SHBA jep alarmin për Kosovën: Rrezik për sulme terroriste dhe dhunë politike

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që planifikojnë të vijnë në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore – Mitrovicë, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – që të jenë të kujdesshëm, thuhet në njoftimin e ri për udhëtime të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Kjo Ambasadë, që ka përcjellë paralajmërimin e DASH-it ku kërkohet nga qytetarët amerikanë që dëshirojnë të vijnë në Kosovë, kërkon kujdes të shtuar nga ta për shkak të trazirave të mundshme, por edhe të sulmeve të mundshme terroriste.

“Grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në mbarë Ballkanin, përfshi edhe Kosovën. Terroristët munden që me paralajmërim të vogël apo pa asnjë paralajmërim, të sulmojnë lokacione turistësh, stacione autobusësh, tregje/qendra tregtare, ndërtesa të qeverisjes lokale, hotele, klube, restorante, vende kulti, parqe, ngjarje të mëdha sportive e kulturore, institucione edukative, aeroporte e hapësira tjera publike. Veç kësaj, në mbarë Kosovën ka dhunë të motivuar politikisht”, thuhet në paralajmërimin e DASH-it për qytetarët amerikanë që udhëtojnë për në Kosovë, raporton Koha.net.

Megjithatë, DASH thotë se nëse qytetarët amerikanë vendosin të udhëtojnë në Kosovë, duhet t’i shmangin demonstratat, të jenë syçelë në vende që frekuentohen nga Perëndimorët, të monitorojnë mediat lokale për lajmet e fundit dhe t’i përshtatin planet e tyre bazuar në informacionet e reja.

“Regjistrohuni në Programin e Mençur të Udhëtimit (STEP) për të pranuar njoftimet dhe ta kemi më të lehtë t’iu gjejmë në raste emergjente. Ndiqeni Departamentin e Shtetit në Facebook dhe Twitter. Rishikojeni Raportin për Krim dhe Siguri në Kosovë. Qytetarët amerikanë që udhëtojnë jashtë vendit duhet që gjithmonë të kenë një plan mbështetës për situata emergjente”, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në këtë paralajmërim, DASH thotë se pjesët që duhen shmangur në Kosovë janë Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani.

“Tensionet brenda dhe mes komuniteteve në veriun e Kosovës vazhdojnë të nxisin dhunë, demonstrata dhe trazira tjera në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe në Zveçan. Ndonëse trazirat e fundit kanë qenë të ndërlidhura politikisht dhe nuk përfshijnë turistët apo pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtar, kalimtarët e rastit mund të preken nëse ndodhin incidente të dhunshme”, shprehet DASH-i, raporton Koha.net.

Në njoftim po ashtu thuhet se Qeveria Amerikane ka mundësi të limituara për të ofruar shërbime emergjente në veri të Kosovës pasi që “udhëtimi në Mitrovicën Veriore, në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan është i kufizuar”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: SHBA jep alarmin për Kosovën: Rrezik për sulme terroriste dhe dhunë politike
SHBA jep alarmin për Kosovën: Rrezik për sulme terroriste dhe dhunë politike
SHBA jep alarmin për Kosovën: Rrezik për sulme terroriste dhe dhunë politike
https://2.bp.blogspot.com/-JsHyhJ7q8Lo/Wly-TkL40PI/AAAAAAAAPEQ/THeIyYhmIqw0ATrQvziUPFpBm9ZA9SPrQCLcBGAs/s640/Dash.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-JsHyhJ7q8Lo/Wly-TkL40PI/AAAAAAAAPEQ/THeIyYhmIqw0ATrQvziUPFpBm9ZA9SPrQCLcBGAs/s72-c/Dash.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/shba-jep-alarmin-per-kosoven-rrezik-per.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/shba-jep-alarmin-per-kosoven-rrezik-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy