Dikur Italia ishte “toka e premtuar” e shqiptarëve, sot Shqipëria destinacion i italianëve

Ishin ditët dhe muajt e parë pas dekadash diktaturë të egër, ku shqiptarët me çfarë do lloj mjeti rrokën mundësinë për tu larguar nga Shqipëria, për një jetë më të mirë. Një pjesë prej tyre zgjodhën vendin fqinj atë përtej detit, Italinë.

Eksodi masiv i fillim viteve 90-të padyshim është një nga ngjarjet më të trishta të periudhës së fillimit të demokracisë, ku shumë nga të larguarit arritën në Itali e të tjerë humbën jetën tragjikisht në det.

Sot rreth 480 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, janë një komunitet i madh të cilët kanë gjetur hapësirat e tyre në vendin fqinj.

Por rreth 25 vite më parë askush nuk do të kishte imagjinuar se vetë italianët do të kthenin sytë nga Shqipëria, jo vetëm për të vizituar atraksionet kulturore, apo për të shijuar plazhet dhe bukuritë natyrore, por për të jetuar dhe punuar.

Sot në Shqipëri mendohet se jetojnë mbi 25.000 italianë, të cilët kanë lënë shtëpitë dhe qytetin e tyre për një jetë më të mirë në vendin tonë. Ata janë të rinj që studiojnë në Shqipëri e shumë të tjerë janë të punësuar apo kanë hapur bizneset e tyre.

Italianët në Shqipëri janë fokusuar kryesisht në sektorin e energjisë së rinovueshme, në atë digjitale, por kryesisht në bizneset e shërbimit siç janë restorantet.

Media italiane jo rralle herë ka shkruar për fenomenin e emigrimit të italianëve në vendin tonë, madje ka nga ato gazetarë që e quajnë Shqipërinë, Amerikën e italianëve.

Janë shumë faktorë që kanë joshur fqinjët për ta parë Shqipërinë si vendin ku jetojnë dhe punojnë. Çmimet e ulëta të qirave të shtëpive, të bizneseve të shërbimit, lehtësirat fiskle, por edhe për faktin se shqiptarët janë njohës të mirë të gjuhës italiane.

Por në të vërtetë si ndjehen ata në vendin tone dhe a është Shqipëria vërtet Amerika e Italianëve.

Francesca Tarallo dhe Fabio Rocchi janë dy shtetas italianë, të cilët kanë ardhur për të punuar në vendin e tonë. Të ftuar në “Pasdite në “Top Channel”, ata tregojnë pse zgjodhën vendin tonë për të punuar dhe jetuar, ndërsa shumë shqiptarë kanë provuar fatin në Itali.

Francesca shprehet se Shqipëria është një vend i veçantë për italianët. “Shqipëria është një vend i veçantë, nuk mund të krahasohet me përvojën që italianët mund të bëjnë në një vend tjetër. Këtu një pjesë e madhe flasin italisht. Italianët e fshehin origjinën e tyre në vendet e tjera, ndërsa e kundërta ndodh në Shqipëri”, thotë ajo.

Ndërkohë, Fabio thotë se vendi ynë është në ndryshim dhe kjo gjë është mjaft interesante për të. “Në Firence është e vështirë të punosh. Në Tiranë mund të bësh gjëra që në Itali nuk mund t’i bësh. Largohesh për pak kohë dhe pas pak ditësh gjen një pallat të ri. Qyteti është në ndryshim të madh. Vështirësitë janë ato që pak a shumë i njohim”, thotë Fabio.

Fabio thotë më tej se e ardhmja e tij është në Tiranë, ndërsa Francesca thotë shpresoj të jem jetoj këtu./TCh//ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6999,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2070,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,410,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dikur Italia ishte “toka e premtuar” e shqiptarëve, sot Shqipëria destinacion i italianëve
Dikur Italia ishte “toka e premtuar” e shqiptarëve, sot Shqipëria destinacion i italianëve
Dikur Italia ishte “toka e premtuar” e shqiptarëve, sot Shqipëria destinacion i italianëve
https://1.bp.blogspot.com/-eZ_b2GSKALc/WnV2pnfEFwI/AAAAAAAARPg/KumFnO85-v8ZC7GD-3XGJar4U28nrGolwCLcBGAs/s640/tirane-skenderbeu-1.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-eZ_b2GSKALc/WnV2pnfEFwI/AAAAAAAARPg/KumFnO85-v8ZC7GD-3XGJar4U28nrGolwCLcBGAs/s72-c/tirane-skenderbeu-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/dikur-italia-ishte-toka-e-premtuar-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/dikur-italia-ishte-toka-e-premtuar-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy