BERZH: Me këto ritme Shqipërisë do i duhen 30 deri 200 vite që të arrijë standardet e BE-së

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë në axhendën e tyre një seri reformash të brendshme por edhe të lidhura me njëra-tjetrën që synojnë ngushtimin e hendekut që ekziston mes Bashkimit Europian dhe këtij rajoni. Kjo vjen në kushtet kur integrimi mbetet busulla e orientimit për të gjitha këto vende.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport të fundit të saj bën një vlerësim të konvergjencës së Ballkanit Perëndimor me mesataren e standardit të jetesës në BE. Sipas kësaj analize janë nxjerrë tre skenarë, optimist, skenari bazë dhe pesimisti.

“Konvergjenca e plotë me mesataren e standardit të jetesës në BE mund të marrë shumë dekada. Një skenar bazë që përdor rritjen mesatarë për periudhën 2001-2016 tregon se 6 vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në mesatare mund të arrijnë një GDP-në për frymë mesatare të BE-së për gati 60 vite.

Një skenar optimist që përdor nivelin e rritjes së periudhës së para krizës tregon se mund të arrihet standardi i jetesës i BE brenda më pak se 40 vite ndërkohe që në skenarin pesimist që përdor mesataren e rritjes së post krizës rezulton që arritja e BE-së do të vinte pas 200 vitesh. Shpejtësia me të cilën kapet ritmi do të varet nga shpejtësia me të cilën do të adresohet sfidat që pengojnë zhvillimin e rajonit në potencialin e tij të plotë” thuhet në raport.

Sipas të gjitha gjasave vendet e Ballkanit Perëndimor në skenarin bazë kapin BE-në në vitin 2078, në skenarin optimist në 2053 dhe në atë pesimist në 2220.

Rritja mesatare e GDP-së për frymë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është sa gjysma e mesatares së 11 vendeve të Europës Lindore dhe sa një e katërta e rritjes në ekonomitë e zhvilluara të Europës Perëndimore. Problemi që duket se kërkon edhe zgjidhjen e shpejtë sipas BERZH është garantimi i një rritje produktive afatgjatë.

Arsyet që mbajnë peng këtë rritje produktive që mbetet e ulët sipas analizës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim variojnë nga vite të tëra me investime të ulëta në insitucionet ë dobëta dhe një mjedis biznesi të vështirë.

“Sektori privat është kontribuuesi kryesor në ekonomi në të gjitha këto vende gjithsesi shteti ka një rol dominat në disa industri kyçe dhe kanë para një axhendë të ngjeshur privatizimesh. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dominojnë sektorin privat dhe llogarinë për të paktën dy të tretat e vlerës së shtuar në mesatare” thuhet në analizë./ I.M-Monitor/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: BERZH: Me këto ritme Shqipërisë do i duhen 30 deri 200 vite që të arrijë standardet e BE-së
BERZH: Me këto ritme Shqipërisë do i duhen 30 deri 200 vite që të arrijë standardet e BE-së
https://3.bp.blogspot.com/-XiofdtzNP5g/WpSxl2DGVII/AAAAAAAACrE/u_uzlFm9Jv0M7mL-KfIqX2GonMT0LYEDACLcBGAs/s640/ekonomiak-678x381.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-XiofdtzNP5g/WpSxl2DGVII/AAAAAAAACrE/u_uzlFm9Jv0M7mL-KfIqX2GonMT0LYEDACLcBGAs/s72-c/ekonomiak-678x381.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/berzh-me-keto-ritme-shqiperise-do-i.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/berzh-me-keto-ritme-shqiperise-do-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy