Çelet fondi, BERZH: 35 mln euro për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

, Çelet fondi, BERZH: 35 mln euro për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen e grantit me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për financimin e projektit të rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës. Granti i investimit nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor arrin në shumën 35.4 milionë euro.
Drejtoria e Hekurudhës pritet të hapë në fund të muajit shkurt tenderin me vlerë 100 milion euro, për rikonstruksionin e linjës hekurudhore me gjatësi 34.2km. Fondi është gati (90.45 milionë euro, plus 6 milionë vlerë e TVSH-së) dhe investimi për këtë projekt është siguruar nga grantet e donatorëve dhe kreditë e huaja.
Financuesit kanë vendosur që linja hekurudhore të lidhë Durrësin me Tiranën dhe në kilometrin e 28 të bëhet shkëmbimi i trenave pranë Rinasit. Linja hekurudhore përfshin largimin e trenave me naftë përfundimisht dhe zëvendësimn e tyre me trena elektrikë në linjën Durrës-Rinas-Tiranë e anasjelltas./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button