Vettingu në drejtësi, deri më tani 364 ankesa për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar

Të gjithë sytë nga Vetingu. Qytetarët shqiptarë, të cilët kanë paguar para në këmbim të marrjes së drejtësisë apo që u është mohuar e drejta për shkak se të tjerët kanë paguar ryshfet, kanë një rol të rëndësishëm në procesin e pastrimit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Gjatë muajve të fundit të vitit 2017 dhe ditëve të para të vitit 2018, në zyrat e organeve të Vetingut janë depozituar 364 ankesa nga qytetarët, për korrupsionin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thotë se ankesat nuk janë shoqëruar me prova dhe fakte.

“Në kuadër të transparencës dhe bashkëpunimit me publikun, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke marrë shkas nga numri i lartë i ankesave të qytetarëve, dëshiron të informojë edhe një herë publikun se misioni i KPK-së nuk është të rishikojë vendimet e gjykatave, por të mbledhë të dhëna, prova dhe fakte konkrete lidhur me veprime korruptive apo shkelje ligjore të subjekteve të rivlerësimit. Në vitin 2017, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë depozituar 334 ankesa, ndërsa gjatë ditëve të para të vitit 2018 ka pasur 30 ankesa nga qytetarët.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se nuk janë depozituar nga qytetarët prova dhe fakte konkrete lidhur me subjektet që do të rivlerësohen në bazë të tri kritereve të parashikuara në ligjin nr. 84/2016, por bëhet fjalë për ankesa ndaj vendimeve të cilësuara prej tyre si të padrejta nga ana e sistemit të drejtësisë”, thotë Komisioni.

Në këtë kuadër, KPK fton qytetarët që ankesat t’i shoqërojnë me fotografi dhe të dhëna të tjera. “Qytetarët kanë paraqitur të njëjtat argumente me të cilat janë mbrojtur edhe në gjykatë, ose kanë dorëzuar thjesht vendimet e gjykatave. Për të denoncuar subjektet e rivlerësimit (gjyqtarët dhe prokurorët), Komisioni ka vënë në dispozicion formularin e posaçëm të denoncimit, që gjendet online në faqen zyrtare kpk.al. Ky formular mund të plotësohet me ndihmën e një punonjësi të KPK-së, në mjediset e këtij institucioni, në adresën: Rruga e Kavajës, ish-godina e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit inkurajon qytetarët që çdo informacion të vlefshëm që mund të kenë (fotografi, dokumente e të dhëna të tjera), ta ndajnë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe të kontribuojnë në këtë proces jetik për vendin”, pohon Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Fluksi

Disa ditë më parë, kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ka pohuar se në zyrat e Vetingut ka një fluks të madh denoncimesh kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Po ju them diçka. Populli i ka sytë tek ne.

Ka katër muaj që në të gjithë gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit po rrimë në një zyrë tek Pallati i Kongreseve. Gjatë gjithë verës zyra jonë ka qenë e hapur. Ka aq fluks denoncimesh sa ju nuk e imagjinoni dot. Jam detyruar që të nxjerr gardën, kam kërkuar që të vendos roje tek dera pasi nuk e përballoja dot fluksin.

Ne, me këtë proces, jemi futur në një rrugë, duke luftuar një sëmundje të rëndë të shtetit shqiptar, që është korrupsioni”, tha zonja Mulaj, duke konfirmuar pritshmërinë e madhe të shqiptarëve në këtë proces. Nxitja e denoncimeve konkrete të publikut kundër njerëzve të drejtësisë është stimuluar nga ndërkombëtarët, të cilët këmbëngulën për të parashikuar një bazë ligjore në ligjin e Vetingut.

Bashkëpunëtori

Ligji për Vetingun ka një nen për bashkëpunëtorin e drejtësisë. Neni 54 parashikon mbrojtje të veçantë dhe amnisti për çdo qytetar, i cili ka marrë pjesë në vepër penale me një gjyqtar apo prokuror, por që shpreh vullnetin për të bashkëpunuar me organet e Vetingut, duke dhënë informacion të mjaftueshëm për praktikën korruptive ndërmjet tij dhe subjektit të rivlerësimit.

Bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe parandalimin e korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit. Sipas ligjit, bashkëpunëtori i drejtësisë, në këtë rast nuk mund të ndiqet penalisht për veprat e korrupsionit që ka kryer me subjektin e rivlerësimit, sipas dëshmisë së dhënë.

Ndërkaq, gjyqtari apo prokurori që ka përfituar shumën, mbart detyrimin t’ia kthejë atë bashkëpunëtorit të drejtësisë, pavarësisht se ka shkelur ligjin. Subjekti i rivlerësimit nuk legjitimohet të ngrejë pretendimin se fitimi i ardhur për shkak të kësaj shume ka humbur gjatë kalimit të kohës./shqiptarja.com/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vettingu në drejtësi, deri më tani 364 ankesa për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar
Vettingu në drejtësi, deri më tani 364 ankesa për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar
https://1.bp.blogspot.com/-vZVcfoWi3fI/Wld6hLmLHBI/AAAAAAAAOv0/txF80RzJJ8M1OaEzJki_Vd10PjmgdUHcQCLcBGAs/s640/drejt.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-vZVcfoWi3fI/Wld6hLmLHBI/AAAAAAAAOv0/txF80RzJJ8M1OaEzJki_Vd10PjmgdUHcQCLcBGAs/s72-c/drejt.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vettingu-ne-drejtesi-deri-me-tani-364.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vettingu-ne-drejtesi-deri-me-tani-364.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy