Bizneset shqiptare në Itali, dominojnë ndërtuesit: Në 2017-n u mbyllën 1300 kompani

Ndërmarrjet e themeluara nga shqiptarët në Itali kanë pësuar tkurrje gjatë 2017-s. Në fund të vitit që lamë pas sipas Bashkimit të Dhomave të Tregtisë së Italisë dhe të Movimrepse numëroheshim 30,021 sipërmarrje të themeluara nga emigrantët shqiptar në të gjithë Italinë.

E megjithatë sipërmarrjet shqiptare kanë njohur tkurrje gjatë 2017-s, duke operuar 1308 njësi biznesi më pak.

Sipas të dhënave të publikuara, sektori që ka numrin më të lartë të bizneseve të themeluara nga shqiptarët sigurisht që është ndërtimit. 19,511 biznese, nga 30,021 në total, operojnë në fushën e ndërtimeve të specializuara, ndërsa 2,979 operojnë në fushën e ndërtimeve të godinave. Bizneset në sektorin e ndërtimeve zënë thuajse 72 për qind të totalit të gjithë aktiviteteve të shqiptarëve në Itali.

Në sektorin e tregtisë me pakicë dhe shumicë, si dhe në sektorin e shërbimeve operojnë përkatësisht rreth 16 për qind e sipërmarrjeve të themeluara nga shqiptarët.

Pesha e sipërmarrjeve është më e ulët në sektorët prodhues, agro-përpunues dhe transport, ku sipërmarrjet shqiptare përllogariten të jenë rreth 2000.

Për sa i përket qyteteve italiane ku sipërmarrësit shqiptarë kanë marrë më së shumti iniciativë të ngrenë bizneset e tyre janë: Firence me 1,702 biznese, Milano me 1,608 biznese, Genova me 1,356 biznese, Torino me 1031 biznese, Savona me 998, Roma me 917 biznese, Perugia me 702. Qytetet në jug të Italisë kanë një numër më të vogël të bizneseve me themelues shqiptarë.

Në totalin e sipërmarrjeve të themeluara nga të huajt, sipërmarrjet shqiptare kanë një peshë vetëm 4 për qind dhe renditën të katërt, pas sipërmarrjeve të themeluar nga kinezët, marokenët dhe rumunët.

Sipërmarrjet e themeluara nga emigrantët në Itali
Edhe pse përfaqësojnë rreth 8.3 për qind të popullsisë, emigrantët kanë themeluar rreth 9.6 për qind të sipërmarrjeve aktive në shtetin Italian. Sipas të dhënave të përpunuara nga Dhomat e Bashkimit Tregtar dhe Movimprese, në fund të vitit 2017, ishin rreth 587 mijë sipërmarrje aktive të themeluara nga emigrantët në Itali, me një rritje me 19 mijë ndërmarrje krahasuar menjë vit më parë. Një vit më parë sipërmarrjet e themeluara nga të huajt ishin 575 mijë, me një ritëm rritje më të ulët se në 2017-en. /monitor/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7950,Camëri,108,Editorial,1706,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Bizneset shqiptare në Itali, dominojnë ndërtuesit: Në 2017-n u mbyllën 1300 kompani
Bizneset shqiptare në Itali, dominojnë ndërtuesit: Në 2017-n u mbyllën 1300 kompani
https://2.bp.blogspot.com/-MZfTD1lQ_bo/WpX_xYQvvLI/AAAAAAAACtM/xeau2V4UCUUNRXJ6yWSYgrCLyCZVT1XfwCLcBGAs/s640/tatime-biznes-1-2.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-MZfTD1lQ_bo/WpX_xYQvvLI/AAAAAAAACtM/xeau2V4UCUUNRXJ6yWSYgrCLyCZVT1XfwCLcBGAs/s72-c/tatime-biznes-1-2.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/bizneset-shqiptare-ne-itali-dominojne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/bizneset-shqiptare-ne-itali-dominojne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy