Bankat në Shqipëri, fitime rekord gjatë 2017-s

Gjatë vitit 2017, bankat e nivelit të dytë në Shqipëri realizuan fitime rekord prej 22 miliardë lekësh, pavarësisht se aktiviteti kryesor i bankave, pranimi i depozitave dhe dhënia e kredive mbetën në stanjacion në krahasim me vitin 2016.

Nga Gjergj Erebara

Sistemi bankar shqiptar realizoi fitime neto prej 22.1 miliardë lekësh ose mbi dy herë më shumë se sa në vitin 2016, ku shumica dërrmuese e fitimeve u furnizuan nga ulja e nevojës për provigjione për kredi të këqija. Fitimet neto prej 22.1 miliardë lekësh janë më të lartat e shënuara ndonjëherë në historinë e shkurtër të bankingut shqiptar dhe janë të barabarta më një kthim mbi asetet prej 1.5% dhe normë kthimi mbi kapitalin aksioner prej 15.7%. Të dhënat u publikuan të mërkurën nga Banka e Shqipërisë dhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave.

Kreditë në stanjacion, interesat në rënie

Interesat e kredive në Shqipëri janë në nivelin më të ulët të shënuar që nga koha kur Shqipëria filloi të ketë kredidhënie bankare dy dekada më parë, megjithatë, portofoli i përgjithshëm i kredive të dhëna në fund të vitit 2017 është 600 miliardë lekë (afro 4.5 miliardë euro) dhe pothuajse i pandryshuar në krahasim me vitin 2016. Volumi i kredisë për ekonominë ka qenë në stanjacion tashmë prej vitesh, për shkak se bankave iu desh të klasifikonin si të humbura një pjesë të konsiderueshme të kredive të dhëna më parë. Duke reflektuar faktin që kreditë për biznese kanë pasur normë moskthimi më të lartë se sa kreditë për familjet, gjatë vitit 2017, kredia për korporatat ka rënë me 2% ndërsa kreditë për individët u rritën me 5.5%.

Të ardhurat nga interesi ranë me 3.8%, ndërsa shpenzimet për interesa ranë me 16% gjë që i mundësoi bankave të mbanin pothuajse të pandryshuara të ardhurat neto nga interesi, të cilat ishin në masën 44.2 miliardë lekë. Pavarësisht vështirësive të mëdha ekonomike të shqiptarëve gjatë viteve të fundit, bankat kanë pasur mundësi që të ulin interesat e dhëna për depozitat në masë më të madhe se sa ulja e interesave të kredive. Kështu, interesat e paguara nga bankat ranë nga 14.4 miliardë lekë në vitin 2015 në 10.8 miliardë më 2016. Marzhi i fitimit bruto nga interesat u rrit në 83% në vitin 2017, gjë që do të thotë se bankat mesatarisht për çdo lek interes të paguar për depozitat kanë fituar më shumë se 4 lekë interesa nga kreditë dhe letrat me vlerë. Marzhi i fitimit bruto ishte rreth 50% gjatë viteve 2003-2013 ndërsa u rrit me shpejtësi në tre vitet e fundit.

Lehtësia me të cilën bankat ulin koston e mbajtjes së depozitave i ka mundësuar atyre të rrisin fitimet në një kohë kur kredia ka qëndruar në stanjacion./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7960,Camëri,108,Editorial,1709,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2372,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1777,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Bankat në Shqipëri, fitime rekord gjatë 2017-s
Bankat në Shqipëri, fitime rekord gjatë 2017-s
Bankat në Shqipëri, fitime rekord gjatë 2017-s
https://4.bp.blogspot.com/-dUp252ga5Y0/Wn2Q1ZK6eBI/AAAAAAAASEo/O2rnNp45TE0U_j2Jm-sKKxn0pJYNH6v0ACLcBGAs/s640/banka.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-dUp252ga5Y0/Wn2Q1ZK6eBI/AAAAAAAASEo/O2rnNp45TE0U_j2Jm-sKKxn0pJYNH6v0ACLcBGAs/s72-c/banka.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/bankat-ne-shqiperi-fitime-rekord-gjate.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/bankat-ne-shqiperi-fitime-rekord-gjate.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy