Rexhep Qosja: Qeveria në krye me Edi Ramën ka dy detyra parësore!

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit politike në vend dhe jo vetëm, Profesor Rexhep Qosja, situatën aktuale politike në Shqipëri e ka konsideruar si ‘vrasje e Parlamentarizmit’.

Përgjatë një interviste për Gazeta Shqiptare, Qosja ka deklaruar se PD dhe LSI, kryetari i të parës dhe kryetarja e të dytës, po bëjnë çmos që të delegjitimojnë Kuvendin.

Qosja është ndalur në ngjarjet më të bujshme të vitit që lamë pas, nga çështja e Saimir Tahirit te ish-Prokurori i Përgjithshëm, nga Vetting-u te opozita PD-LSI.

Më poshtë, një pjesë e intervistës:

Profesor, në këtë mandat të dytë të qeverisë Rama, çfarë duhet të ketë përparësi?

Sipas mendimit tim e kjo do të thotë sipas mendimit të një intelektuali, të një qytetari të zakonshëm, që nuk ka lejuar dhe nuk lejon të privohet nga e drejta për të shprehur mendimin ndaj të mirave e të këqijave që bëjnë strukturat politike e shtetërore, qeveria në krye me Edi Ramën ka dy detyra që mund të quhen parësore.

Detyra e parë është krijimi i kushteve politike, ligjore, shtetërore për sundimin e drejtësisë, domethënë për institucionalizimin e plotë, të gjithanshëm të shtetit të së drejtës.

Njëra prej përpjekjeve të mëdha, por jo të vetme, për sendërtimin e kësaj detyre është realizimi i Vettingut.

Detyra e dytë është krijimi i kushteve politike, ligjore, shtetërore për zbutjen, zvogëlimin, parandalimin e pabarazisë sociale, që sjell të keqe të madhe në shoqëri, që sjell pasiguri sociale, dëshpërim, zhvendosje sidomos të rinisë në botë të jashtme./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7020,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2080,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1584,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,417,Video,455,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rexhep Qosja: Qeveria në krye me Edi Ramën ka dy detyra parësore!
Rexhep Qosja: Qeveria në krye me Edi Ramën ka dy detyra parësore!
https://2.bp.blogspot.com/-STadfRtnnfY/WlCk0VusyBI/AAAAAAAAONM/79bCtolp6akbirCjtI4nbSNmKSYZx9FWgCLcBGAs/s640/rexhepi.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-STadfRtnnfY/WlCk0VusyBI/AAAAAAAAONM/79bCtolp6akbirCjtI4nbSNmKSYZx9FWgCLcBGAs/s72-c/rexhepi.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/rexhep-qosja-qeveria-ne-krye-me-edi.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/rexhep-qosja-qeveria-ne-krye-me-edi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy