Vritet Oliver Ivanoviç, lideri i serbëve të Kosovës. Nderpritet dialogu Serbi-Kosovë

Autorët e sulmit nuk i lanë rrugë shpëtimi: kreu i serbëve të Kosovës u qëllua me 4 plumba në gjoks, ndërsa hynte në zyrën e partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Mediet kosovare thonë se, 64-vjeçari vdiq në spital ku ishte dërguar me urgjencë, ndërsa sipas atyre serbe, ai ka dhënë shpirt në vend e mjekët në spital kanë bërë ç’është e mundur për ta rikthyer në jetë, por pa sukses.

Ka raporte që tregojnë se makina e personave që shtinë mbi të është gjetur më vonë e djegur në Zveçan. Informacionet mbi sulmin nuk janë ende të plota, megjithatë, nga sa pohoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun, Besim Hoti, forcat policore janë angazhuar maksimalisht për gjetjen e agresorëve.

Ivanoviç, njohës i mirë i gjuhës shqipe, i diplomuar i Fakultetit të Inxhinjerisë Mekanike në Mitrovicë e më pas atij të Ekonomisë në Prishtinë, karrierën politike e nisi pikërisht gjatë luftës së Kosovës, kur u caktua president i Këshillit Kombëtar Serb për Veriun e Kosovës dhe Metohinë.

Ai do të shndërrohej pas konfliktit në udhëheqësin kryesor të serbëve të Kosovës, duke sjellë një frymë të re në politikën serbe atje, që i entuziazmoi fillimisht ndërkombëtarët, për t’u shembur pastaj përdhe kur dolën në dritë akuzat për pjesëmarrje në masakrat kundër shqiptarëve.

Aktualisht ishte duke u përballur me procesin gjyqësor për krime lufte, nën akuzën se kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarëve në Mitrovicën e vitit 1999. Kjo aktpadi, të cilin e mohonte me pretendimin se ishte i pabazë dhe i mbështetur tek aktiviteti i tij në favor të pranisë serbe në Kosovë, e la dy vite prapa hekurave përpara se të lirohej në muajin prill e ta priste në gjendje të lirë rezultatin e gjyqit.

Në muajin korrik, makinës së Ivanoviçit i ishte vënë zjarri. Ai vet ishte shprehur atëherë se nuk ishte përfshirë në biznese të paligjshme e nuk kishte armiq, vetëm kundërshtarë politikë. Ivanoviç pati akuzuar ashpër Beogradin për mbështetjen e “Listës Serbe” në zgjedhjet e 22 tetorit të vitit të kaluar në Kosovë, e tha atëherë se ka ardhur koha kur “serbët po frikësohen nga serbët, e jo nga shqiptarët”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vritet Oliver Ivanoviç, lideri i serbëve të Kosovës. Nderpritet dialogu Serbi-Kosovë
Vritet Oliver Ivanoviç, lideri i serbëve të Kosovës. Nderpritet dialogu Serbi-Kosovë
Vritet Oliver Ivanoviç, lideri i serbëve të Kosovës
https://4.bp.blogspot.com/-cgM0IaMql3s/Wl4HbGnuv1I/AAAAAAAAPIk/FAZhv8gKYYgG75yxN0sWPHGYzguWI3jDACLcBGAs/s640/oliver-ivanovic-kosovski-srbi-kosovo-i-metohija-sporazum-1367530989-305081.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-cgM0IaMql3s/Wl4HbGnuv1I/AAAAAAAAPIk/FAZhv8gKYYgG75yxN0sWPHGYzguWI3jDACLcBGAs/s72-c/oliver-ivanovic-kosovski-srbi-kosovo-i-metohija-sporazum-1367530989-305081.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vritet-oliver-ivanovic-lideri-i-serbeve.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/vritet-oliver-ivanovic-lideri-i-serbeve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy