Dodë Tahiri, portieri shqiptar që bëri karrierë në Jugosllavi

Ndeshja e ndërprerë e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë ka dëshmuar për raportet aktuale mes dy popujve e dy vendeve. Por në të kaluarën, sipas gazetës së njohur beogradase “Politika”, në futboll ka pasur edhe ngjarje, të cilat mund të shërbejnë si shembull se si marrëdhëniet serbo-shqiptare mund të jenë shumë më të mira.

Kjo gazetë ka shkruar për historinë e Dodë Tahirit, portieri i Shqipërisë që ka bërë karrierë në Serbi para e pas Luftës së Dytë Botërore. Tahiri, i cili ka vdekur në vitin 1988 në moshën 69-vjeçare, besohet të jetë ndër lojtarët e parë nga Shqipëria që ka luajtur në Serbi.

Ai ishte portieri i Shqipërisë në dy ndeshjet e para të Kupës së Ballkanit të vitit 1946, turne të cilin Shqipëria e fitoi. Fillimisht Shqipëria humbi me Jugosllavinë (3:2), më pas mposhti Bullgarinë (3:1) e Rumaninë (1:0). Në fund doli e para me katër pikë sa kishte edhe Jugosllavia, e cila pat pësuar një gol më shumë.

Dodë Tahiri (në rreth) me Kombëtaren shqiptare në vitin 1946, kur Shqipëria fitoi Kupën e Ballkanit

Tahiri, para Luftës së Dytë Botërore, ka mbrojtur në zemër të Serbisë, në Shumadi. “Tahiri ishte shumë i drejtë. Kishte energji të jashtëzakonshme. Me prejardhje është nga Shkodra. Ai erdhi në Lazarevc në vitin 1938, ku mbrojti portën për Bashan. Aty e vunë re përfaqësuesit e Obiliqit të Arangjellovcit, të cilët e morën në klubin e tyre, ku qëndroi deri në vitin 1941″, – ka thënë për “Politika” Dushan Teofanoviç, që hulumton për klubet e vogla në Serbi.

“Ka garuar si Doda Pecoviç dhe Xhuri Tahir dhe ka krijuar miqësi të tillë që është kthyer pas shtatë viteve. Ishte pjesë e aktivit të fizkulturës ’19 shtatori’, ku jo vetëm që mbrojti deri në vitin 1953, por qe edhe trajner i ekipit të parë dhe i ekipit të të rinjve deri në vitin 1956. Kur u martua u zhvendos në Mladenovac. Atje ka ushtruar Jedinstvon e Mladenovacin dhe, sa herë që Shumadia ka pasur telashe, ka ardhur në Arangjellovc që t’i ndihmojë, si në 1961-62, 1964″, – thotë autori serb.

Tahiri ka lindur në vitin 1918 në Pecaj të Dukagjinit dhe besohet që kjo të jetë arsyeja që në Serbi ka luajtur edhe me mbiemrin Pecoviç. Sipas gazetës serbe, ka vdekur në Mladenovac, ku edhe është varrosur. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Tahiri ishte në Shqipëri dhe luftoi kundër gjermanëve. Për të thuhet se ka qenë portier i shkëlqyer.

Me Vllazninë e Shkodrës ka fituar titujt e Shqipërisë në vitet 1945 e 1946, ndërsa më pas karrierën e ka vazhduar te Buduçnosti i Podgoricës dhe dy vjet u paraqit në kampionatin e Jugosllavisë. Në një shkrim të publikuar në “Shkodra Sport” nga Prelë Milani, bëhet e ditur se Dodë Tahirit në moshë të re i ka vdekur nëna dhe se njerka e tij ishte nga Podgorica. Ai është rritur dhe arsimuar në këtë qytet.

Për Buduçnostin kishte mbrojtur që në vitin 1935. Babai i tij ishte Tahir Xhuri, emër të cilin Dodë Tahiri po ashtu e përdori gjatë karrierës në Serbi, por si Xhuri Tahir. Dodë Tahiri është bërë i famshëm në shkurt të vitit 1944, kur pati hedhur një granatë në drejtim të patrullës gjermane që po e shoqëronte për në “gestapo”.

Dodë Tahiri ka luajtur edhe për Hajdukun e Splitit dhe për përfaqësuesen e Malit të Zi, që më 8 qershor të vitit 1947 u përball me Vojvodinën. Pas luftës ai ishte kthyer në Mal të Zi, përkatësisht te të afërmit e tij në Hot, për shkak të hasmërisë. Raportohet se në vitin 1948, për shkak të prishjes së miqësisë së Shqipërisë me Jugosllavinë, ka refuzuar të kthehet në Shqipëri. Tahiri ka vuajtur afro 10 vjet burg në Jugosllavi për një akt heroik. Më pas ka emigruar në Gjermani e SHBA. Në SHBA ka formuar edhe një skuadër me emrin Vllaznia. (Besnik Dizdari dhe Shkodra Sport)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dodë Tahiri, portieri shqiptar që bëri karrierë në Jugosllavi
Dodë Tahiri, portieri shqiptar që bëri karrierë në Jugosllavi
https://1.bp.blogspot.com/-M8LmIhsRwHw/WoocjoAkmJI/AAAAAAAACHA/TyfkR3-jlRQOtDX4sGS3U4nXcvyqUw_hQCLcBGAs/s640/dode-tahiri-696x529.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-M8LmIhsRwHw/WoocjoAkmJI/AAAAAAAACHA/TyfkR3-jlRQOtDX4sGS3U4nXcvyqUw_hQCLcBGAs/s72-c/dode-tahiri-696x529.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/dode-tahiri-portieri-shqiptar-qe-beri.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/dode-tahiri-portieri-shqiptar-qe-beri.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy