Vodhi 300 ton flori nga Shqipëria? Enigma e arit të Enver Hoxhës (DOKUMENTE)

Jeta dhe pushteti i Enver Hoxhës është një "mister" i gjallë për popullin shqiptar.

Pavarësisht 45 viteve pushtet mbi shqiptarët, mbi historinë e jetës, veprave dhe krimeve dihet akoma pak.

Një ndër misteret më të mëdha rreth diktatorit Hoxha është edhe sasia e arit që vodhi nga Shqipëria.

Historianë dhe studiues të ndryshëm kanë akuzuar familjen Hoxha për vjedhjen e një shumë të mëdha ari nga vendi jonë, dhe transportimin drejt vendeve europiane.

Ka me dhjetra shkrime e hulumtime për grabitjen e floririt nga Enver Hoxha duke e ndarë këtë aksion të vjedhjes në tre faza kryesore, e cila përkon me periudhën pak para çlirimit, me periudhën pas çlirimit dhe me periudhën e viteve '68-'70.

Sipas studiuesve në Zvicër është transportuar një sasi shumë e madhe e arit shqiptar, plot 300 ton flori e transportuar me aviona në atë kohë, sasi e ndarë në emër të fëmijëve të diktatorit Enver Hoxha...

Me poshte sigurojmë dokumentet autentike të transfertës së afro 4 tonë floriri nga Shqipëria drejt Zvicrës, vetem përgjatë vitit 1990.

Janë 5 dërgesa të vulosura nga Albtransporti me numër protokolli dhe gjithçka tjetër zyrtare, që duket se zhbëjnë legjendën dhe rikthejnë ato që u tha dekada më parë në një fakt të vërtetë; Shqipëria ka nxjerrë jashtë vendit dhe konkretisht në Zvicër rreth 4 tonë ar.

Dokumentet janë tërësisht origjinale pasi kanë emrin e bankave dhe peshën e arit. Në këtë shkresë thuhej se drejt Zvicrës do transportoheshin 20 koli.

Sipas specialistëve të fushës këto dokumenta janë origjinale. Dokumentet kanë emrin e bankave dhe peshën e arit. Dokumentet janë firmosur nga drejtori i bankës, Mihali. Specialistët vërtetuan se dokumentet janë origjinale. Nuk dihet specifika e përdorimit të arit. Destinacioni i arit kanë qenë dy banka zvicerane. Shkresat kanë firmën e Drejtorisë së Thesarit. Bankat zvicerane nuk japin informacion.

Pas zbulimit të kësaj enigme, shtrohet pyetja kush e nxori jashtë vendit arin e Shqipërisë? Ka qenë trafik apo depozitim zyrtar në një bankë të sigurt? A ka mbetur ai i paprekur në Zvicër, dhe nëse po çdo bëhet me të? A qëndron shifra e artikuluar për 10 ton ar të larguar vetem per ato vite, nga Xhon Megou? Një mjegull në historinë e vendit por që dokumentet e fundit ndoshta nisin të qartësojnë diçka.

Një deklarate në TV shqiptare të qytetarit zviceran Xhon Megou në datën 24 shkurt 1992 shokon opinionin. Zoti Megou deklaroi për 10 tonë ar që kanë dalë nga Shqipëria me dy avionë të posaçëm të ngritur nga aeroporti i Rinasit në muajt tetor – nëntor 1990 në drejtim të bankës Shtrasse të Zvicrës.


Të nesërmen e kësaj deklarate Presidenti i Republikës, zoti Alia, nëpërmjet një njoftimi të posaçëm nga kabineti i tij, ngarkoi Prokurorin e Përgjithshëm për verifikimin e saktësisë së fakteve të deklaratës së qytetarit zviceran dhe kërkoi të vihen para përgjegjësisë penale personat e implikuar në këtë çështje. Më në fund, së treti, Presidenti urdhëroi që, nëse lajmi rezulton i rremë, të fillojë procesi penal ndaj autorit dhe atyre që organizuan përhapjen e këtij lajmi.

Pika e tretë e njoftimit nga kabineti i Presidentit është konsideruar nga sindikata e pavarur e RTV si shantazh ndaj qytetarit zviceran Xhon Megou, ndaj gazetarëve në përgjithësi, si dhe ndaj fjalës së lirë. Të këtij mendimi ishin dhe shumica e gazetarëve të gazetave qendrore të intervistuara nga TV posaçërisht për këtë çështje. Ata e morën në mbrojtje qytetarin zviceran nga sulmet që i bëhen. Bën përjashtim këtu Zëri i Popullit, që boton shkrime, pohime e deklarata të kryeministrit, ministrit të Financave, drejtorit të Bankës së Shtetit, drejtorit të Thesarit e simpatizantëve të Partisë Socialiste. Në faqet e Zërit të Popullit dënohet deklarata e Xhon Megout, ajo quhet “tollumbace, përrallë e kurdisur, manipulim politik për qëllime elektorale” etj.

Megjithatë, kryetari i komisionit parlamentar për çështjen e Thesarit, Blerim Çela, në një intervistë të tij, pasi mori në mbrojtje qytetarin zviceran, jo vetëm e quajti të drejtë deklaratën e bërë nga ai dhe plotësisht të mundshme nxjerrjen e 10 tonëve ar në fund të vitit 1990, por shtoi se kjo është vetëm një pjesë e vogël e thesarit të grabitur nga pushtetmbajtësit komunistë. Sipas specialistëve, thesari i grabitur çmohet në rreth 280 tonë ar…”.

SHQIPERIA, VENDI I FLORIRIT

Blerim Çela: “Tregtarëve u janë sekuestruar 283 tonë ar”

Ish-kryetari i Komisionit hetimor për Thesarin, deputeti Blerim Çela, shprehet se ekzistojnë dokumente që vërtetojnë se 1700 personave iu është sekuestruar e gjithë pasuria. Sipas Çelës, “tregtarët kanë deklaruar se iu është marrë shumë më tepër flori nga sa është deklaruar në dokumentet e depozituara në Arkivin e Shtetit”. Nga hetimet e kryera rezultoi se nuk ka asnjë dokument për sekuestrimet e floririt të bëra gjatë viteve 1946-1949, kur ka qenë edhe vala më e madhe e sekuestrimeve. Ish-kryetari i Komisionit hetimor për Thesarin thotë se mendohet që deri në fund të vitit 1948 forcat Sigurimit të Shtetit mund të kenë grumbulluar rreth 43 milionë e 816 mijë e 682 monedha ari, ose 283 tonë ar. Në deklaratën e 16 janarit të vitit 1992, Çela pohoi se “në thesar janë futur vetëm 3 tonë ar, ose 3029 kilogramë flori”. Komisioni hetimor i ngritur në vitin 1992 deklaroi se nuk ekziston asnjë dokument që mund të tregojë se ku e kanë dërguar forcat e Sigurimit të Shtetit arin e grumbulluar në atë kohë nga familjet e pasura shqiptare dhe tregtarët.

Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, fondet monetare të ngelura në qarkullim (duke përfshirë këtu edhe depozitat) ishin ato të trashëguara nga sistemi monetar i Perandorisë Osmane, i përshtatur ky që nga viti 1844 e mbrapa. Monedha ishte Lira Otomane ari që vlerësohej në 100 grosh argjent (pjastres argent). Për shkak të situatave të paqëndrueshme dhe për shkaqe të luftrave të ndryshme, në Shqipëri edhe pas vitit 1913 e deri në vitin 1926 qarkulluan monedha të shteteve të ndryshme.

Këto monedha kanë qenë me vlerë dhe emëritim të ndryshëm si menduhie, 5 frangëshe, 10 frangëshe, 20 frangëshe (napoloni), lira angleze (25 franga) lira turke (22 franga)

Në fillimet e stabilitetit të shtetit shqiptar, më 6 maj 1920, Këshilli i Ministrave me anë të vendimit nr. 273 vendosi për herë të parë nxjerrjen e monedhës shqiptare në bazën e frangut të arit. Mbi bazë të një kursi të caktuar filloi edhe grumbullimi i monedhave të huaja. Kështu një stërlinë u vlerësua me 25 franga ari, një lirë otomane me 22 franga ari etj.

Në vitin 1922, profesor Kalmes paraqiti para Lidhjes së Kombeve në Gjenevë me kërkesë të kësaj të fundit, një raport të rëndësishëm të Komisionit Financiar të Lidhjes, ku ndër të tjera në lidhje më Shqipërinë thuhej:

“….Shqipëria zotëron një stok të rëndësishëm metalesh të çmuara të vlerësuara 50 – 100 milion frangash ari, pa marrë parasysh arin e investuar në stolira….” (shih dosjen nr 2 të Fondit të Bankës së Shtetit). Sipa librit “Financa dhe krediti në RPSH”, në vitet 1922 – 1925, në Shqipëri kishte në qarkullim e në thesar një sasi prej 100 milion frangash ar. E përkthyer ndryshe, shifra e mësipërme ka si minimum të saj një sasi prej 320 tonësh ar.

Përsa i takon disiplinimit monetar situata pati një ndryshim të dukshëm në vitin 1926 kur hyri në fuqi ligji organik i Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe ai i rregullimit të monedhës i miratuar më 12 korrik 1925 nga Dhoma e Deputetëve. Ndonëse u përjashtua plotësisht përdorimi i monedhave të huaja në marrëdhëniet zyrtare, pati mjaft individë që pëlqyen të ruajnë një sasi jo të vogël të këtyre monedhave. Në vitin 1926 u vunë në qarkullim monedhat metalike me vlerë 100 franga ar, dhe një vit më pas ajo me vlerë prej 20 franga ari.

Në vitet 1935 dhe 1937 pati një hedhje në qarkullim të mbi 1,5 milion monedhash që në shumicë përbëheshin nga argjendi, ari dhe pak nga bronxi.

Sipas dokumentave shtetërore në fund të vitit 1938 gjendeshin në thesarin e shtetit 2400 kg ar (ose 378 mijë napolona sipas kursit 1 napolon baraz me 20 franga ari).

Sikurse vihet re me lehtësi, qytetarët shqiptarë zotëronin shumë herë më tepër ar (mbi 100 herë) sesa kishte thesari i shtetit.

Përshtypje të veçantë i kishin lënë Viktor Emanuelit të III-të gjatë vizitës që ai kreu në Shqipëri në maj 1941, zbukurimet e shumta që përdornin shqiptarët në rrobat e tyre më ar. Për vetë Emanuelin kjo kishte qenë një befasi e madhe dhe e paimagjinueshme.

Po ashtu në kohën e Luftës së Dytë Botërore, tregëtarët shqiptarë ruajtën dhe i forcuan pozitat e tyre ekonomike. Në mbarim të luftës, Shqipëria rezultonte si vendi më i pasur i Ballkanit sidomos përsa i takonte rezervave të arit dhe rezervave të tjera ekonomike. Po ashtu rezultonte se në pushtet kishte ardhur klasa më kriminale politike që kishte pasur ndonjëherë vendi.

-REGJIMI KOMUNIST GJEN NE BANKEN E SHTETIT 90 KG AR. NJE SASI SHUME HERE ME E MADHE GJENDEJ NE DUART E POPULLATES

Pas ardhjes më dhunë në pushtet përmes luftës civile, si pasojë e lëvizjeve të sipërpërmendura, forcat komuniste gjetën në Bankën Kombëtare Shqiptare sasinë e 90 kg ar. Kjo provohet nga proces-verbali i nënshkruar nga zotërinjtë Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) dhe Abdyl Këllezi. Ndonëse në Thesarin e Shtetit ndodheshin vetëm 90 kg ar, në duar të popullatës shqiptare ndodheshin rreth 320.000 kg ar (ose 320 ton ar). Një pasuri e tillë e pakrahasueshme, natyrisht që do të mund të rimëkëmbtë edhe shtetin më të shkatërruar e jo më Shqipërinë. Mjaftonte të vazhdonte procesi i nisur nga Mbreti Zog dhe sistemi finaciar shqiptar do të bëhej mjaft i fuqishëm. Pikërisht këtu tragjedia do të përhapej në një plan tjetër./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vodhi 300 ton flori nga Shqipëria? Enigma e arit të Enver Hoxhës (DOKUMENTE)
Vodhi 300 ton flori nga Shqipëria? Enigma e arit të Enver Hoxhës (DOKUMENTE)
Vodhi 300 ton flori nga Shqipëri? Enigma e arit të Enver Hoxhës
https://3.bp.blogspot.com/-R-zNctOIZWE/WlJFnEKBWrI/AAAAAAAAOVc/hPRDmh3VFiMi0lrXYTMhnlI_zjg_glBUgCLcBGAs/s640/hoxha-enver1.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-R-zNctOIZWE/WlJFnEKBWrI/AAAAAAAAOVc/hPRDmh3VFiMi0lrXYTMhnlI_zjg_glBUgCLcBGAs/s72-c/hoxha-enver1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vodhi-300-ton-flori-nga-shqiperi-enigma.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vodhi-300-ton-flori-nga-shqiperi-enigma.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy