Tsipras: Jemi gati për një marrëveshje strategjike, do votojmë pro Shqipërisë në BE

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka shpallur në një fjalim para kombit, se pas takimit me homologun e tij shqiptar Edi Rama, ai ishte gati për firmosjen e një marrëveshje strategjike me Shqipërinë dhe ka thënë “Ok”-in për hapjen e negociatave me BE-në.

Në një deklaratë nga pallati “Maximos”, Tsipras tha se ka arritur që të zgjidhë problemet me dy fqinjët e tij verior, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria.

“Unë premtoj se në vitet e ardhshme, do të ndjek me një përgjegjësi patriotike një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët. Duke pasur parasysh se kjo është përgjegjësi e qeverisë greke dhe e imja, mund të them se kemi arritur një rol të rëndësishëm si lider në Ballkan”.

Tsipras deklaroi se për bisedimet me Shqipërinë fqinje, ai ka takuar Presidentin e Republikës dhe krerët e partive politike, se ai ka hapur rrugën e një normalizimi të plotë dhe përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.

“Jemi gati për një marrëveshje strategjike me Shqipërinë. Një marrëveshje që do të zgjidhë dallimet kritike dhe do të çojë në votën tonë për hapjen e negociatave të pranimit të vendit tonë fqinj në BE”, deklaroi kryeministri grek, duke shtuar se ka një konsensus të të gjitha partive politike greke, për të normalizuar marrëdhëniet me Tiranën.

“Ky është një shembull i rëndësishëm se si bëhet politika e jashtme në vendet fqinje, ku për çështje strategjike nuk ka ndarje dhe sulme mes mazhorancës dhe opozitës”, tha shefi i qeverisë së Athinës.

Ndërkaq, në lidhje me Maqedoninë, Tsipras ka thënë gjithashtu se çështjet po ecin përpara dhe ka lavdëruar politikën e ndjekur nga Zoran Zaev.

“Udhëheqja e re politike e Shkupit ka hedhur poshtë dhe është tërhequr në një farë mase nga retorika irredentiste e qeverive të mëparshme. Ky fakt vepron si një katalizator për intensifikimin e negociatave”, tha kryeministri grek.

“Tipik në këtë drejtim ishte mocioni i z. Zaev që të ndërrojë emrin e Aeroportit Ndërkombëtar të qytetit të Shkupit, dhe Autostradën e Selanikut nga ‘Aleksandër’ në rrugën ‘Miqësia’”, tha Tsipras.

Duke marrë përsipër rolin e njeriut që po zgjidh konfliktet që kanë hapur paraardhësit e vetë, kryeministri majtist i Greqisë që u zgjodh në vitin 2012, deklaroi:

“Ne të gjithë duhet të kuptojnë se dështimi për të zgjidhur këto konflikte ka qenë në dëm të Greqisë dhe stabilitetit në rajon. Nuk është rastësi që në 25 vitet e fundit, shumica e vendeve në OKB, e kanë njohur vendin fqinj me emrin e saj kushtetues. Është hipokrite që disa forca politike dhe disa persona, shfrytëzojnë agoninë e popullit grek, por pa dhënë rrugën e zgjidhjes”. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tsipras: Jemi gati për një marrëveshje strategjike, do votojmë pro Shqipërisë në BE
Tsipras: Jemi gati për një marrëveshje strategjike, do votojmë pro Shqipërisë në BE
Tsipras: Jemi gati për një marrëveshje strategjike, do votojmë pro Shqipërisë në BE
https://4.bp.blogspot.com/-qNC4kD5lhJQ/Wm2YrvEI_BI/AAAAAAAAQic/QcTJuESZrWktR2lyeoXuaAjISzRWxCscQCLcBGAs/s640/rama-tsipras-2.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-qNC4kD5lhJQ/Wm2YrvEI_BI/AAAAAAAAQic/QcTJuESZrWktR2lyeoXuaAjISzRWxCscQCLcBGAs/s72-c/rama-tsipras-2.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/tsipras-jemi-gati-per-nje-marreveshje.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/tsipras-jemi-gati-per-nje-marreveshje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy