E Frikshme, Shqipëria ka sot më pak vende pune se në 1993

Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në një raport të sapopublikuar mbi performacën e tregut të punës në Rajonin e Ballkanit, “Tregjet e punës në Ballkanin Perëndimor: Performanca, Shkaqet dhe Zgjidhjet” ka analizuar të dhënat mbi punësimin total të Ballkanit Perëndimor nga fillimi i tranzicionit deri më sot. Shqipëria rezulton një nga të paktat shtete, që sot ka më pak vende pune, sesa kishte në vitin 1993!

Sipas raportit, për periudhën 1993-2015, krijimi më i madh i vendeve të punës neto u arrit në Maqedoni (rritje totale prej 28.6% të numrit total të vendeve të punës), ndërsa Serbia ka shënuar humbjen më të madhe të vendeve të punës, e ndjekur nga Shqipëria. Në Serbi rënia ishte 11.4%, ndërsa në Shqipëri ishte 8.8%.

Sipas raportit të RCC, nga 2010 në 2016, numri i të punësuarve në Ballkanin Perëndimor u rrit me 300 mijë. Këtë konstatim e ka bërë dhe një raport i mëparshëm i Bankës Botërore “Prirjet në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor për vitin 2017”, i cili gjeti se përkundrejt kësaj tendence pozitive në gjithë Ballkanin, në Shqipëri punësimi kishte rënë me 2.4% midis periudhës 2010-2016. Kjo tendencë tregon se punësimi ka vijuar të tkurret edhe pas vitit 2010 në Shqipëri, ndryshe nga Serbia, e cila raporton një rritje të punësimit me 11.2% në periudhën 2010-2016, çka tregon se rënia e periudhës 1993-2015 është shkaktuar nga ecuria negative deri në vitin 2010, kur Serbia ishte e zhytur në konfliktet e luftrave.

Maqedonia rezulton shteti që ka pasur performancën më të mirë të krijimit të vendeve neto të punës, si për periudhën 1993-2016 (+28.6%) ashtu dhe 2010-2016 (12.5%).

Sfidat e mëdha të tregut të punës

Sipas raportit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, sektori privat është kontribuuesi kryesor i punësimit në ekonomitë e Ballkanit sipas të dhënave të punësimit sipas strukturës së pronësisë të mbledhura nga zyrat kombëtare të statistikave (Mojsoska-Blazeski, 2016).

Nga hapja rishtas e vendeve të punës përfitoi grupmosha 55-64 vjeç, për shkak të rritjes të popullsisë në këtë grupmoshë dhe ata me arsim të lartë.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vlerëson se, tregu i punës është një nga sfidat më të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe social në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Normat e papunësisë janë dukshëm më të larta se mesatarja e BE-së, teksa karakteristikat strukturore të tregut të punës janë edhe më keq sesa statistikat zyrtare të tregut të punës.

Papunësia dhe pasiviteti i të rinjve, mosaktivizimi i grave dhe pjesa e të papunëve afatgjatë janë probleme të mprehta.

Sondazhet e Forcave të Punës tregojnë se në Malin e Zi, Serbi dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, një në pesë të punësuarve punon në ekonominë informale dhe në Shqipëri ky tregues është më i lartë një në tre të punësuar në sektorin jo-bujqësor. Kjo pjesë e të punësuarve kryesisht rekrutohet nga shtresat e varfra sociale, ka qasje të kufizuar në sigurimet shoqërore dhe mbrojtjen sociale, shpesh fiton më pak dhe nuk kontribuon në fondet sociale të sigurimeve.

Raporti i referon se shumica e ekonomive në rajonin e BP6, përveç Shqipërisë kanë zbatuar reforma për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe për të lehtësuar hapjen e bizneseve të reja.

Gjithashtu furnizimi i forcës se punës paraqet dobësi në të gjithë Ballkanin. Rajoni kryesisht përballet me nivele të ulëta të fertilitetit dhe rritjes negative natyrore, emigrimit dhe plakjes. Shkalla natyrore e rritjes së popullsisë në shumicën e vendeve është negative. Shkalla e migracionit është e lartë në të gjitha ekonomitë, pasi gjatë dy dekadave të fundit gati një e katërta e popullsisë është larguar nga rajoni. Si rezultat, popullsia e rajonit po zvogëlohet dhe plaket./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: E Frikshme, Shqipëria ka sot më pak vende pune se në 1993
E Frikshme, Shqipëria ka sot më pak vende pune se në 1993
https://2.bp.blogspot.com/-flQYLKstOVM/WnSQYJ9xIcI/AAAAAAAARJ4/Su6Weg4LfIYUWN-gNjpfau48vfTKeDDpwCLcBGAs/s640/pune24.JPG
https://2.bp.blogspot.com/-flQYLKstOVM/WnSQYJ9xIcI/AAAAAAAARJ4/Su6Weg4LfIYUWN-gNjpfau48vfTKeDDpwCLcBGAs/s72-c/pune24.JPG
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/e-frikshme-shqiperia-ka-sot-me-pak.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/e-frikshme-shqiperia-ka-sot-me-pak.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy