Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e vjehrrit të Bashës

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dënoi Qeverinë shqiptare të paguajë mbi 13 milionë euro për të kompensuar pronarët e ish-kompleksit “Jon”, që u prish nga Inspektorati Kombëtar i Territorit në dhjetor të 2013-ës.

Pallati, i ndërtuar nga vjehrri i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë ishte ndër godinat e para që u prish nga Qeveria e Edi Ramës, sipas saj për t’i hapur rrugë ndërtimit të “Lungomares”.

Por Gjykata e Strasburgut thotë se Qeveria ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke e dënuar atë të paguajë 13.1 milionë euro, përfituesi kryesor i të cilëve është Xhafer Isufi, vjehrri i zotit Basha.

Vendimi, i cili është një goditje për buxhetin e shtetit, e detyron Qeverinë që ta paguajë dëmshpërblimin brenda tre muajsh, në të kundërtën për çdo ditë vonesë do të llogariten interesa.

Në tetor të vitit 2013, vetëm një muaj pasi Edi Rama kishte ardhur në pushtet, inspektorati i territorit izoloi pallatin e ngritur anës detit, duke mos lejuar pronarët të hynin në apartamentet e tyre. Leja për këtë pallat ishte dhënë nga ish-kryebashkiaku socialist Shpëtim Gjika dhe ishte një nga arsyet që ndikoi në përkeqësimin e marrëdhënieve mes Shpëtim Gjikës dhe kryeministrit Rama.

Në 27 nëntor 2013 qeveria nxori me urgjencë një vendim për të dëmshpërblyer banorët me një fond total prej 3.4 milionë euro dhe vetëm një javë më vonë, pallati u shemb përmes shpërthimit.

Në muaj më vonë, banorët e apeluan vendimin në gjykatën e Vlorës duke kërkuar një dëmshpërblim më të lartë. Në mars të vitit 2014, Gjykata e Vlorës konsideroi vendimin e qeverisë si të paligjshëm dhe e rriti dëmshpërblimin nga 3.4 milionë euro në 11.6 milionë.

Ky vendim u apelua menjëherë nga qeveria në gjykatën e lartë. Gjykata e Lartë pas kërkesës së qeverisë e ngriu vendimin e Gjykatës së Vlorës dhe pezulloi dëmshpërblimin.

Pas këtij vendimi, banorët në prill të vitit 2016 iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut, e cila të enjten vendosi se qeveria ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë duhet të paguajë rreth 14 milionë euro bashkë me shpenzimet procedurale.

Këto para do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7954,Camëri,108,Editorial,1707,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2369,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e vjehrrit të Bashës
Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e vjehrrit të Bashës
Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e vjehrrit të Bashës
https://1.bp.blogspot.com/-zxMmmzPa4Yk/WliS3qXJu7I/AAAAAAAAOz8/mBbspKPG-nYs479Uf3ufkU0kOCjqviTVwCLcBGAs/s640/pallati-i-lulit-ok1-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-zxMmmzPa4Yk/WliS3qXJu7I/AAAAAAAAOz8/mBbspKPG-nYs479Uf3ufkU0kOCjqviTVwCLcBGAs/s72-c/pallati-i-lulit-ok1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/strasburgu-denon-shqiperine-te-paguaje.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/strasburgu-denon-shqiperine-te-paguaje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy