Adem Jashari nëpërmjet 200 mijë plumbave (Video)

Për nder të 20-vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prezak do të vendoset një mozaik i vecantë, është ky portreti i Ademit, i punuar me rreth 200 mijë gëzhoja fishekësh. E ideatori me këtë vepër synon të thejë rekordin e Guinness-it.

Tash e sa vite, 27-vjeçari nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit, Besart Gashi, merret me një art të veçantë, ku përdorë teknika të ndryshme në formimin e portreteve e figurave artistike.

Fillimisht, artisti në fjalë, ka bërë punime nga druri, më të cilat është i njohur deri tani, por vitin e kaluar ka ndërtuar një mozaik mjaft të veçantë, me materialin e rrallë, gëzhojat e plumbave.

Ashtu sikur punimet e tjera, mozaiku i tij ka përmbajtje nacionale, zakonisht ka gëdhendur e skalitur, fytyrat e heronjve kosovarë, për ta vazhduar traditën e tij me figurën e Adem Jasharit, komandantit legjendar, të cilin vitin e kaluar e krijoi me anë të 5 mijë gëzhojave, për ta shumëfishuar atë sivjet me 200 mijë gëzhoja plumbash.

Besarti me këtë krijim synon që të njihet edhe jashtë Kosovës, e synimi i tij shkon deri tek libri i famshëm Guinness, në të cilin pritet që ky i fundit të thyejë rekordin me mozaikun që e ka formatin 5×5, ose 25 metra katror.

 

“Punoj një lloj të artit të veçantë siç po shihet edhe këtu mozaiku. Për nder të 20-vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam marrë iniciativë vullnetarisht, ta punojë një mozaik më përmasa të mëdha dhe shumë të veçanta në botë, i punuar me gëzhoja të plumbave, që ka kuptim të plotë, ka kuptim domëthënës.

Mozaiku është 5 metra me 5, domethënë 25 metra katror. Deri tash sipas hulumtimeve të mia në internet, është i vetmi në botë me këto përmasa të mëdha”, tha ai.

Ai për KosovaPress, ka shpalosur edhe detaje tjera lidhur me këtë projekt, ku ka treguar se i janë nevojitur gjithsej 20 ditë pune, për ta realizuar projektin që vet e ideoi, por, puna e tij ishte në bashkëpunim me familjarë dhe miq, të cilët në mënyrë vullnetare kanë shprehur gatishmërinë t’i ndihmojnë.

 

“Rreth 200 mijë gëzhoja fishekësh. Këtë e kam punuar për 28 nëntor të vitit të kaluar, e kam punuar një portet, po këtë logo, këtë mozaik, vetëm me përmasa të vogla, me 5 mijë copë gëzhoja të fishekëve. Sot është dita e 20-të që jam duke punuar, janë duke punuar edhe punëtorët me dy ndërrime, ndodhë që punojmë, po tash erdhi deri tek fundi”, tha ai.

Ai tregon edhe vendin se ku do të vendoset ky mozaik i veçantë.

“Edhe punëtorët i kam në mënyrë vullnetare, që kanë shprehë dëshirën të vijnë të më ndihmojnë, i kam vëllezërit, kushërinjtë, domethënë të gjithë jemi angazhuar të punojmë në mënyrë vullnetare. Pas përfundimit, më 5 mars do të vendoset në Prekaz, në Kompleksin Memorial, aty do të ekspozohet, do të qëndrojë tri ditë”, shtoi ai.

Artisti kosovar akoma nuk ka vendosur se ku do transferohet mozaiku i tij pas datës 7 mars, pasi fillimisht pretendon ta realizojë qëllimin e tij, që të jetë në listën e librit Guinness.

Ai krejt në fund, nuk harroi t’i falënderojë edhe ata që e ndihmuan qoftë materialisht, e qoftë moralisht. Ndër sponsorët e tij ishin familja e Heroit të Kombit Xheladin Gashit, poligoni “Lenti” dhe ai “Katana”, Bau Market, Reckos, firma “100% Design”, si dhe Policinë e Kosovës, bashkë me FSK-në.

Gashi, artin e tij po e promovon me ndihma të vogla materiale dhe pret përkrahje nga ana e institucioneve të vendit, që t’i mundësohet “jeta e një arti të tillë”, në Kosovë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Adem Jashari nëpërmjet 200 mijë plumbave (Video)
Adem Jashari nëpërmjet 200 mijë plumbave (Video)
Adem Jashari nëpërmjet 200 mijë plumbave (Video)
https://4.bp.blogspot.com/-rMcRuO81vkE/WpPda5VM5LI/AAAAAAAATiI/jy3fDJRpbmweWlwWwfujvcE_vVmRa2hrwCLcBGAs/s640/adem-jashari-fetaure-640x360.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-rMcRuO81vkE/WpPda5VM5LI/AAAAAAAATiI/jy3fDJRpbmweWlwWwfujvcE_vVmRa2hrwCLcBGAs/s72-c/adem-jashari-fetaure-640x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/adem-jashari-nepermjet-200-mije.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/adem-jashari-nepermjet-200-mije.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy