinë

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Lulzim Bashës nga Asambleja e Partisë Socialiste që të mos bllokojë mundësinë e Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Shefi i qeverisë u shpreh se nuk i kërkon Bashës që të mos dalë në protesta, por të respektojë vullnetin dhe ambicien e qytetarëve për të hapur negociatat.

Rama tha se kjo nuk është një thirrje për të larë gojën për Bashën, ndërsa shtoi se jemi gati të ndajmë me opozitën triumfin e hapjes së negociatave.

Po kërcënohet një arritje historike e Shqipërisë, çelja e negociatave, po kërcënohet nga frika prej reformës në drejtësi, e kthyer në një politike destruktive që ne si qeveri nuk ka çfarë na bën por që Shqipërisë mund t’i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm, njerëzit ta dinë që ky stacion i 6 muajve të parë të vitit është një stacion optimal për të pozicionuar më në fund Shqipërinë aty ku ne prej vitesh aspirojmë, në tryezën e familjes evropiane…

I bej thirrje PD dhe kryetarit të PD, nuk jemi këtu për të përdorur negociatat që të mos bëjë punët e veta dhe protesta. Opozita është e lirë që të bëjë punët e veta sikur i mendon vetë edhe protestat. Por opozita që është në parlament është përfaqësuese e një pjese të popullit që në jetën e përditshme të Shqipërisë reale. Opozita duhet të përfaqësojë me dinjitet në këtë moment ambicien e atyre që e kanë votuar për të çelur negociatat, nuk mundet që opozita të bëhet problemi i Shqipërisë në këtë proces.

Nuk është 100% i sigurt sot, duhet të garantohet, jemi duke punuar me disa shtete që kanë shqetësimet, që lidhen me problemet e tyre të brendshme dhe çdo gjë që ndodh në Shqipëri dhe krijon një justifikim mund të kthehet në arsye për të na penguar. Dhe është e paimagjinueshme. Thirrja nuk është për të larë gojën. Pas kaq vitesh përpjekje dhe pritshmëri mos bllokojë negociatat. Jam gati që të nënvizoj që çelja e negociatave nuk është triumf partiak. Duhet të jetë triumfi i Shqipërisë dhe jemi gati ta ndajmë me opozitën, por opozita duhet të dëgjojë zërin e Shqipërisë’ deklaroi ai./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7959,Camëri,108,Editorial,1708,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2372,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1777,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rama, thirrje Bashës: Ja si po bllokon negociatat me BE-në, po dëmton Shqipërinë jo qeverinë
Rama, thirrje Bashës: Ja si po bllokon negociatat me BE-në, po dëmton Shqipërinë jo qeverinë
https://3.bp.blogspot.com/-EMn4yUv1GkQ/WlHvkd5dyqI/AAAAAAAAOSw/Z2Q4ShsGB54jrGD0Gs-WeTKymqqw9B7IgCLcBGAs/s640/profimedia-0327638623.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-EMn4yUv1GkQ/WlHvkd5dyqI/AAAAAAAAOSw/Z2Q4ShsGB54jrGD0Gs-WeTKymqqw9B7IgCLcBGAs/s72-c/profimedia-0327638623.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/rama-thirrje-bashes-ja-si-po-bllokon.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/rama-thirrje-bashes-ja-si-po-bllokon.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy