13 fakte për Kosovën, “The Telegraph”: Është zemra e rajonit

Në dhjetëvjetorin e Pavarësisë, shumë media botërore, kanë shkruar për Kosovën dhe arritjet e saj, përgjatë këtyre viteve.

E përditshmja angleze “The Telegraph”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë Kosovës, duke treguar 13 fakte për shtetin më të ri në Evropë.

Britania e Madhe e ka njohur menjëherë pavarësinë e saj, janë disa nga faktet për Kosovën që shkruan “The Telegraph”.

Kosova njihet nga 116 shtete – Kosova e shpalli pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt 2008. Serbia nuk e njohu dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka mohuar në mënyrë të përsëritur ekzistencën zyrtare të Kosovës. Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) e kanë njohur të dyja Kosovën si një entitet të pavarur, respektivisht në korrik 2008 dhe korrik 2009, ndërkohë që 111 nga 193 vende anëtare të OKB-së e njohin atë tashmë si një shtet të pavarur.

Britania e Madhe e ka njohur menjëherë Kosovën – Tetë vende e njohën menjëherë pavarësinë e Kosovës (apo të paktën një ditë më vonë, më 18 shkurt 2008). Britania e Madhe ishte një prej tyre së bashku me Afganistanin, SHBA, Turqinë, Kosta Rikën, Shqipërinë, Francën dhe Senegalin.

Fluturimet drejt Kosovës mundësohen nga aeroportet britanike – Duhet ta keni parasysh këtë nëse dëshironi të shkoni në Kosovë, si fillimi i një turi të gjerë në vendet e Ballkanit. Ju mund të fluturoni drejtpërdrejt nga Britania e Madhe. Fluturimi pa ndalesa nga Britania e Madhe drejt aeroportit “Adem Jashari” kryhet nga kompania e specializuar e fluturimeve për Evropën Lindore “Wizz Air”, që kryen fluturime nga Luton më shumë se tri herë në javë.

Kosova është zemra e rajonit – Edhe një shikim i shpejtë i hartës së Ballkanit ju jep një indikacion se pse statusi i Kosovës është kaq problematik për disa. Ndërkohë, që nuk është shumë e madhe, rreth 10 908 kilometra katrore, gati sa Xhamajka, Kosova është qendra e rajonit. Fqinjët e saj janë Shqipëria në perëndim, Maqedonia në jug, Mali i Zi në veriperëndim dhe Serbia në veri.

Një burim rinie – Edhe pse është kryeqyteti i Kosovës, Prishtina nuk është një qytet i madh. Ajo ka rreth 200 000 banorë. Megjithatë, Prishtina është qyteti i dytë më i madh në botë ku flitet shqip, pas kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Prishtina është vendi i një bumi demografik të rinisë, me moshë mesatare 25 vjeç.

Prishtina vendlindja e një figure të famshme – Ajo nuk është 25 vjeçe, ajo mbushi 27 vitin e kaluar dhe nuk jeton më atje, por ylli i muzikës pop, Rita Ora na përshëndet nga Prishtina. Ajo u lind atje më 26 nëntor 1990. Familja e saj shkoi në Londër një vit pas lindjes së Ritës.

Hyjnesha në Fron është shumë e vjetër – Hyjnesha në Fron u gjend në vitin 1956 në vendin e njohur si Tjerrtorja. Kërkimet arkeologjike sugjerojnë se mosha e saj është mbi 6 000-vjeçare. Në Muzeun Arkeologjik të Prishtinës ka artefakte edhe nga epokat ilire, romake dhe otomane.

Një nga monumentet e qytetit është shumë i veçantë – Pasi keni ecur në shëtitoren “Luan Haradinaj” dhe ndodheni pranë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ju përballeni me një nga monumentet më të famshme të Prishtinës. Monumenti literal “Newborn” u përurua më 17 shkurt 2008. Ai u ridekorua saktësisht një vit më vonë. Në vitin 2013, germat e tij gjigante u vizatuan me flamurët e të gjitha vendeve që kishin njohur Kosovën.

Monedha – Pavarësisht se nuk është anëtare e BE-së, monedha zyrtare e Kosovës është euro. Përdorimi i saj ka ekzistuar që në vitin 2002, gjashtë vite përpara shpalljes së pavarësisë. Pjesërisht, kjo mund të quhet një deklaratë politike për të ndarë Kosovën nga Serbia, që përdor dinarin. Në Jugosllavinë e shkatërruar nga luftërat, ka qenë shumë i përhapur edhe përdorimi i dollarit amerikan dhe markës gjermane. Një kafe në Prishtinë kushton rreth një euro.

Ju mund të pini verë kosovare – Ndoshta ajo nuk mund të shqetësojë ende, në një të ardhme të afërt, njohësit e verërave të Bordosë apo somelietë e Parisit, por vera kosovare po e tregon veten si një interes i veçantë vitikulturor. Pjesa më e madhe e vreshtave nga dalin “Pinot noir”, “Merlot” apo “Chardonnay” ndodhen në Rahovec, në jugperëndim të vendit. Verërat eksportohen në Gjermani dhe SHBA.

Ju mund të bëni ski në Brezovicë – Ashtu si pjesa më e madhe e Ballkanit, Kosova ka malet e saj nga ku mund të bëhet edhe ski. Zona më e madhe turistike për ski është Brezovica, në jug. Ajo ka 10 teleferikë të vegjël dhe rreth 12 kilometra pista skish. Ajo nuk ofrohet ende nga operatorët kryesorë të tureve turistike, por është afër Prishtinës, vetëm rreth 45 kilometra.

Një lumë kalon përmes saj në dy drejtime – Kosova është vendi i shembullit të vetëm në Evropë i një lumi të bigëzuar, që quhet Nerodima, që derdhet në Egje dhe Detin e Zi. Ujërat e tij nuk janë vetëm të Kosovës. Maqedonia dhe Greqia përshkohen nga një degëzim dhe Serbia, Bullgaria dhe Rumania nga degëzimi tjetër. Por, ky lumë rrjedh nga mali i Nerodimës, që siguron burimin e lumit.

Operatorë të ndryshëm turistikë ua tregojnë juve Kosovën – Edhe pse ende e pavlerësuar si destinacion, Kosova nuk është e panjohur për ata që do t’ua ofrojnë atë. Specialist për Ballkanin, Regent Holidays ju ofron turin tetëditor “Essential Kosovo”. Explore ofron ture dyjavore “Undiscovered Balkans” përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë. (TemA)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7000,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2070,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,410,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 13 fakte për Kosovën, “The Telegraph”: Është zemra e rajonit
13 fakte për Kosovën, “The Telegraph”: Është zemra e rajonit
https://4.bp.blogspot.com/-nteyNhgRFqY/WooVdOPsUCI/AAAAAAAACFI/CjW8-C6olzY2afTYH53S3R3ovDS3jfGGwCLcBGAs/s640/dita-e-pavaresise-640x360.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-nteyNhgRFqY/WooVdOPsUCI/AAAAAAAACFI/CjW8-C6olzY2afTYH53S3R3ovDS3jfGGwCLcBGAs/s72-c/dita-e-pavaresise-640x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/13-fakte-per-kosoven-telegraph-eshte.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/13-fakte-per-kosoven-telegraph-eshte.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy