Deutsche Welle ngre alarmin: Më shumë se 100 të rinj shqiptarë i janë bashkuar ISIS

Deutsche Welle i ka kushtuar një kronikë të zgjeruar predikuesve radikalë të islamit në Shqipëri.

Sipas hulumtimeve, mbi 100 të rinj shqiptarë janë nisur për të luftuar për ISIS-in në Siri dhe Irak.

Rreth gjysma e tyre raportohen si të vrarë, zhdukur apo që nuk dëshirojnë të kenë asnjë kontakte me vendin.

DW ka vizituar burgun e Fushë-Krujës ku ka biseduar me disa prej personave që vuajnë dënimin për terrorizëm.

Të ashtëquajturit “klerikë” myslimanë, edhe pse gjenden prapa hekurave, ende përkrahin militantët e “shtetit islamik”.

Ata nënvizojnë se duhet të ishin të parët që të shkonin në vatrat e luftës për të mbrojtur popullsinë myslimane nga forcat e NATO-s dhe ushtria e presidentit sirian Bashar Al-Assad.

Një prej tyre është edhe Fadil Myslimani i cili sipas vendimit të gjykatës rezulton se përmes propagandës fetare ka frymëzuar disa shqiptarë që të ndjekin rrymën tekfiriste dhe salafiste të islamit për t’u përfshirë në luftimet e xhihadistëve në Siri.

“Shteti islamik kërkon që të vendosë drejtësi në tokë dhe të sundojë ligji i zotit. Nuk është terrorizëm. Kjo është kërkesa jonë e vetme. Ai u krijua për të hedhur poshtë diktatorin Basharal–Assad ku edhe prindërit e gjyshërit e tij kanë drejtuar po me të njëjtën mizori. Pse nuk përdoret termi terrorizëm i krishterë, budist por veç islam? Nuk ndjehet SHBA dhe Evropa për këtë,” ka rrëfyer Fadil Myslimani për televizionin ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle.

Reporterët vizituan edhe fshatin Leshnicë të Pogradecit, i cili u shndërrua në një bazë të islamit radikal në Shqipëri.

Duket se sot gjithçka ka përfunduar dhe banorët i janë rikthyer jetës normale. Ata që vuajnë ende janë familjarët e personave të zhdukur që morën rrugën për në Siri.

Të gjendur të pashpresë për t’i parë sërish, ata apelojnë për rikthimin e tyre.

Kryeplaku i fshatit Vladimir Lipo tregon se personat që ikën nga fshati për të luftuar në Siri nuk kanë qenë problematikë duke shprehur habi se si ata mundën të binin pre e islamit radikal./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Deutsche Welle ngre alarmin: Më shumë se 100 të rinj shqiptarë i janë bashkuar ISIS
Deutsche Welle ngre alarmin: Më shumë se 100 të rinj shqiptarë i janë bashkuar ISIS
https://3.bp.blogspot.com/-Vaksz0OP7wE/WoGUvfIXrEI/AAAAAAAASeA/sLNYPERAMaMs3KnHHGBK6PSCjiGxrKcgQCLcBGAs/s640/isis-3.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-Vaksz0OP7wE/WoGUvfIXrEI/AAAAAAAASeA/sLNYPERAMaMs3KnHHGBK6PSCjiGxrKcgQCLcBGAs/s72-c/isis-3.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/deutsche-welle-ngre-alarmin-me-shume-se.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/deutsche-welle-ngre-alarmin-me-shume-se.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy