Tekstet shkollore të historisë, Hahn: Greqia e Shqipëria t’i trajtojnë sa më shpejt!

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn i është përgjigjur interpelancës së kërkuar nga dy eurodeputetët e partisë qeveritarë “Syriza” për hartat etnike dhe irredentiste, që siç theksojnë ata përmbajnë librat shkollore të Shqipërisë.

Pas pyetjes së eurodeputetëve të “Syriza”-s ndaj tij dhe zv.presidentes së KE-së e njëkohësisht shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, se “deri në çfarë mase këto harta që propagandojnë idenë e një Shqipërie të Madhe dhe që përmbajnë territore të vendeve fqinje, përfshirë Greqinë, rrezikojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, Hahn në deklaratën e tij thekson:

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë elemente themelore të procesit të Stabilizim-Asociimit dhe të zgjerimit të BE-së, ndaj dy shtetet duhet të përballojnë sa më shpejt çështjet për të cilat ndajnë mendime të ndryshme”.

Siç nënvizon gazeta proqeveritare greke “AYGI”, që publikon përgjigjen, pa marrë anën e askujt Hahn thotë se ekziston një komision i veçantë greko-shqiptar që merret me rishikimin e teksteve shkollore.

Sipas Komisionerit të Zgjerimit, raportet e vitit 2016 tregojnë se, përgjithësisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë mbeten pozitive, me vizita të shpeshta të nivelit të lartë, përfshirë edhe takimin e fundit të ministrave të Jashtëm në Kretë.

Komisioni Europian – sipas Hahn – gjithashtu vë në dukje se të dyja vendet kanë diskutuar krijimin e një mekanizmi të përbashkët për përballimin e çështjeve dypalëshe të pazgjidhura./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tekstet shkollore të historisë, Hahn: Greqia e Shqipëria t’i trajtojnë sa më shpejt!
Tekstet shkollore të historisë, Hahn: Greqia e Shqipëria t’i trajtojnë sa më shpejt!
Hahn, “Syriza”-s: Tekstet shkollore, çështje dypalëshe Shqipëri-Greqi
https://1.bp.blogspot.com/-_doNqhTlXJs/WlodTvOmZlI/AAAAAAAAO48/2Uvkb139OGIAa_qQiOj_8WQYSnO9iP00QCLcBGAs/s640/P027854002602-896506-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-_doNqhTlXJs/WlodTvOmZlI/AAAAAAAAO48/2Uvkb139OGIAa_qQiOj_8WQYSnO9iP00QCLcBGAs/s72-c/P027854002602-896506-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/tekstet-shkollore-te-historise-hahn.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/tekstet-shkollore-te-historise-hahn.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy