Arkiva e VOA, Kadare në ’91: “I bëj thirrje presidentit Alia që…”

Veprimtarë e protagonistë të ngjarjeve të viteve 90, historianë e politikanë morën sot pjesë në një konferencë mbi 27-vjetorin e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës.

Në aktivitet e mori fjalën drejtori i “Zërit të Amerikës” për divizionin e Euro-Azisë, dr.Elez Biberaj.

Ai kujtoi një mori detajesh nga mbulimi i atyre ngjarjeve të rëndësishme kur drejtonte radion “Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe.

Biberaj ritransmetoi në sallë me zëra disa pjesë nga intervistat e transmetuara nga “Zëri i Amerikës” me personalitete të kohës si Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Sali Berisha, Napoleon Roshi dhe studentëve drejtues të grevës së urisë si Arben Lika dhe studente e qytetare të thjeshta.

Radio “Zëri i Amerikës” ishte e vetmja media e rëndësishme ndërkombëtare, që mbuloi nga afër lëvizjen demokratike studentore në kapërcim të viteve 1990-1991, dhe ndikoi në rrjedhën e ngjarjeve me një mori lajmesh dhe intervistash me protagonistët e zhvillimeve.

Ismail Kadare tha në intervistën për “Zërin e Amerikës” atë ditë: “I bëj thirrje Presidentit Ramiz Alia që të mos dëgjojë këshilltarët e tij të këqij, por të dëgjojë zërin e studentëve shqiptarë. Ata e duan Shqipërinë më shumë se këshilltarët e këqij. Në qoftë se Presidenti Ramiz Alia dëshiron që bota përparimtare ta përkrahë aksionin e tij të pajtimit kombëtar e të demokracisë, në qoftë se ai e dëshiron më të vërtetë këtë pajtim, e unë shpresoj se është kështu, ai duhet të mbledhë mendjen njëherë e përgjithmonë se përpara interesave të Shqipërisë e të shqiptarëve s’mund të qëndrojë asgjë dhe askush, asnjë doktrinë, asnjë emër, asnjë parti, e asnjë shef partie. Shpresoj shumë që zëri i arsyes të dëgjohet në Shqipëri”.

Studiuesi Elez Biberaj theksoi se sot “27 vjet pas rrëzimit të monumentit të Hoxhës, shqiptarët ende nuk e kanë lënë pas të kaluarën e tyre të errët komuniste dhe ende nuk i kanë kapërcyer traumat që la pas regjimi i Enver Hoxhës. Paaftësia për të arritur në një konsensus për trashëgiminë e Hoxhës ka prodhuar konflikte të thella, polarizim të shoqërisë dhe debate të pafundme rreth kujtesës historike të Shqipërisë. Asnjë qeveri pas-komuniste nuk ka kërkuar falje për krimet e regjimit të Hoxhës” – u shpreh Biberaj.

Ai tha që megjithë natyrën shtypëse të regjimit të Hoxhës, shqiptarët kanë një qëndrim të paqartë rreth figurës së Hoxhës, vazhdojnë të jenë në konflikt për të dhe ndeshen me vështirësi kaq të mëdha për ta diskutuar pa pasion trashëgiminë e tij.

“Prirja mbizotëruese në vitin 1991, që dënonte krimet e së kaluarës komuniste të vendit, përgjithësisht është zëvendësuar nga një frymë alternative që nxjerr në pah rolin e Hoxhës gjatë luftës, vlerëson arritjet gjatë sundimit të tij, por pa dënuar me vendosmëri terrorin e ushtruar nga Hoxha dhe arrihet deri aty sa të vendosë në mënyrë të pamoralshme shenja të barazisë mes qëndrimeve komuniste dhe anti-komuniste” – pohoi Biberaj.

Ai theksoi se kujtesa e krimeve të Hoxhës nuk është më pjesë e rëndësishme e debatit publik, se ajo është lënë mënjanë dhe se me ikjen e brezave të vjetër, ekziston rreziku që kjo kujtesë gradualisht të fshihet.

“Ndoshta kjo gjendje është pasqyrë e përpjekjeve të vështira të Shqipërisë drejt gjetjes së rrugës për një demokraci të konsoliduar dhe të qëndrueshme. Por shqiptarët dhe elitat e tyre kanë një përgjegjësi morale të përballen publikisht dhe të dënojnë çmenduritë e së kaluarës komuniste dhe të përpiqen të kapërcejnë traumat e lëna pas nga regjimi i Hoxhës. Është me rëndësi që kujtesa të mbijetojë, në mënyrë që aspekte të asaj periudhe të tmerrshme, të mos përsëriten kurrë më” – tha Biberaj./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Arkiva e VOA, Kadare në ’91: “I bëj thirrje presidentit Alia që…”
Arkiva e VOA, Kadare në ’91: “I bëj thirrje presidentit Alia që…”
https://4.bp.blogspot.com/-8QHGsHJCgSI/WpQ87g88UsI/AAAAAAAATkg/-owROkx-NiIIWQx72kSxAqaypg-3KFv-gCLcBGAs/s640/ismail-Kadare-1-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-8QHGsHJCgSI/WpQ87g88UsI/AAAAAAAATkg/-owROkx-NiIIWQx72kSxAqaypg-3KFv-gCLcBGAs/s72-c/ismail-Kadare-1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/arkiva-e-voa-kadare-ne-91-i-bej-thirrje.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/arkiva-e-voa-kadare-ne-91-i-bej-thirrje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy