Vendosën flamurin shqiptar, grekët mbyllin të revoltuar shkollën shqipe në Kretë

Një gëzim i madh ka ardhur për emigrantët shqiptarë ne Paljo Hora dhe në qytetin Hanja, në Kretë, ku u hapën shkollat e para shqipe.

Mbas shume përpjekjeve të vazhdueshme të Komunitetit të Emigranteve shqiptarë dhe kryetarin e këtij komuniteti, Afrim Avdiaj, u bë e mundur marrja e lejes dhe miratimi për hapjen e dy kurseve të mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët e emigranteve shqiptare që punojnë e jetojnë atje.

Por sipas burime në ishullin grek, ngjarja ka marrë një rrjedhë të papritur, pasi ditën e hënë në mëngjes , një pjese jo e vogël nxënësish grekë të shoqëruar nga prindërit e tyre i vunë celësin derës së shkollës dhe nuk lejuan nxënësit shqiptarëdhe personelin pedagogjik të zhvillonin mësimin .

Sipas gazetarit Luan Pocani, shkak për këtë u bë pikërisht vendosja e flamurit shqiptar ngjitur më flamurin grek në oborrin egjimnazit gjatë ceremonisë së inaugurimit.

Pavllos Murtzaqis,kryetari i shoqatës së prindërve dhe nxënësve të gjimnazit shprehet më tonë të ashpra që mësimi i gjuhës shqipe të mos zhvillohet këtu.

“Ne nuk do ti dërgojmë fëmijët në shkollë deri sa të anullohet ky vendim”.

Por Drejtori i Arsimit të rrethit Stëlios Zërvaqis, ka tjetër mendim:

Cdo gjë është bërë sipas rregullave dhe këtu ska asnjë shkelje.

Ne kemi dhënë leje dhe për komunitetin rus e të tjerë që të mësojë gjuhën amtarë dhe për këta dhamë një klasë në shkollë publikë ,por spati kundërshtime të tilla si për shqiptarët . Problemi është i yni dhe jo i shqiptarëve dhe kjo nuk na nderon.”

Pra me sa duket problemi qëndron të një pjesë të shoqërisë greke, që nuk janë mësuar ëndë të respektojnë të drejtat e ligjshme të emigrantëve shqiptarë, dhe fatkeqësisht këtë ë kultivojnë dhe të fëmijët e tyre.

Postimi:

Reagime te ashpra per flamurin dhe gjuhen shqipe ne Krete .

Nga Luan Pacani .

Keto dite ne Hanja te Kretes u zhvilluan dy aktivitete te nje rendesie te vecante, nje ne qytezen Paljo Hora dhe tjetri ne qytetin e Hanjase ,pikerisht ne gjimnazin Elefterios Venizelios .

Mbas shume perpjekjeve te vazhdueshme e kembengulese te Komunitetit te Emigranteve shqiptare ne Hanja ,Kryesise se ketij komuniteti me Kryetar Afrim Avdiaj u be e mundur marrja e lejes dhe miratimi per hapjen e dy kurseve te mesimit te gjuhes shqipe nga femijet e emigranteve shqiptare qe punojne e jetojne ketu . Si nga prefektura ,por dhe nga drejtoria arsimore e rrethit pati qe ne fillim nje reagim pozitiv per kete ceshtje dhe ndihmuan qe mesimet e gjuhes shqipe te zhvilloheshin ne Gjimnazin ‘Elefterios Venizelios,ditet e shtuna dhe te djela kur shkollat jane te mbyllura per programin grek .

Ceremonia dhe inagurimi I ketyre kurseve u zhvillua ne nje klime te kenaqeshme ku merrnin pjese dhe zvendes Ambasadori Florian Nova, Kryetari I Federates se Emigranteve Shqiptare ne Greqi Ermal Sulaj ,Kryetarja e keshillit pedagogjik te mesuesve shqiptare ne Greqi, Anila Velaj Kila ,perfaqesues nga komuniteti shqiptar ne Rethimno, Iraklio,Kasteli etj por dhe perfaqesues te Prefektures Hanja dhe Drejtorise Arsimore ,si dhe vete drejtori I gjimnazit Kosti Hatupis.

Kur dukej se gjithcka shkoi ne rregull dhe enderra e komunitetit shqiptar ne Hanja po behej realitet me keto ngjarje kaq te rendesishme per ta dhe femijet e tyre ,diten e hene ne mengjez ,nje pjese jo e vogel nxenesish greke te shoqeruar dhe nga prinderit e tyre I vune celesin deres se shkolles dhe nuk lejuan nxenesit e tjere dhe personelin pedagogjik per te zhvilluar mesimin .

Shkak per kete u be pikerisht hapja e kursit te pershpejtuar te gjuhes shqipe qe do te zhvillohej ne shkollen e tyre si dhe vendosja e flamurit shqiptar ngjitur me flamurin grek ne oborrin e gjimnazit gjate ceremonise se inagurimit. Keto reagime te ashpra vazhdojne ende me kerkesen e vetme qe kursi I gjuhes shqipe te mos zhvillohet ne shkollen e tyre . Pavllos Murtzaqis ,kryetari I shoqates se prinderve dhe nxenesve te gjimnazit mbron me fanatizem dhe shprehet me tone te ashpra qe mesimi I gjuhes shqipe te mos zhvillohet ketu.

“Ne nuk do ti dergojme femijet ne shkolle deri sa te anullohet ky vendim “ tha ai Tjeter mendim ka Drejtori I Arsimit te rrethit Stelios Zervaqis I cili ka qene ne krah te komunitetit shqiptar ne Hanja per kete problem “Cdo gje eshte bere konform rregullave dhe ketu ska asnje shkelje . Ne kemi dhene leje dhe per komunitetin Rus e te tjere qe te mesoje gjuhen amtare dhe per keta dhame nje klase ne shkolle publike ,por nuk pati kundershtime te tilla si per shqiptaret . Problemi eshte I yni dhe jo I shqiptareve dhe kjo nuk na nderon – tha ai

Drejtori I gjimnazit Kosta Hatupis thekesoi se nuk shikoj asgje te keqe qe ne nje ceremoni perurimi te vendoset flamuri grek dhe ai shqiptar se bashku.,Ky eshte nder , respekt por dhe detyrim sepse ne ceremoni mernin pjese dhe perfaqesues te trupit diplomatik shqiptar te akredituar ne Greqi”

Pra sic shihet qarte problemi qendron te nje pjese e shoqerise greke qe nuk jane mesuar ende te respektojne te tjeret dhe te drejtat e tyre te ligjshme dhe fatkeqesisht kete e kultivojne dhe te femijet e tyre te pafajshem.

Emigrantet shqiptar ne Greqi nuk jane ketu as per teritore ,as per flamuj. as per minoritete. Erdhem si emigrante ekonomike e jemi ketu per nje jete e te ardhme me te mire tonen e te femijeve tane, por kjo sdo te thote se jemi thjesht kalimtare,perkundrazi kemi qene e jemi burim i pashtershem vlerash. Ne nuk kemi dashur e nuk duam perplasje te kota me vendasit, perkundrazi jemi per krah tyre dhe jo perballe tyre .,

Duam te jemi dhe jemi ura lidhese dhe bashkepunimi midis dy vendeve tona qe shume gjera na bashkojne e asgje nuk na ndan .Kush eshte I verber nuk I lexon dhe kush eshte I shurdher nuk I degjon keto mesazhe por ben te kunderten duke ju fryre urave te racizmit dhe urrejtjes.Femijet tane u linden,u rriten dhe po shkollohen ketu dhe ne jemi krenar per ta qe shumica jane nxenes te shkelqyer ne shkollat greke . Por problem qendron s e femijet tane dale-ngadale po asimilohen dhe nuk dine te shkruajne e te lexojne gjuhen e nenes e duke mos ditur gjuhen e nenes ,historine dhe kulturen e kombit, detyrimisht femijet tane do te jene te huaj dhe ne atdheun e tyre .

Mesimi I shqipes per femijet tane nuk eshte ngarkese ndaj shumica e tyre e mesojne ne shtepi por duan dhe kurse te mesimit te shqipes, prandaj ky problem duhet te zgjidhet nje here e pergjithmone qe te evitohen dhe perplasjet e mundeshme si ndodhi keto dite ne Hanja te Kretes

Po perse ndodh kjo ? Sepse egzistojne grupe njerezish per te mos thene nje pjese e madhe e shoqerise vendase qe acarohen nga gjuha shqipe ,acarohen nga flamuri si demi ne ring nga copa e kuqe e gladiatorit .

Keta njerez e grupe njerezish nuk jane mesuar ti shikojne gjerat ne kendeveshtrime te ndryshme optike ,Ndryshimet demografike ,ndryshimet e kushteve politiko- shoqerore,kerkojne dhe nje ndryshim ne menyren e te menduarit e vepruarit te nje pjese te shoqerise qe fatkeqesisht I shikojne keto fenomene si negative . Me pak fjale ngjarjet ne zhvillim,shnderrimi Greqise ne nje shoqeri multikulurore kerkon ndryshim te mentalitetit si ne instituionet shteterore,ashtu dhe ne nivel shoqeror./LUAN PACANI/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7014,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2077,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1580,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,416,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vendosën flamurin shqiptar, grekët mbyllin të revoltuar shkollën shqipe në Kretë
Vendosën flamurin shqiptar, grekët mbyllin të revoltuar shkollën shqipe në Kretë
Vendosën flamurin shqiptar, grekët mbyllin të revoltuar shkollën shqipe në Kretë
https://2.bp.blogspot.com/-d48Yc8C1unc/Wmtd-7gABPI/AAAAAAAAQXw/auLdrR8T3Gclkal3TTAFsBdmKcM1_1_YwCLcBGAs/s640/19642543_10204268674914625_7414297448145759185_n-640x324.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-d48Yc8C1unc/Wmtd-7gABPI/AAAAAAAAQXw/auLdrR8T3Gclkal3TTAFsBdmKcM1_1_YwCLcBGAs/s72-c/19642543_10204268674914625_7414297448145759185_n-640x324.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vendosen-flamurin-shqiptar-greket.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vendosen-flamurin-shqiptar-greket.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy