Valbona, një bukuroshe si në dimër ashtu dhe në verë (Videoreportazh,Foto)

Megjithëse në një situatë të rënduar përmbytjesh, jeta vazhdon në shumë aspekte të saja. Nga Valbona, njoftohemi se vizitorët e fundjavës kanë mbërritur atje. Turizmi i borës apo i Bardhë ka startuar.

Lugina e Valbonës e ka prishur bardhësinë e saj nga skiatorët dhe gjurmët e vizitorëve të fundjavës. Valbona të emocionon në çdo stinë, edhe tani në fillimdimri,ajo ka marr një tjetër nur.

Ka hequr petkun e gjelbër dhe është veshur me të bardha. Ajo është një kompleksitet dukurish interesante, ashtu siç janë vet Alpet Shqiptare.

Në çdo stinë, Valbona, është një sinonim i së bukurës. Edhe rrugët drejt saj, janë një vrapim piktoresk mes malesh. Janë disa rrugë që të çojnë në Valbonë, port ë gjitha lidhen me malet.

Ajo përmes luginës së Komanit që përfundon në Fierzë e mandej në Valbonë, kalon mes ujit dhe maleve. Një tjetër lidhet me Rrugën e Kombit, nga Tropoja e Vjetër e në Valbonë, nga Prizreni, por dhe nga Qafë-Mali kur nuk ka borë.

Të gjitha të çojnë drejt së bukurës Valbonë.

E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri që të zgjojnë shijen e dimrit me dëborë kudo në luginën e Valbonës, turistët i janë ofruar bukurive të bardhësisë së dëborës.

Tashmë, turizmi aty është kthyer në biznesin më fitimprurës për banorët e kësaj zone, ku vazhdon të ruhet me fanatizëm mënyra e jetesës, ku tradicionalja vazhdon të mos preket, duke rritur interesin e të huajve dhe vëndasve.

Në Valbonë ka hotele moderne dhe shtëpi bujtina që presin vizitorët, mbi 20 hane që u shërbejnë turistëve në çdo stinë të vitit.

Ndoc Mulaj, natyralisti dhe miku i mjedisit, raporton se bora tashmë ka shtruar në luginë dhe ka boll vizitor që kanë mbërritur aty.

Gjatë ditës organizohen piknik bjeshkëve, duke soditur majat e mbuluara me borë dhe duke shijuar ushqimet karakteristike të zonës të përgatitura për periudhën e dimrit, si pastërma, gështenja të ziera ose të pjekura (porogaça), e deri te turshitë karakteristike, domate, tranguj, speca, lakra e salcë kosi, duke mos harruar pijen tradicionale, rakinë e rrushit dhe të kumbullës. Valbona është e bukur dhe mikpritëse në çdo stinë dhe vizitohet në çdo kohë./SYRI.net/ZgjohuShqiptar.info/


KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Valbona, një bukuroshe si në dimër ashtu dhe në verë (Videoreportazh,Foto)
Valbona, një bukuroshe si në dimër ashtu dhe në verë (Videoreportazh,Foto)
https://4.bp.blogspot.com/-GeHUWrPluHc/Wkq-9GY1LbI/AAAAAAAANs4/uIYKqjDmKoYovkNNA9Jedn9tbyeMcgPpwCLcBGAs/s640/image-1.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-GeHUWrPluHc/Wkq-9GY1LbI/AAAAAAAANs4/uIYKqjDmKoYovkNNA9Jedn9tbyeMcgPpwCLcBGAs/s72-c/image-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/valbona-nje-bukuroshe-si-ne-dimer-ashtu.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/valbona-nje-bukuroshe-si-ne-dimer-ashtu.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy