Ambasada Amerikane: Jo shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

, Ambasada Amerikane: Jo shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Negociatat tinëz, që pohohet se kanë nisur në mes të zyrtarëve të lartë kosovarë dhe atyre serbë, për të shkëmbyer territore në mes të dyja këtyre shteteve, nuk e kanë as mbështetjen e SHBA-së. Fuqishëm e kishte kundërshtuar këtë ide ditë më parë edhe Gjermania, një nga shtetet më të forta evropiane.Gazeta Express i ka dërguar pyetje Ambasadës së SHBA-së për çështjen e ndarjes. Në përgjigjet e tyre thuhet se këmbimi i territoreve do të shkaktonte më shumë probleme sesa do të zgjidhte. Ambasada Amerikane në Prishtinë ka dalë kundër idesë për shkëmbim territoresh, një iniciativë kjo, në të cilën janë përfshirë liderët e Kosovës.Gazeta Express kishte raportuar të premten se klasa politike e Kosovës, është përfshirë në një aventurë të re politike për ndarjen e Kosovës, pak kohë pasi dështoi iniciativa për shfuqizimin e Gjykatë Speciale.Por, Ambasada amerikane e ka bërë të qartë se nuk përkrahin shkëmbimin e tokave dhe se duke vepruar kështu, do të shkaktoheshin më shumë probleme, sesa zgjidhje.“Ne nuk përkrahim shkëmbimin e tokave apo vendosjen e precedentëve që do të shkaktonin më shumë probleme sesa që do të zgjidhnin, por të gjitha palët duhet të jenë kreative për të gjetur një zgjidhje”, kanë thënë nga Ambasada amerikane në një përgjigje për Gazetën Express.Megjithatë, e kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që lehtësohet nga BE-ja, dhe inkurajon të dyja palët që të shpejtojnë përpjekjet e tyre për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet mes tyre.Kjo Ambasadë kërkon nga të dyja palët që të shfrytëzojnë mundësinë për të shënuar përparim lidhur me këtë çështje.“Ne jemi të gatshëm që të dëgjojmë, të ndihmojmë, dhe të jemi kreativë në mbështetjen e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse e që është mënyra e vetme për të hapur rrugën drejt të ardhmeve perëndimore të Kosovës dhe Serbisë”, kanë vlerësuar ata.Gazeta Express ka mësuar se ideja për ndarje, ose ideja për këmbim të territoreve me Serbinë, është duke u përkrahur nga Serbia, Edi Rama, dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias. Asnjë reagim nga këta të fundit deri më tani.Në Presidencë për Express ditë më parë thanë se në këtë fazë kjo është vetëm spekulim. Por, nuk e mohuan nisjen e bisedave joformale me palën serbe për këtë ide.Fuqitë e Mëdha në vitin 2005, të njohura si Grupi i Kontaktit (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Rusia), kur kishin vendosur 6 parimet për zgjidhjen e statusit final të Kosovës kishin kundërshtuar fuqishëm ndarjen./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button