“Shkolla e shqiptarëve”- në Venedik, vatër arsimi dhe kulture e shekullit të XV-të

Në gusht të 1368-ës, “Këshilli i të Dhjetëve” http://it.wikipedia.org/wiki/Consiglio_dei_Dieci , një grup personash të devotshëm, (me siguri me origjinë shqiptare, edhe pse kjo nuk është e specifikuar në dokumente) vendosi të ngrinte një shkollë.
http://www.veneziamuseo.it/…/S…/Maurizio/mau_sn_albanesi.htm

-Është fjala për bashkë vëllazërinë që u quajt “Shkolla e shqiptarëve” (Scuola degli Albanesi), një qendër e rëndësishme e arsimit, artit dhe kulturës shqiptare në Venedik aty nga fillimi i shekullit XVtë.

“Shkolla e shqiptarëve” në Venedik, që u ngrit si ndërtesë më 1368-ën, është i pari institucion arsimor i njohur i shqiptarëve në mërgim dhe Marin Beçikemi i pari mësues shqiptar që njihet deri më sot.

Siç shkruan G. Molneti në “La storia di Venecia nella vita private”, “ndër mësuesit e tjerë, këtu punonte edhe Marin Beçikemi, që u quajt thjesht Marin Shkodrani, i cili në fillim të 1500-ës mësonte në Venedik me titullin “Mësues Popullor”.

Ai, përpara se të fillonte si mësues në Venedik, më 1503, kishte shërbyer si redaktor i Shkollës Letrare të Raguzës si dhe ambasador i Republikës në Francë dhe në Napoli.

Në këtë bashkëvëllazëri merrnin pjesë edhe artistë e humanistë të dëgjuar me origjinë shqiptare si Leonik Tomeo, Marin Barleti, Viktor Karpaci e Mark Bazaito etj., dijetarë që punuan në gjallërimin e kësaj vatre shqiptare.

Leonik Tomen(1456-1531) erdhi në Venedik më 1504, por ardhja e tij i dha një impuls të ri bashkë vëllazërisë shqiptare.”Shkolla e shqiptarëve” ishte për Leonik Tomen një arenë e gjerë veprimi për të punuar në dobi të vendit, për ruajtjen e traditave liridashëse dhe kulturore se sa katedra e filozofisë në Padova, ku ai shërbeu për 8 vjet me radhë.

Në këtë shkollë ishte mësues edhe Marin Barleti, njëri nga figurat kryesore të mendimtarëve tanë të shquar përparimtarë, të shekujve XV dhe XVI. Ai, për nevojat e shkollës shkruan dhe boton “Rrethimin e Shkodrës” më 1504 dhe më 1508, “Historia e Jetës dhe Veprave të Skënderbeut, Princit të Epirotëve”. Në parathënien – kushtrim të veprës së parë “Rrethimi i Shkodrës”, ai thotë se u vu të shkruajë për Shqipërinë “nga fuqia e dashurisë për atdheun, për të cilin me arsye e me të drejtë, çdo qytetar e ka për detyrë të derdhë edhe gjakun deri në pikën e e fundit të tij”.

http://mescarnetsvenitiens.blogspot.com/2010_04_01_archive.…

Në ballin e ndërtesës së kësaj shkolle, ndodhej e vendosur midis dy dritareve, një bazoreliev kushtuar rrethimit të Shkodrës. Kjo është vepër e piktorit me origjinë shqiptare, Viktor Karpacit (1455-1526).

Mjediset brenda saj i zbukuroi në afreske piktori tjetër me origjinë shqiptare Mark Bazaiti(1470-1530). Të dy këta artistë, për nevojat e shkollës, punuan edhe si arkitektë e dekoratorë. Elena Gjika(Dora d’Istria), në një letër dërguar Jeronim De Radës më 1866, i shkruan ndër të tjera se “Shqipëria duket gjithandej, nëpër përmendore, nëpër kujtime, nëpër institucione, madje edhe në një shoqatë shqiptare”.

Motivi kryesor i jetës së këtyre shqiptarëve në këtë komunitet të qëndrueshëm, ishte: “Për nderin dhe lavdinë e Atdheut”, motiv ky thellësisht patriotik.

Tani të lindin vetvetiu disa pyetje:

– Këta dijetarë të shquar shqiptarë, ndër kokat më të shquara të kohës së tyre në arenë botërore, nga kush e mësuan shkrimin shqip?

– Kujt i jepnin mësim?

– Ku shkuan librat e tyre, kur bëhet fjalë për një shkollë të shek. të XIV-të? (Meshari i Gjon Buzukut daton i vitit 1555)

P.s Leonik Tomeo ishte i pari që solli në latinisht, shkrimet e Aristotelit nga Greqishtja e Lashtë.

Pra, nga një gjuhë e vdekur si Greqishtja e Lashtë, i rishkroi sërish në një gjuhë tjetër të vdekur siç ishte Latinishtja asokohe, pikërisht një shqiptar.

Për kuriozitet, Nikola Koperniku ka qenë student i tij…/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Shkolla e shqiptarëve”- në Venedik, vatër arsimi dhe kulture e shekullit të XV-të
“Shkolla e shqiptarëve”- në Venedik, vatër arsimi dhe kulture e shekullit të XV-të
“Shkolla e shqiptarëve”- në Venedik, vatër arsimi dhe kulture e shekullit të XV-të
https://3.bp.blogspot.com/-cvIQWICXBDs/WmDETQg8A7I/AAAAAAAAPXg/2R_9aXOWw98jdelNYku6yBGlHXcops_tACLcBGAs/s640/1452024_777518722275137_2058847919_n.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-cvIQWICXBDs/WmDETQg8A7I/AAAAAAAAPXg/2R_9aXOWw98jdelNYku6yBGlHXcops_tACLcBGAs/s72-c/1452024_777518722275137_2058847919_n.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/shkolla-e-shqiptareve-ne-venedik-vater.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/shkolla-e-shqiptareve-ne-venedik-vater.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy