Raporti i BE-së: Serbi e Mali i zi anëtarësohen deri në 2025, lihet jashtë Shqipëria

, Raporti i BE-së: Serbi e Mali i zi anëtarësohen deri në 2025, lihet jashtë Shqipëria

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se deri në vitin 2025 do të jenë anëtarësuar në BE dy vende të Ballkanit Perëndimor, Mali iZi dhe Serbia. Ndërkohë që për Shqipërinë nuk është dhënë asnjë datë e saktë.Në Raportin e BE-së i cili u publikua nga ‘EuObserver’ thuhet se Shqipëria duhet të bëjë përparime të tjera.Në raport është bërë e ditur: “Me vullnet të fortë politik, kryerjen e reformave reale dhe zgjidhje të qëndrueshme të mosmarrëveshjeve me fqinjët, Mali i Zi dhe Serbia do të jenë gati për anëtarësim deri në vitin 2025”.Sipas shkrimit, qe i referohet dokumentit që pritet tëmiratohet nga KE në muajin shkurt, theksohet se Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova “do kenë avancuar mirë në rrugën e tyre evropiane deri në atë vit” ose me fjalë të tjera, per keto vende, “negociatat do kenë përparuar mirë”.Serbia dhe Mali i Zi tashmë kanë filluar bisedimet e pranimit.Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë ta bëjnë këtë vit, nëse Maqedonia mund ta zgjidhë mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë.Bosnja shpreson të fitojë statusin e “kandidatit” të BE, nderkohë Kosova po konsideron të kërkojë zyrtarisht që të pranohet si vend kandidat./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button