Eliot Engel: Kosova duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin

Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ministri Dardan Gashi në ditën e parë të vizitës në Ëashington D.C është takuar me kongresistin, njëherësh përkrahësin e madh të Kosovës, Elliot Engel.

Engel ka siguruar se ShBA-të, si tani në 10-vjetorin jubilar të shtetësisë së Kosovës, po ashtu edhe në të ardhmen do të jenë edhe më tej përkrah saj.

“Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin e vizave”, u shpreh kongresisti Engel, ndërsa shtoi më tej se Serbia nuk duhet të sillet në mënyrën siç po bën, duke iu referuar asaj që e quajti lojën e bllokadave ndaj Kosovës.

Nga ana tjetër, gjatë takimit, ministri Gashi e njoftoi kongresistin Engel për proceset, nëpër të cilat po kalon tash për tash Kosova, duke reflektuar edhe mbi sugjerimet e kongresistit dhe të Qeverisë amerikane për dy çështje: Gjykata Speciale dhe Demarkacioni.

“Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk do të shtyhet, ne qëndrojmë prapa obligimeve ndërkombëtare, të marra si shtet. Po ashtu, edhe demarkacioni me Malin e Zi është një çështje që është duke marrë formën e zgjidhjes, andaj presim rezultate edhe në këtë drejtim”, ka thënë Gashi.

“Kur po e festojmë 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, po i falënderojmë të gjithë ata që dhanë kontribut të pazëvendësueshëm për lirinë dhe shtetësinë e saj, ku vend jashtëzakonisht të rëndësishëm zë kongresisti Engel. Ai ishte zëri i Kosovës në Capitol, në kohën e spastrimit etnik të shqiptarëve, por edhe në kohën e pavarësisë të Kosovës”, tha Gashi, duke shtuar se Kosova tash, si shtet i pavarur, është hapur dhe është duke e përmirësuar në masë të madhe klimën e përgjithshme për investime. Kjo dëshmohet edhe me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e termocentralit të ri nga kompania amerikane, në vlerë të 1.2 miliardë dollarë.

Takimet në Uashington D.C. do të vazhdojnë me Bankën Botërore dhe me komunitetin shqiptar, ndërsa zv. kryeministri Gashi do të marrë pjesë edhe në festimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington, bashkë me zyrtarë të lartë të State Departamentit dhe krerët e shtetit të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Eliot Engel: Kosova duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin
Eliot Engel: Kosova duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin
Eliot Engel: Kosova duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin
https://1.bp.blogspot.com/-s-FW2bBD0s4/WnsjXP-h3XI/AAAAAAAARzE/inkN0iMW8y8XnqlAlGJXluAzw7fImjkXACLcBGAs/s640/odeka.png
https://1.bp.blogspot.com/-s-FW2bBD0s4/WnsjXP-h3XI/AAAAAAAARzE/inkN0iMW8y8XnqlAlGJXluAzw7fImjkXACLcBGAs/s72-c/odeka.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/eliot-engel-kosova-duhet-te-kete.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/eliot-engel-kosova-duhet-te-kete.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy