1932/Miss Tirana dhe Miss Albania e parë shqiptare. Në juri Lasgush Poradeci, Odhise Paskali

Të premten paradite në ora 10.30 paraqiten në sallonin e madh të kryeministrisë zonjushet kandidate për “Miss Tirana”.

Shoqëria “Gruaja Shqiptare” po bën çdo përpjekje që Shqipëria të marrë pjesë në konkurset ndërkombëtare të bukurisë, duke zgjedhur një Miss Albania, që të përfaqësojë Shqipërinë.

Të premten ora 10.30, 1 prill, që është dita kushtuar Mbretëreshës së bukurisë (Prenkës), do të mbahet konkursi i parë i bukurisë në sallonin e madh të kryeministrisë, të cilin kryeministri Pandeli Evangjeli e vuri me gëzim në dispozicion të “Gruas Shqiptare”, për të zgjedhur “Zonjushën Tirana” midis grave më të bukura të kryeqytetit.

Për të siguruar zgjedhjen e femrës më të bukur shqiptare Shoqëria “Gruaja Shqiptare” ka ftuar si ekspertë teknik zotërinjtë Qenan Mesareja – piktor i formave të bukura femërore, Odhise Paskali – skulptor i njohur nga vende të zhvilluara të femnisë, Lasgush Poradeci dhe Myqerem Janina – vjershëtorë e këngëtorë të sharmit më të stërhollë të femrës, si dhe dr. Qemal Nazif Jusufati – student i anatomisë njerëzore.

Ata do të jenë gjyqtarë bashkë me zonjat antare të shoqërisë dhe sipas komunikatës, çdo femër, që do të paraqitet në sallonin e kryeministrisë, mund të jetë edhe kandidate për konkursin e Bukurisë, po të dojë.

Meqenëse do të vijnë shumë njerëz, hyrja do të jetë me bileta të numëruara, ndonëse gratis, të cilat do të merren në zyrat e gazetave “Ora” dhe “Besa” si dhe nga libraritë “Lumo Skëndo” dhe “Argus”. Konkurset e bukurisë për krahinat do të bëhen në një kohë të afërt, që do t’i caktojë shoqëria “Gruaja Shqiptare”.

(Edhe Shqipëria po merr pjesë, më në fund, në konkurset e bukurisë ndërkombëtare. Gazeta Ora, 1 prill 1932, faqe 6).

Kronika historike sjellë nga Faktor.al/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7014,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2077,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1580,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,416,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 1932/Miss Tirana dhe Miss Albania e parë shqiptare. Në juri Lasgush Poradeci, Odhise Paskali
1932/Miss Tirana dhe Miss Albania e parë shqiptare. Në juri Lasgush Poradeci, Odhise Paskali
https://4.bp.blogspot.com/-x6w2zfZODII/WotWx6cZxUI/AAAAAAAACKo/O-ILCV82sh8Ga5X4joLVE7O_yeAYLfJEACLcBGAs/s640/Screen-Shot-2018-02-14-at-1.24.48-AM-1024x678.png
https://4.bp.blogspot.com/-x6w2zfZODII/WotWx6cZxUI/AAAAAAAACKo/O-ILCV82sh8Ga5X4joLVE7O_yeAYLfJEACLcBGAs/s72-c/Screen-Shot-2018-02-14-at-1.24.48-AM-1024x678.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/1932miss-tirana-dhe-miss-albania-e-pare.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/1932miss-tirana-dhe-miss-albania-e-pare.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy