Alarmi për urën e Kordhocës: Mos e lini të shembet si e Zagorisë, i kanë dalë themelet

Pas rrezikut për shembjen e urës së Hoshtevës, në Zagori, shqetësim për fatin e një ure tjetër kanë shprehur banorët e Lazaratit dhe jo vetëm. Tani në rrezik është edhe ura e Kordhocës, një urë qindravjeçare, e shndërruar në një monument të vërtetë kulture.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut të rënë disa ditë më parë themelet e kësaj ure janë gërryer ç’ka përbën një rrezik tepër serioz për të gjithë urën.

Ura e Kordhocës ndodhet poshtë fshatit Lazarat dhe është ndërtuar në vitin 1820. Është një monument kulture i rrallë në Shqipëri, por për fat të keq nëse nuk ndërhyhet, kjo urë do përfundojë si ura e Zagorisë.

Nga prurjet e shumta të lumit Drino, kjo urë rrezikon të shembet si pasojë e gërryerjes nga poshtë.

Le të shpresojmë që diçka do të bjerë në veshët e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaros, e cila nuk dimë se çfarë është duke bërë në ministrinë e saj dhe nëse ka bërë ndonjëherë ndonjë punë në këtë vit të pestë a të gjashtë të mandatit të saj.

Sipas historianëve është ndërtuar rreth vitit 1820 dhe në atë kohë ishte nyja kryesore lidhëse për tre qytete, Gjirokastrën, Libohovën dhe Janinën, ndërsa aktualisht njihet si e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos.

Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, tre harqet e mrekullueshme dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturore, ndërkohë që tanimë është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Ura është e gjatë 20 metra dhe e lartë në pikun e saj 7 metra. Pamja e saj nuk ka munguar edhe në disa filma artistikë shqiptarë, të realizuar para viteve 1990, si në “Ja vdekja, ja liri”, “Muri i gjallë” dhe “Dasma e Sakos”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Alarmi për urën e Kordhocës: Mos e lini të shembet si e Zagorisë, i kanë dalë themelet
Alarmi për urën e Kordhocës: Mos e lini të shembet si e Zagorisë, i kanë dalë themelet
Alarmi për urën e Kordhocës: Mos e lini të shembet si e Zagorisë, i kanë dalë themelet
https://2.bp.blogspot.com/-1794oG6ke7Y/Wn3bc16GiNI/AAAAAAAASHA/y-bamXTnr-MG5g4DzMW-0C5dHAmxsnNCgCLcBGAs/s640/s.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-1794oG6ke7Y/Wn3bc16GiNI/AAAAAAAASHA/y-bamXTnr-MG5g4DzMW-0C5dHAmxsnNCgCLcBGAs/s72-c/s.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/alarmi-per-uren-e-kordhoces-mos-e-lini_9.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/alarmi-per-uren-e-kordhoces-mos-e-lini_9.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy