Ballkani i 2018 sa i ngjashëm me atë të 1913!

Nga Alfred Peza

Gjiri i Piranos është ribërë molla e sherrit mes Sllovenisë dhe Kroacisë, për çështjen e kufirit detar, të drejtat e peshkimit dhe të lundrimit në një korridor prej 12 kilometrash katrorë. Të dyja shtetet janë anëtare të NATO dhe BE, që e shpallën pavarësinë pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë më 1991. “Teshtima” e tensionit mes tyr, mund të sjelli rikthimin e “ftohjes” kronike në Ballkan e për rrjedhojë të provokojë tensione të reja, duke minuar një proces dialogu mes vendeve që presin zhvillime pozitive këtë vit, për aspiratën e tyre të integrimit në BE.

Këto tensione nuk janë të vetmet brenda zonës europiane të Ballkanit. Edhe Bullgaria dhe Rumania grinden prej vitesh për një territor të debatuar mes tyre prej 17 kilometrash katorë në Detin e Zi. Nga ana tjetër brenda BE-së, Spanja ende vuan pasojat e referendumit për pavarësinë e Katalonjës. Qipro që është pranuar në BE vetëm me gjysmën e saj greke, është treguar e zellshme në gadishmërinë e bashkëpunimit, me Rusinë.

Greqia, një vend tjetër anëtar i BE dhe NATO-s është në bisedime me Shqipërinë në lidhje për disa çështje të bartura historike mes tyre, përfshi “pataten e nxehtë” të ndarjes së kufirit detar mes tyre. Nga ana tjetër Greqia vijon prej dekadash të jetojë në një gjendje tensioni pothuajse permanent me Turqinë për çështjen e ishujve të diskutueshëm. Festimet e 10 vjetorit të pavarësisë rihapën diskutimin e tezës së ndryshimit të kufijve nëpërmjet ndarjes së veriut të Kosovës. Prishtina dhe Podgorica janë nga ana tjetër, në orët e fundit të tratativave për ta zgjidhur zyrtarisht, çështjen e demarkacionit të kufirit mes dy vendeve.

Të gjitha këto tensione dhe mosmarrëveshje të vjetra dhe të reja për “punë kufijsh” brenda BE e në Ballkan, mu rikujtuan në kulmin e një debati shqiptar për marrëveshjen e dosjes mbi 70 vjeçare të problemeve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një debat “paradhënie” ky, ku janë përfshirë shumë njerëz, duke konsumuar energji shpeshherë të panevojshme, për çështje që ende nuk kanë filluar të negociohen zyrtarisht. E për të cilat përveç shprehjes së vullnetit dhe dakordësisë në parim, nuk ka asnjë copë letër të shkruar dhe asnjë hartë të vizatuar.

Kur dëgjon kaq shumë biseda për çështje kufijsh dhe debate për koordinata, diskutime, delegacione, bisedime, takime, tradhëtira, hilera dhe gjithfarëlloj temrash të tjerë, gati gati të krijohet ideja se nuk po jeton në fundin e dekadës së dytë të shekullit të 21, por në fillimin e së njëjtës dekadë të shekullit të kaluar. Atëherë kur në 1912- 1913 mblidhej Konferenca e Ambasadorëve në Londër, apo në 1919 kur mblidhej Konferenca e Paqes në Paris, për të përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha kufijtë e rinj të Ballkanit, pas rënies së Perandorisë Osmane, gjatë luftrave të parë e të dytë ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore.

E kur ti pret që të përballesh me Sir Edward Grey ose me Woodrow Willson, të del përpara portreti i zyrtarëve aktualë të Brukselit, që na janë bërë si të shtëpisë, me ecejaket e tyre në mënyrë frekuente në Tiranë. Atëherë kthjellohesh dhe kupton se njeriu është një qenie aq komplekse sa mund të çojë veturën e tij në planetin Mars dhe ta ketë shkelur vetë këtu e gjysëm shekulli më parë sipërfaqen e Hënës, mund të jetojë në epokën e inteligjencës artificiale dhe të rrëzimit të të gjitha kufijve që na ndajnë nga jetët, planetët dhe botët e tjera, por ai kurrë nuk do të heqë dorë nga një gurë, apo një pellg me ujë që e ndan nga fqinji me të cilin ka jetuar aty prej mijëra vitesh.

Çështjet e diskutimit, negociimit dhe zgjidhjes së problemeve të kufijve kanë qenë, janë dhe me sa duket do të mbeten përgjithmonë ndër më seriozet në raportet mes popujve, shteteve dhe kombeve. Ato mund të zgjasin për vite në rastin më fatlum, për dekada në rastin më të mirë, e ndoshta për shekuj ose përgjithmonë, në rastin më të keq.

Ndaj përtej emocioneve të këtyre ditëve, ngarkesave, llogarive të vogla apo të mëdha të çfarëdolloji, do ishte një moment fatlum historik, nëse Shqipëria dhe Greqia, do ia dilnin që të zgjidhnin njëherë e përgjithmonë çështjen e kufirit detar, por edhe të gjitha problematikave të tjera mes nesh. Zgjidhjen konkrete le tia lemë negociatorëve, ekspertëve dhe liderëve politikë që kemi zgjedhur për të marë vendime edhe të tilla, në emrin tonë. Ne të tjerëve, nuk na mbetet gjë tjetër, veç ti inkurajojmë që zgjidhjet e shekullit të 21, të mos i bëjnë me mendësitë e një shekulli më parë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ballkani i 2018 sa i ngjashëm me atë të 1913!
Ballkani i 2018 sa i ngjashëm me atë të 1913!
https://2.bp.blogspot.com/-b6I9hjTZ9Q0/Wo9MHtT8hdI/AAAAAAAACUc/Nd2bBa1ci5ctjy6lq-CET0Mx-7O3jnYCwCLcBGAs/s640/alfred-peza2.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-b6I9hjTZ9Q0/Wo9MHtT8hdI/AAAAAAAACUc/Nd2bBa1ci5ctjy6lq-CET0Mx-7O3jnYCwCLcBGAs/s72-c/alfred-peza2.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ballkani-i-2018-sa-i-ngjashem-me-ate-te.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ballkani-i-2018-sa-i-ngjashem-me-ate-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy