Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë: Po pastrohen para të paligjshme?

Muaji i parë i vitit duket se ka shënuar rritje çmimesh të pasurive të paluajtshme, në linjë me pritshmëritë e ndërtuesve.

Në komplekset në ndërtim e sipër në Rrugën e Kavajës, punimet janë intensive. Në fund të muajit tetor, çmimi mesatar për metër katror ishte 1200 euro. Këtë muaj, oferta e ndërtuesve për metër katror ishte të paktën me 100-200 euro më shumë për metër katror.

Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, të kontaktuar nga Monitor, po konstatohet tendencë në rritje edhe në zona të tjera të Tiranës, edhe pse jo në këto nivele.

Zona e Kopshtit Botanik ka dalë me një ofertë prej 1100 euro për metër katror nga 1000 euro që ishin në vitin që lamë pas. Edhe në zonën e Komunës së Parisit ka një tendencë shtrenjtimi për apartamentet në ndërtim, por edhe ato ekzistuese.

Aktorët e tregut ngrenë supet për arsyet e kësaj rritjeje, në një kohë që oferta në Tiranë sa vjen e shtohet për shkak të ndërtimeve të reja.

I vetmi argument që ata gjejnë për këtë rritje është pastrimi i parave të jashtëligjshme në ekonomi.

Në një periudhë kur lejet e ndërtimit janë shtuar, dhe oferta për apartamente është më e lartë, çmimet e pasurive të paluajtshme pritej të ishin me rënie. Për aktorët e tregut, rritja e çmimeve deri diku është artificiale.

Të dhënat e INSTAT kanë treguar se ka një rritje të ndjeshme të lejeve të ndërtimit të dhëna në kryeqytet. Për 9-mujorin 2017 janë dhënë gjithsej 167 leje ndërtimi nga 65 që ishin dhënë të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 157%.

Parashikimi i tregut

Në fillim të këtij vitit, në specialen për parashikimin e ekonomisë, të përgatitur nga Monitor, në segmentin e pasurive të paluajtshme, ndërtuesit dhe agjencitë e pasurive të paluajtshme kanë pritshmëri të ndryshme lidhur me ecurinë e çmimeve të apartamenteve gjatë këtij viti. Hajredin Fratari, ndërtues, tha se çmimet do të jenë në rritje.

Ai tha se arsyeja kryesore për rritjen e sektorit të ndërtimit rezidencial është kërkesa dhe planet urbanistike të Bashkisë. Fratari pohon se kërkesa për banesa me kosto të lirë dhe mesatare në periferi do të jetë në rritje të qëndrueshme edhe për këtë vit, duke shtuar se ka një trend rritës për banesa që kalojnë edhe të 900 eurot. Sipas tij, çmimet pritet të rriten më tej për 2018 me rreth 100 euro për metër katror. Fratari tha se të gjitha objektet që do të ndërtohen më 2018 do të paguajnë taksë infrastrukture 8% në bazë të vlerës së shitjes së tyre.

Arben Dervishi, nga Shoqata e Ndërtuesve, parashikon se çmimet do të jenë në varësi të ndërtimit, çka nënkupton vendin dhe cilësinë e objektit. Ai tha se në qendër dhe brenda zonës së Unazës së Madhe, çmimet do të jenë në rritje, ndërsa në periferi pritet të ketë ulje.

Ndryshe nga ndërtuesit, këtë vit agjencitë e pasurive të paluajtshme parashikojnë stabilitet. Në 2018-n do të aplikohet edhe taksa mbi pronën, e cila ndryshon në objektet për banim dhe ato për biznes. Sipas aktorëve të tregut, kjo taksë e re nuk do të transferohet në çmim, por të mbahet nga pronarët.

Vitin e kaluar, çmimet e apartamenteve u rritën në muajt e parë të vitit me rreth 10% në zonën brenda unazës, duke reflektuar kërkesën e shtuar, teksa u rrit dukshëm blerja e apartamenteve në cash. Në gjysmën e dytë, tregu u stabilizua, pas shtimit të ofertës si rrjedhojë e rigjallërimit të ndërtimeve, duke shënuar rënie të lehtë në zonën e qendrës. Por, në periferi apartamentet u shtrenjtuan me 50-100 euro për metër katror, duke arritur në 450-600 euro për metër katror si rrjedhojë e rritjes së kostos së ndërtimeve.

Në zonën përreth Unazës, çmimet luhaten nga 800-900 euro, deri në rreth 3000 euro, afër TVSH-së, që është dhe zona më e shtrenjtë në kryeqytet./Monitor/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë: Po pastrohen para të paligjshme?
Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë: Po pastrohen para të paligjshme?
Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë: Po pastrohen para të paligjshme?
https://4.bp.blogspot.com/-uigBgRf245k/WmsEn-4cbCI/AAAAAAAAQT4/NzwaNVGdbxcbZ4KclqiaRxOjcJNmOyOLwCLcBGAs/s640/Ndertimet-ne-tirane-pallat-6-1-1024x683-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-uigBgRf245k/WmsEn-4cbCI/AAAAAAAAQT4/NzwaNVGdbxcbZ4KclqiaRxOjcJNmOyOLwCLcBGAs/s72-c/Ndertimet-ne-tirane-pallat-6-1-1024x683-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/rritja-e-cmimeve-te-apartamenteve-ne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/rritja-e-cmimeve-te-apartamenteve-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy