"Skënderbeu",historia e pazakontë e operas së Vivaldit,premierë e 1718

Diku, në fillim të viteve 1700, kompozitori i njohur Antonio Vivaldi shkroi një opera për Skënderbeun. Ishte një vepër me një histori të koklavitur. Ajo nuk qëndroi gjatë në skenë, e prej atëherë e deri në ditët tona ka mbërritur e cunguar. Një pjesë e saj ka humbur dhe, tashmë kanë mbetur vetëm katër arie dhe dy recitative (rreth 60 faqe të ruajtura).

Kjo pjesë e veprës u bë e njohur për publikun shqiptar në dhjetor 2003, kur u vu në skenë në një koncert krishtlindjesh nga Kori Femëror dhe Orkestra e Harqeve e Akademisë së Arteve në Tiranë, drejtuar nga mjeshtri Milto Vako, krahas operas “Skëndërbeu” të Prenk Jakovës.

Prej atëherë kjo vepër nuk u përmend më dhe as është risjellë më në skenë. Ky vit që përkon me 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut mund të jetë një rast i mirë për ta risjellë në skenë veprën por edhe historinë e saj të veccantë.

Si lindi opera “Scanderbeg”

Vepra e Vivaldit u shfaq për herë të parë më 22 qershor të vitit 1718, me rastin e hapjes së Teatrit të Firences “Teatro di via della Pergola”. Ky institucion i rëndësishëm, i cili vepronte që prej vitit 1657 me emrin “Teatro dell Academia degli Immobili”, ishte i njohur si institucion i hapur për inovacione, më së tepërmi për ato që vinin nga Venediku, që ishte vatra e krijimtarisë operistike italiane nga fillimi i shekullit XVII. Në një studim të hollësishëm (vitet ´80) rreth kësaj vepre, muzikologu i njohur kroat Ennio Stipçeviç, ka dhënë gjithë atmosferën në kohën e krijimit të kësaj vepre, bashkëpunimin për ngritjen e saj në këmbë, pse u nuk u vu më në skenë, pas një sezoni të vetëm që u shfaq, etj., (shumë të dhëna të këtij studimi i kemi përfshirë në këtë shkrim).

Shfaqja e operës së Vivaldit u realizua pas pauzës në periudhën prej 1712 deri më 1718, kur u emërtua Teatri i Firences. Nisur nga kronikat e kohës mësohen shumë të dhëna, që janë të rëndësishme për ndriçimin e problematikës rreth operas “Scanderbeg”. Nga ditari në dorëshkrim i F.Settimanit (dorëshkrimi ruhet në arkivin shtetëror të Firences, mësohet se libretist i operës së Vivaldit ishte Antonio Salvi, emri i të cilit nuk gjendet në libretin e shtypur. Por Salvin e përmendin edhe autorë të tjerë si Pandolfini, Alacci, etj. Po nga këto kronika mësohet se kjo operë është vënë në teatër rreth 18 herë rresht dhe në krye të çdo tri ditëve. Por kjo vepër mbeti në repertorin e këtij teatri vetëm një vit. Më pas ajo nuk u vu më në skenë.

Ruhen vetëm disa fragmente nga opera
Partiturat e operës nuk janë ruajtur plotësisht dhe sot ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Torino. Autografi i Vivaldit gjendet në vëllmin e dytë të koleksionit të përmëndur, i cili përbëhet prej gjashtë kapitujve plotësisht të ruajtur të muzikës.

Janë katër arie dhe dy recitative. Përveç aries së parë të gjithë fragmentet janë nga akti i dytë i operas. Ndërsa nga akti i tretë nuk është ruajtur asgjë. Në literaturën italiane të shumë viteve me radhë përmendet edhe e dhëna se partitura origjinale e operës “Scanderbeg” gjendet diku në Jugosllavi, madje e plotë, por kjo tezë nuk u vërtetua nga kërkuesit e vendosur rreth fatit të kësaj opere.

Një nga veprat më të bukura të Vivaldit
“Scanderbeg” ishte një nga veprat më të bukura të Vivaldit. Studiuesit e konsiderojnë dëm të madh që opera “Scanderbeg” është ruajtur vetëm në fragmente, sepse për nga bukuria e muzikës, që është shkruar në këto 60 faqe të ruajtura, është e sigurt se kjo operë hynte në radhën e realizimeve më të mira operistike të kompozitorit. Nuk dihet pothuaj asgjë për rrethanat në të cilat është shfaqur opera “Scanderbeg”, madje, nuk dihet as cilat instrumente janë përdorur në shfaqje.

Por nga fragmentet e ruajtura dihet vetëm kaq, se janë përdorur: dy trompa, 2 oboa, violina e parë dhe violina e dytë, viola, violonat dhe basso continuo. Ndoshta kanë marrë pjesë në ekzekutim edhe disa instrumente të tjerë. P.sh. flautët ose brirët. Fragmentet e ruajtura muzikore janë cilësuar si shumë investive sa u takon melodive, kurse freskia e tyre, ndoshta do të jehojë edhe te publiku i sotëm.

Pse “Scanderbeg” u hoq nga repertori?
Mos ndoshta publiku, ose punëdhënësit që e ngritën në këmbë këtë opera, ishin të pakënaqur nga diçka. Prandaj operan, pas një suksesi që zgjati një periudhë të shkurtër, e hoqën nga repertori? Ky është vetëm një supozim, sepse shumë fakte të tjera flasin ndryshe. Ennio Stipçeviç shënon se opera “Scanderbeg” ishte opera e parë me të cilën Vivaldi iu prezantua publikut të huaj. Deri më atëherë ai ishte paraqitur vetëm para publikut të tij në Venedik. Është e sigurt se punëdhënësit ndoshta kanë qenë të kënaqur me muzikën e Vivaldit si dhe me bashkëpunimin e tij me libretistin, sepse ata edhe tri herë të tjera, pas operas “Scanderbeg”, bashkëpunuan në të njëjtin teatër.

E veç kësaj, punëdhënësit kishin një pasqyrë të mëparshme të veprimtarisë së Vivaldit si kompozitor, pasi këtë opera e kishin porositur pikërisht tek ai. Në të vërtetë opera “Scanderbeg” u dha pikërisht me rastin e rihapjes së teatrit. Sidoqoftë, libreti i kësaj opere nuk u mor nga asnjë kompozitor tjetër, gjithashtu as Vivaldi nuk iu kthye më këtij libreti, sepse nuk e ekzekutoi kurrë më. Por shkaku më i rëndësishëm, i suksesit të operas “Scanderbeg” vetëm në një sezon duhet kërkuar te situata politike e asaj kohe. Venediku luftoi shekuj të tërë kundër turqve dhe gjithmonë kishte besim te mbrojtësit e kristianizmit të Ballkanit. Si kundërshpërblim, Vendiku, ndonjëherë u dërgonte edhe ndihmë në njerëz ose të holla. Ndonjëherë edhe thonin ndonjë fjalë lavdërimi, por në rastet më të shpeshta vetëm këndonin.

Pas betejave të shumta me fitore, në Venedik, por dhe shtetet e tjera të vogla italiane, u bë interesante figura e Skënderbeut. Por tregimi për princin shqiptar, ashtu sikurse bëhej aktual në shumë momente të krizës dhe frikës së Evropës para ekspasionit otoman, po aq shpejt bëhej jo interesant kur kalonte rreziku.

Ky duhet të ketë qenë shkaku kryesor pse opera “Scanderbeg” u shfaq vetëm në një sezon. Kujtimi i trimit shqiptar në disa momente mund të ishte edhe i padëshirueshëm, sepse aludonte në rrezikun turk. Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja pse Vivaldi nuk iu rikthye më kësaj vepre, sikurse nuk iu kthye asnjë kompozitor tjetër./shqiptarja/ZgjohuShqiptar.info

/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7958,Camëri,108,Editorial,1708,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2371,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1777,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: "Skënderbeu",historia e pazakontë e operas së Vivaldit,premierë e 1718
"Skënderbeu",historia e pazakontë e operas së Vivaldit,premierë e 1718
"Skënderbeu",historia e pazakontë e operas së Vivaldit,premierë e 1718
https://4.bp.blogspot.com/-hYVM8m08axM/WmyinubzkCI/AAAAAAAAQfc/Q73ehOru1ckOBhVwjqrjyWkRGpf4Q0tEwCLcBGAs/s640/321859_m.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-hYVM8m08axM/WmyinubzkCI/AAAAAAAAQfc/Q73ehOru1ckOBhVwjqrjyWkRGpf4Q0tEwCLcBGAs/s72-c/321859_m.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/skenderbeuhistoria-e-pazakonte-e-operas_27.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/skenderbeuhistoria-e-pazakonte-e-operas_27.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy