ZYRTARE/ “Shuplakë” për Gjykatën Speciale? SHBA i refuzon vizën Haradinajt

Një zyrtar nga Garda Nacionale në Iowa të SHBA-së i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në këtë shtet me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”.

Haradinaj pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr.

“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, ka thënë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i gardës së Iowa-s.

“Shpjegimi ka qenë se vizita nuk do të ndodhë tash në këtë kohë dhe nuk kemi marrë më shumë informata shtesë”, ka shtuar ai.

Sipas Hapgood, në vend të Haradinajt pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Të dielën është raportuar se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar kryeministrit Haradinaj vizën për të udhëtuar në SHBA.

Vetë Haradinaj ka thënë se ende është duke pritur të marrë vizën.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar Haradinaj të dielën në Facebook.

Ky zhvillim pason kritikat e komunitetit ndërkombëtar pas përpjekjeve të ligjvënësve të Kosovës për të ndryshuar ligjin për Gjykatën e Posaçme për Krime Lufte./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7958,Camëri,108,Editorial,1708,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2371,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1777,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: ZYRTARE/ “Shuplakë” për Gjykatën Speciale? SHBA i refuzon vizën Haradinajt
ZYRTARE/ “Shuplakë” për Gjykatën Speciale? SHBA i refuzon vizën Haradinajt
ZYRTARE/ “Shuplakë” për Gjykatën Speciale? SHBA i refuzon vizën Haradinajt
https://3.bp.blogspot.com/-pGZpGmccByk/WlRtIVFclgI/AAAAAAAAOfw/a2cCxxpYkWQmvJiw6GRL8HpamhvCBvv-gCLcBGAs/s640/pse_1515428410-7288531-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-pGZpGmccByk/WlRtIVFclgI/AAAAAAAAOfw/a2cCxxpYkWQmvJiw6GRL8HpamhvCBvv-gCLcBGAs/s72-c/pse_1515428410-7288531-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/zyrtare-shuplake-per-gjykaten-speciale.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/zyrtare-shuplake-per-gjykaten-speciale.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy