Shqipëria, shembull ku sistemi universitar prodhon injorancë

Arsimimi është i kushtueshëm, por kushton më shumë se samos investimi në arsimim. Arsimimi jo i mjaftueshëm dhe jo cilësor prodhon kosto të larta për shoqërinë dhe më konkretisht në shpenzimin publik, kriminilaitetin, shëndetin dhe zhvillimin eknomik.

Sistemi universitar në Shqipëri është një nga piramidat e shumta që shoqëria jonë ka prodhuar dhe përjetuar në këto 27 vite demokraci, por ndoshta më vrastarja.Sistemi aktual universitar/arsimor në vendin tonë nuk lejon potenicaliet tona njerëzore si vend të materializohen në një investim për zhvillimin e vendit, mirëqënie, integritet, rritje profesionale dhe i kapaciteteve njerëzore, dhe nxites i mendimit kritik.

Përkundrazi, sistemi jonë universitar është materializimi i iluzionit, kultivimittë injorances, konkurencës së pandershme, vegjetarizmti, pesimizmit dhe depresionit kronik që ka pllakosur rininë dhe shoqërinë shqiptare, dhe faktorkryesor i problemeve të shumta eknomomike dhe sociale.

Treguesi me i mire i pasojave të një sistemit universitar/arsimor jo cilësor është reliteti shqiptar, dhe dëshira e më shume se 94% e të të rinjve për të emigruar në një vend tjetër duke besuar në një të ardhme më të mirë për veten, prindërit dhe familjet që do të krijojnë nesër. Kjo me plotë të drejtë, pasi ne si shoqëri kemi investuar në mënyrë të vazhdueshme nëshkaterrimine sistemit universitar publik.

Universitetet shiptare e kanë humbur misionin kryesor të tyre; nuk janë më qëndra kreativiteti, inspirimi dhe ambicjeje; nuk prodhojnë dije dhe nuk përgatisin studentët të vazhdojnë të rriten në aftësitë e tyre dhe njohuritë përgjatë gjithë jetës dhe karrieres së tyre profesionale.

Përkundrazi,këto insitucione janë kthyer në qëndra klientelizmi, monopoli, kultivues dhe nxitës i konkurencës së pandershme, injorances dhe burim i disinformimit. Mosperditësimi i njohurive ështëiprekshëm nëçdo sektor të sistemit tonë arsimor, dhe është keqinformim dhe krim që ka pasoja në të gjitha hallkat e një shoqërie.

Shumica e lektorëve dhe titujve profesorë në universitetet shqiptare nuk plotësojnë kriteret më minimale për të gëzuar këtë status. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të shekullit të19 dhe fillim të shekullit 20 investuan fort në atë që sot quhet “Revolucioni Akademik”, dhe që u bë motorri kryesor i rritjes se performancës së universiteteve dhe rritjes ekonomike.

Universitet vendosën bazë të tyre kërkimin shkencor, dhe kriter të pa negociueshëm patjen e titullit doktor shkencash (PhD) për të qënë pjesë e stafit akademik. Në Shqipëri, edhe pse më shumë se një shekull me vonë, zgjedhja e stafeve akademike pak bazohet mbi kritere të tilla, dhe kriter kryesor janë lidhjet familjare apo politike.

Edhe nërastin kur këta akademik kanë titullin doktoraturë shkencash, janë shumtë të paktë ata që kanë mborjtur titullin me një pune autentike dhe me vlera shkencore (kryesisht janë punë përshkruese dhe të kopjuara). Këta “akademik” nuk kanë lidhje me arsimin dhe universitetet, nuk janë aty për pasionin që kanë për dijen dhe edukimin e brezave të rinj, apo kontributin qe kanë dhënë për zhvillimin e shkencës, dhe në mendimin tim janënjë ndër faktorët kryesore të sistemit të deshtuar universitar që ne kemi.

Sistemi arsimor jo cilësor nuk i referohet faktit nëse dikush është i edukuar apo jo, por lidhet me cilësine e dijes, edukimit dhe mënyrës së transmetimit të njohurive që na nxit të gjithë ne si shoqëri drejt një jetëjo cilësore. Vendosja e “akademikvë miq” dhe prematur për atë vend, me mungesë të theksuar profesionalizmi dhe identiteti shkencor, do të nxisëservilizmin, blllokimin e të aftit dhe më shumë mungesën e profesionistëve aq të nevojshëm për njështet dhe industri të fortë dhe ekonomi të shëndetshme.

Studentët e diplomuar nga universite jo cilësore, fillojnëtëshpërndajnë njohuritë e tyre te të tjerët dhe brezat e rinj, dhe ky proces do ketë një impakt më negativ nëse këta të diplomuar lektojnë në universitete pasi do të jenë burim kryesor i kostove negative që njëshoqëri përjeton në të ardhmen.

Mungesa e profesionistëve, që Shqipëria po e vuan aq shumë sot, rezulton në probleme për insitucionet publike dhe ndërrmarjetprivate në gjetjen e njerëzve të aftë, dhe për pasojë në një nivel të ulët prodhimi, mungesës së stabilitetit, humbjes së vendit të punës dhe humbjeve financiare.

Kjo gjëndje do tërrisë kostot për sigurinë shoqërore dhe ka një impakt të rëndësishëm për gjeneratat e ardhshme, jetën sociale dhe shëndetin (fizik dhe mendor) tonë.

Në jetën tonë të përditshme efeketet e një sistemi keq edukues ndjehen në vështirësitë që njërëzit jo të mirë edukuar kanëpercpetimin e realitetit dhe në komunikimin e sjelljeve të mira te të tjerët; në mjedisin rrethues teksa shikon çdo ditë njërëz që hedhin mbeturina, presin pemë apo vënë zjarre në pyje. Një tjetër plagë sociale që rrjedh nga keq edukimi është mungesa e harmonisë me natyrën.

Efekti në shëndet është ai që ndjehet ndoshta më shumë. Në Shqipëri sistemi arsimor shëndetësor është në nivelet më të ulëta të ekzistencës së tij, i cili prodhon mjek dhe profesionistëtë tjerënë fushën e shëndetësisë që e trajtojnë/kurojnë pacientin në mënyrën a gabuar, dhe që kanë pak ndërgjegje sociale. Shumë pacientë marrin mjekimin e gabuar, me njerëz që shkojnë në farmaci dhe marrin medikamente pa u konsultuar me mjekun. Një shëmbull i pasojave të edukimit jo cilësor në shëndetin e njerëzve është një studim në Egjipt i cili nxorri si përfundim se më shumë se 2000 veta kishin vdekur si pasojë e gabimeve të mjekëve të rinj të sapo diplomuar.

Sot, në disa vende të zhvilluar me sistem arsimor shumë të konsoliduar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka studime që tregojnë se gabimi mjekësor mund të jetë shkaku i tretë madhor i vdekshmërisë, dhe se shumë prej këtyre gabimeve nuk kapen, të paktën në regjistrat mjekësor.

Besoj këto numra mund të jenë e më alarmant në një shoqëri si e jona, në të cilen cilësia e arsimimit dhe profesionalizmit mjekësor është shumë e ulët. Efeketet e keqedukimit preken edhe ne konferencat e shumta mjekësore që organizohen në Shqipëri, të cilat janë kthyer në qëndra biznesi dhe aspak përcjellës i njohurive të reja.

Një pasojë tjetër e një sistemi arsimor jo cilësor dhe me impakt të gjerë në shoqëri ështëndarja konceptuale midis “injorantit” dhe të informuarit, midis atyre që kanë informacionin dhe mund të përfitojnë prej tij, dhe atyre që nuk kanë informacionin dhe skanë kapacitet për ta procesuar. Kjo prezanton një rrezik të madh për shoqërine dhe kombin, sidomos kur kategoria e “injorantëve” janë në pozicione drejtuese.

Në një shoqëri ku kemi investuar për rritjen e arsimimit jo cilësor dhe injorancës, dhe drejtohemi nga njerëz që e legjitimojnë injorancën, ne si shoqëri po përjetojmë një rrezik të frikshëm e marrjes së njerëzve të edukuar jo seriozisht.

Edhe pse “elita shqiptare” investon shumë në këtë drejtim, ky realitet fatmirësisht është kundërshtuar vazhdimisht nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, dhe shëmbull më i mirë janë sakrificat dhe investimi qëprindërit shqiptarë bëjnëpër edukimin e fëmijëve të tyre, si askund tjetër në botë, por qëfatkeqësisht nuk “shpërblehten” nga shërbimet që ofrohen në universtetet tona.

Një sistem arsimor jo cilësor ka impakt shumë negativ për një shoqëri. Si shtet, është shumë e rëndësishme të investojme dhe reformojme sistemin tonë universitar, duke i dhënë fund eksperimenteve të dështuara. Vetëm përmes një edukimi cilësor njerëzit dhe shoqëritë janë në gjëndje të përmirësojnë vetveten; sa më shumë dimë, aq më shumë mjete kemi për të ecur përpara, dhe sa më cilësor edukimi, gjithsecili prej nesh do ketë më shumë mundësi për të gjetur një punë më të mirë, e për pasojë të vazhdojë në rrugen drejt suksesit.

Edukimi cilësor ndikon pozitivisht në prosperitetin e shoqërisë dhe harmonisë sociale, dhe mënjanon shumë probleme shoqërore, përfshirë kriza eknomomike, kriminalitetin dhe emigrimin./Shqiptarja.com/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7954,Camëri,108,Editorial,1707,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2369,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria, shembull ku sistemi universitar prodhon injorancë
Shqipëria, shembull ku sistemi universitar prodhon injorancë
Shqipëria, shembull ku sistemi universitar prodhon injorancë
https://3.bp.blogspot.com/-EpOIN-jOaN0/WlszpPqdyYI/AAAAAAAAO9c/wk-5oSns6fkBKcrKP8yGFJN3XUZD7w8BACLcBGAs/s640/320089_m.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-EpOIN-jOaN0/WlszpPqdyYI/AAAAAAAAO9c/wk-5oSns6fkBKcrKP8yGFJN3XUZD7w8BACLcBGAs/s72-c/320089_m.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/shqiperia-shembull-ku-sistemi.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/shqiperia-shembull-ku-sistemi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy