Sondazhi, miq apo armiq? Zbuloni çfarë jemi ne shqiptarët për amerikanët

Shqiptarët konsiderohen si “miq” nga shtetasit amerikanë. Sipas një sondazhi të bërë publik së fundmi, Shqipëria listohet në grupin e shteteve që amerikanët i konsiderojnë “miqësorë” dhe miq.

Sipas të dhënave të ofruara nga sondazhi për Shqipërinë, 5% e amerikanëve mendojnë për shqiptarët si armiq, 11% si jomiqësor, 32% kanë mendimin se shqiptarët janë miqësorë, rreth 3% i konsiderojnë aleatë shqiptarët, ndërsa përqindja e tyre që nuk janë të sigurt, përbën shumicën. 48% e amerikanëve, pra rreth gjysma e tyre nuk janë të sigurt se në çfarë statusi t’i kategorizojnë shqiptarët: miq apo armiq.

Sa u përket gjykimeve për rajonin, për Serbinë, dilema “miq apo jo miqësorë” ka qenë më e madhe, duke qenë se përqindjet e tyre janë të përafërta; shqiptarët e Kosovës konsiderohen miq, megjithatë edhe për ta, përqindja e personave jo të sigurt është e lartë.

Bosnjë-Hercegovina sërish konsiderohen miqësorë, Kroacia po ashtu. Në rastin e Maqedonisë dhe Malit të Zi, përqindja e amerikanëve të pasigurt për statusin që i japin popullsive të këtyre dy shteteve, kalon gjysmën e të anketuarve, 60%.

Sipas të dhënave të tjera, shtetet e konsideruara ‘armike” janë Koreja e Veriut, Irani dhe Siria. Ndërsa shtetet me 0 % si armiq janë Madagaskari, Australia dhe Paraguaji.

Faqja YouGov i ka kërkuar 7.150 të rriturve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pyetjen:

“A i konsideroni vendet e listuara më poshtë si miq apo armiq të Shteteve të Bashkuara?”

Secilit të anketuar iu mor në konsideratë përgjigjja sipas një përzgjedhje të rastësishme të 15 nga 144 shtete. Opsionet e përgjigjes ishin “Aleatë”, “Miq”, “Jo Miq”, “Armiq” ose “Nuk jam i sigurt” për çdo vend të listuar. Përzgjedhja e 144 vendeve ishte joshkencore, por mostra përbën shumicën e vendeve jo-ishullore në secilin kontinent (me përjashtim të Antarktidës) dhe shumicën dërrmuese të popullsisë së botës.

Disa shtete të përfshira kanë statuse të diskutueshme, të tilla si Shteti i Palestinës apo edhe Kosova, citohet në raportin që shoqëron sondazhin, por duke pasur parasysh historitë e tyre të veçanta kundrejt SHBA-së, ato janë trajtuar si të dallueshme./monitor/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7003,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2072,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,412,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Sondazhi, miq apo armiq? Zbuloni çfarë jemi ne shqiptarët për amerikanët
Sondazhi, miq apo armiq? Zbuloni çfarë jemi ne shqiptarët për amerikanët
Sondazhi, miq apo armiq? Zbuloni çfarë i konsiderojnë amerikanët shqiptarët
https://2.bp.blogspot.com/-n4tvgmxXa0U/WmC4v5k4KYI/AAAAAAAAPWU/FZlq8f-lgDcV6QkhcZMIQFbTu2PV54XqQCLcBGAs/s640/maxresdefault-1-2-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-n4tvgmxXa0U/WmC4v5k4KYI/AAAAAAAAPWU/FZlq8f-lgDcV6QkhcZMIQFbTu2PV54XqQCLcBGAs/s72-c/maxresdefault-1-2-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/sondazhi-miq-apo-armiq-zbuloni-cfare.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/sondazhi-miq-apo-armiq-zbuloni-cfare.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy