“Do t’i shkaktoj tjetër dhimbje Skocisë, kësaj here me Shqipërinë”

Christian Panucci ka pranuar se dëshiron ta nënshtrojë Skocinë në më shumë se mjerim, kur ekipi i drejtuar prej tij, kombëtarja e Shqipërisë, të luajë në Ligën e Kombeve, më vonë, këtë vit. Kujtojmë se Panucci shënoi golin e Italisë në “Hampden”, në vitin 2007, i cili shuajti shpresat e ekipit kombëtar skocez për të arritur finalen e “Euro 2008”, në rrethana të diskutueshme.

Ai e shënoi golin kundër skuadrës së drejtuar nga Alex McLeish, pasi arbitri spanjoll, Manuel Enrique Mejuto Gonzalez, dha një goditje të lirë për vizitorët (italianët). Ish-lojtari i Milanit, Real Madridit, Interit, Chelsea dhe Romës, Panucci, tani është përgjegjës për drejtimin e Shqipërisë dhe shpreson që prania e tij mund të ketë sukses të ngjashëm kundër këtij vendi.

Duke folur për mediat skoceze, më konkretisht për “The Herald”, trajneri kuqezi ka nënvizuar: “Mbaj mend që shënova golin e fitores për Italinë në vizitën time të fundit në Skoci, por si menaxher i Shqipërisë, tani do të jetë shumë më e vështirë për të fituar në Glasgoë.

Goli im erdhi nga një goditje e lirë, e ekzekutuar nga Andrea Pirlo. Nuk mbaj mend se ka pasur ndonjë polemikë mbi dhënien e kësaj goditjeje të lirë. Por, sigurisht, atmosfera ishte fantastike, e pabesueshme. Mbaj mend ndeshjen dhe të luash në fushën e Skocisë është e vështirë për çdo ekip. Nëse unë i bëra tifozët e Skocisë të zemëruar atë natë, në vitin 2007, atëherë shpresoj të bëj të njëjtën gjë si trajner i Shqipërisë.

Megjithatë, nuk është e lehtë të luash në “Hampden”. Shqipëria ka një kombëtare të mirë dhe unë do të thoja që të tria ekipet në grupin tonë të Ligës së Kombeve kanë shanse të barabarta për ta fituar të drejtën e vazhdimit më tej. Ne kemi lojtarë që luajnë në Itali, Gjermani dhe Zvicër.

Kemi karaktere të mira, skuadra po ndryshon, kështu që kemi një kombëtare të re, por me shumë kualitet. Është një sfidë krejtësisht e ndryshme nga ajo e imja në “Hampden”, tani me Shqipërinë, sepse kemi të bëjmë me një vend të vogël. Sidoqoftë, kemi lojtarë të mirë, me cilësi”.

Panucci pranon se do të ishte e vështirë për skuadrën e tij, për t’i rritur shanset e kualifikimit në “Euro 2020”, duke u klasifikuar i pari i grupit përkatës në Ligën C të Ligës së Kombeve.

“Skocia, tradicionalisht e gjithmonë ka pasur një kombëtare të mirë, – tha ai. – Sapo fillova në Genoa, kujtoj se ata luajtën në “Italia ’90”. Unë jam i befasuar që Skocia nuk ka qenë në një turne të madh prej kaq shumë kohësh, por shikoni Italinë, që humbi Kupën e Botës së kësaj vere. Ky është futbolli.

Italia ka një histori të madhe, por tani nuk është në një moment i mirë. Këto gjëra ndodhin. Megjithatë, tani po mendoj vetëm për Shqipërinë dhe ne duam të fitojmë grupin tonë të Ligës së Kombeve, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Është një grup i vështirë. Të tria ekipet kanë një shans për të triumfuar” – ka deklaruar ndër të tjera Christian Panucci./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Do t’i shkaktoj tjetër dhimbje Skocisë, kësaj here me Shqipërinë”
“Do t’i shkaktoj tjetër dhimbje Skocisë, kësaj here me Shqipërinë”
“Do t’i shkaktoj tjetër dhimbje Skocisë, kësaj here me Shqipërinë”
https://3.bp.blogspot.com/-L7fQcbi7lA8/WnLXc33yYOI/AAAAAAAARAA/YKp_fUwZURQ5UbSr4bokanOnZNvyicjngCLcBGAs/s640/panucci-11-696x393.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-L7fQcbi7lA8/WnLXc33yYOI/AAAAAAAARAA/YKp_fUwZURQ5UbSr4bokanOnZNvyicjngCLcBGAs/s72-c/panucci-11-696x393.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/do-ti-shkaktoj-tjeter-dhimbje-skocise.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/do-ti-shkaktoj-tjeter-dhimbje-skocise.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy