Bamir Topi: Pabesia greke e Berishës, protokolli fals i Metës

Intervistoi Skënder Minxhozi/

EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Eshtë një moment interesant për të intervistuar ish-presidentin Bamir Topi. I larguar nga skalioni i parë aktivitetit politik, por me një përvojë të gjatë në dhomat sekrete të pushtetit në 27 vitet e fundit, z.Topi sheh sot nga distanca sesi klasa politike ku militoi për një kohë të gjatë, s’ka mësuar thuajse asgjë nga gabimet e saj. Më i pari prej tyre, ai i negociimit me palën greke, për një marrëveshje detare. Pa harruar edhe mënyrën sesi qeveriset vendi dhe sesi bëhet opozicioni ndaj qeverisë.

Zoti Topi, duke ju falenderuar për këtë intervistë, doja t’ju pyes fillimisht sesa po e ndiqni debatin më të fundit rreth marrëveshjes detare me Greqinë dhe pretendimeve të Presidentit Meta dhe qeverisë Rama për procesin e negociatave? Si e gjykoni rolin e kreut të shtetit në këtë mes, po atë të ekzekutivit?

Natyrisht që e ndjek me vëmendje dhe më kërshëri njëkohësisht. Interesi për çështje me rëndësi për kombin “atakon” ndjenjat e çdo qytetari, pavarësisht nivelit kulturor dhe mundësisë për të ndikuar, madje mesa kam hulumtuar, patriotizmi është më i shprehur në shtresat e thjeshta shoqërore, sesa politika apo shtresa e kultivuar intelektualisht, të cilët të përfshirë në këtë debat lidhur më marrëveshjen detare më Greqinë, më tepër kanë krijuar kakofoni dhe konfuzion pasi janë pozicionuar politikisht.
Por mbi të gjitha çështja komplikohet edhe në nivele të larta të politikës e shtetit për shkak të një pamjaftueshmërie të kulturës politike në komunikim e cila ndikon në cilësinë e vendimarrjes.
Në këtë çështje, personalisht kam mundësinë të vlerësoj skemën e marrëdhënjeve politike dhe institucionale në mënyrë relative se çka ndodhur në vitin 2009 dhe çndodh në raportet Qeveri-President, përsa i përkët çështjes së negociatave për detin.

Sot mesa shoh palët në lojë kanë dukshëm një krizë të marrëdhënies të besimit, të cilat u shfaqën në kohën kur Z. Meta do të zgjidhej President.

Qysh nga ajo kohë, nuk ka më “takime të së mërkurës” kur Rama e Meta bënin sikur.

Sot për pasojë komunikimi është gjithashtu në krizë dhe kjo po shfaqet edhe në këtë rast. Pra në mënyrë të përsëritur kemi një krizë të binomit Kryeministër-President të rradhës, i cili duket si një film i parë.

Në këtë atmosferë Z. Meta, me të marrë shkresën zyrtare nga Ministri i Jashtëm, i cili kërkonte Plotfuqishmërinë Presidenciale, iu drejtua në mënyrë telefonike paraardhësve të tij për një cikël konsultimesh.

E kam quajtur një lëvizje normale, madje racionale që të konsultohet me një eksperiencë 25-vjeçare të paraardhësve, për një problem që i kalon besoj kufijtë e linjave politike.

Në këtë takim kam dhënë opinion përsa më është kërkuar duke thënë se:

Së pari e quaj të dobishëm takimin konsultativ.

Së dyti; ka një hap kushtetues në kërkesën për plotfuqi, ndryshe nga praktika e vitit 2009.

Së treti; Ndonëse vërejtje formale, por sipas meje korespondenca duhet të ishte midis Kryeministrit dhe Presidentit.

Së katërti; Struktura e grupit negociator duhet të ishte nominale.

Së pesti; Sikurse e kërkon vendimi i gjykatës Kushtetuese i prillit 2010, duhej të eklspozohej qartë përmbajtja e bisedimeve.

Së gjashti; Kam sugjeruar që ekipi negociator të mbështetet nga 2-3 ekspertë ndërkombëtarë me njohuri të thella në këtë fushë.

Pavarësisht mendimeve tona, është vetë Presidenti aktual që merr vendimet e tij, që siç e kemi parë ka kërkuar korrigjime për t’i bërë negociatat efektive.

Duke parë këtë klimë të politizuar, i rikthehem nevojës që sidomos për çështje shumë të ndjeshme për publikun, do të duhej të kishte një takim kokë më kokë Kryeministër- President dhe pas gjetjes së akordit, gjërat mund të dilnin në publik për të treguar që luhet me “fanellën” e ekipit kombëtar dhe jo fanellën e klubeve. Pavarësisht nivelit të komunikimit, konflitet diku të fshehura, diku të hapura nuk mund të ekspozohen si në këtë rast, sepse kjo e çon Shqipërinë në bisedime me një psikozë pasigurie, për çka do bisedohet me palën greke.

Ju keni qenë në krye të shtetit, në momentin kur qeveria Berisha ndërtoi një draft marrëveshje të ngjashme me Athinën, pa marrë plotfuqishmërinë nga ju, për ekipin negociues. Si e kujtoni sot pas nëntë vjetësh, atë moment delikat të politikës tonë të jashtme?

Padyshim e kujtoj mirë, që përtej memories institucionale, këto ditë kam riparë shënimet e mia, të mbajtura në kronologjinë e zhvillimeve dhe një analizë politike mbi rrethanat, aktorët dhe mungesën e plotë të komunikimit të Qeverisë me Presidentin.
Në shkurt të vitit 2009, në konferencën e përbashkët për mediat, Ministrat e Jashtëm Basha e Bakojanis folën për gjithçka, por nuk zunë në gojë marrëveshjen e Detit.
Në prill të po atij viti, gjatë vizitës së kryeministrit grek në Tiranë, Berisha dhe Karamanlis folën për shumë gjëra, veç për marrëveshjen e saponënshkruar para tyre nuk folën asnjë fjalë.
Nuk e di, a ishte një akord mes palëve, por gjithçka kaloi në errësirë dhe në mungesë të plotë të transparencës.
Gabimi u thellua kur u ekspozua lista e grupit negociator prej 11 vetësh, i cili drejtohej nga Sekretari i Përgjithshëm i MPJ, Ferit Hoxha, duke anashkaluar një proçedurë detyruese kushtetuese, për të marrë plotfuqinë tek Presidenti, sikurse po ndodh tani.
Meqenëse marrëveshja do të diskutohej në Parlament, kur jam pyetur jam shprehur publikisht që sido të jetë vendimi i Parlamentit, unë nuk do të dekretoja një marrëveshje të kthyer me ligj, përderisa iniciatorët kishin thyer rëndë kushtetutën.
Për këtë arsye Gjykata Kushtetuese e vënë në lëvizje nga një grup deputetësh të opozitës të asaj kohe, pasi mori dhe qëndrimin e Presidentit, vendosi të bëjë nul atë marrëveshje, do të thotë të paqenë.

Si e gjykoni faktin që ende sot, si Berisha, ashtu dhe Basha, vijojnë të pretendojnë se ajo marrëveshje ka qenë më e mira dhe se do ta votonin sërish po t’ju jepej mundësia?

Përsa e njohim Berishën, unë besoj më shumë se ju, nuk ka asgjë për t’u habitur.
Fjala e urtë popullore “nuk kam turp, nuk ke çfarë më bën” gjen vendin në këtë mënyrë sjelljeje. Ai, por dhe ministri i tij i Jashtëm, do të bënin mirë të paktën të ndiqnin këtë situatë pa u prononcuar.

Për më tepër, e quaj fyese për institucionin e Presidentit të thirret për konsultë njeriu, i cili në mënyrë demonstrative, të vetëdijshme dhe antikushtetuese refuzoi të njohë institucionin, nga i cili duhej të merrte plotfuqinë për negociatat.
Në politikën botërore, nuk di një rast të dytë që i njëjti person, për të njëjtën çështje publikisht sillet ndryshe.
Ky mendoj se është një demostrim i një karagjozllëku politik, që duhet dënuar me forcë. Unë arrij të kuptoj “detyrimin” protokollor të Presidentit Meta, por ai që duhej ta kishte evituar me elegancë, gjë që nuk më rezulton, është pikërisht ish kryeministri.

Ju jeni një figurë politike që është parë në dekadën e fundit si një alternativë serioze e të majtës dhe të djathtës zyrtare, por pa një parti politike të fuqishme pas vetes. Nëse ju pyes rreth shkaqeve të këtij “handikapi”, cilat do të ishin ato sipas jush?

Shikoj një konstatim të rëndësishëm nga Ju, në pyetjen që më drejtoni. Ka të vërteta, por që kushtëzohen fort nga ngjarje që i kemi jetuar sëbashku, unë por dhe ju. Gjithçka, ose me shumë gjasa burojnë nga marrëveshja për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Ai moment historik, politik dhe ligjor, një proçes i kundërshtuar fort nga unë atëherë në krye te Shtetit, por edhe nga disa deputetë të cilët në grup u “përjashtuan” nga Partia Demokratike.
Pra, ajo marrëveshje filloi të ngjizej në konspiracion të plotë midis Berishës e Ramës, vetëm pak ditë pas tragjedisë së Gërdecit, kur plagët ishin të hapura dhe rridhnin gjak.

Çfarë interesi kishin palët në këtë moment demokratik për të ndryshuar tërësisht kuadrin ligjor të sistemit politik?
Pse opozita e kohës mirëpriti ftesën e një pushteti në krizë, duke bërë atë që asnjë opozitë nuk do ta bënte në ato kushte?
Interesi i përbashkët ishte ndryshimi i themeleve të godinës se shtetit për “të rregulluar” apartamentet e tyre komode.
Pra është prishur sistemi politik në interes të dy individëve, ku në çdo kohë njëri prej tyre ndjehet në pushtet edhe kur është në opozitë. Kjo besoj është arsyeja themelore, pse pas vitit 2008 kemi vazhdimisht krizë të marrëdhënieve institucionale në Parlament, Qeveri -President dhe vetë një sjellje kaotike dhe servile të partive politike në aleanca mbijetese. Sipas gjykimit tim sot në Shqipëri nuk ka një marrëveshje morale e demokratike midis udhëheqësit politik e popullit, por një raport të frikshëm midis sundimtarëve dhe shoqërisë. Kjo e bën konkurimin e vlerave tepër të vështirë, sjell deziluzijon tek mbështetësit sepse zgjedhjet vidhen, media uzurpohet në interes të sundimtarëve që mashtrojnë me koperturë demokratike.
Mesa shoh, në këtë sistem është më e lehtë të bëjë karrierë një anonim dhe i paditur sesa njerëz të kultivuar dhe me dinjitet e personalitet publik. Pra siç shihet nga viti 2008, personalisht kam qenë në <> midis një socialisti ekstravagant dhe një komunisti i veshur si i djathtë.
Mungesa e përfaqësisimit politik me ngjyra ka bërë që Shqiptarët të kthehen për të parë filmat bardhë e zi të bojatisur.

Si do t’i përgjigjeshit pyetjes direkte, sesi po qeveris qeveria dhe si po bën opozitë opozita?

Ka një tregim që vjen nga koha e komunizmit, kur dikush hypi në trenin e gabuar në stacionin e Vorës.

Pyetjes se bashkëudhëtarit se për ku po shkonte, bashkëbiseduesi i tha se po shkonte në Durrës.
-Po ti?
– Në Tiranë
Duke parë këtë pamje komike, tjetri i përgjigjet;
-Hej, çfarë ka bo kjo partia jonë, me një tren, në një vagon, njëri për Durrës tjetri për Tironë.

Këtë fabul e shikojmë të jetësuar sot në trenin e politikës dhe në shumë politika të institucioneve.
Nuk dinë ku hypin, nuk dinë me kë udhëtojnë nuk dinë se ku do shkojnë.
Zhurmë, kakofoni për gjëra që për një vend të vogël të dërrmuar nga historia e shkuar, por e përkëdhelur nga konjukturat e sotme, shpërdorojnë fatin, duke shpërdoruar detyrën. Kërkohen reforma dhe reformat vonohen qëllimisht. Në këto kushte, paradoksalisht Edi Rama duhet të ndihet i qetë, madje i lumtur për opozitën që ka përballë, pasi në kushte të tjera nuk do mund të qeveriste gjatë me kualitetin e qeverisë së tij.

Të futesh në cilësinë e qeverisë dhe qeverisjes besoj është temë e gjerë, por e thënë me pak fjalë kam qenë skeptik nga fillimi, por gjërat i kanë shkuar më keq.
Në pesë vjet nuk shohim asnjë “trofe” politike që të mbetet në memorie.
“Suksesi i vërtetë” është prodhimi i një pushteti arrogant, tipar edhe i qeverisë paraardhëse, por i përkeqësuar tek qeveria aktuale.
Të drejtosh politikisht nuk do të thotë të sundosh. Drejtimi fillon me kulturën e komunikimit, të cilën nuk e pashë një herë të vetme tek Edi Rama, veç rasteve kur është ndjerë në hall.
Personaliteti dhe sjellja konjukturale nuk ka qenë adhuruar nga unë kurrë.

Sipas meje, fjalori i varfër politik, fyes dhe sidomos “thika mbas shpine” në marrëdhënie më partnerë politikë, është tipar karakteristik i Ramës që drejton një qeveri mjerisht pa shkëlqim dhe në dekadencë.
Qeverisja nuk shtyhet duke u menduar gjatë natës për batutën e ditës tjetër, por duke kaluar netë pa gjumë për të drejtuar një vend të raskapitur dhe të drejtuar keq.
Mendoj që nuk kam nevojë të futem në hollësira, mjafton të them se një politikë që përbuz shkencën dhe bazohet tek padija dhe mediokriteti i veshur “me frak” nuk të çon gjëkundi.
Sundimi pa rregulla të mira në politikë, media e shoqëri nuk çojnë larg, por shpresat janë venitur, se pa një ndryshim të sistemit, rrezikojmë si shoqëri të hamë të njëjtin “Sanduiç” me mungesa të thella të kulturës politike dhe me shumë arrogancë dhe paaftësi./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Bamir Topi: Pabesia greke e Berishës, protokolli fals i Metës
Bamir Topi: Pabesia greke e Berishës, protokolli fals i Metës
https://3.bp.blogspot.com/-EwGFFihyYek/WpCm5895PdI/AAAAAAAACZc/l1c6EF67FtUMY8BLY2GTZ2Jv5KN3pVN_QCLcBGAs/s640/bamir-topi.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-EwGFFihyYek/WpCm5895PdI/AAAAAAAACZc/l1c6EF67FtUMY8BLY2GTZ2Jv5KN3pVN_QCLcBGAs/s72-c/bamir-topi.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/bamir-topi-pabesia-greke-e-berishes.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/bamir-topi-pabesia-greke-e-berishes.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy