Ermal Meta dhe shqiptarët që u bënë të famshëm në Itali

, Ermal Meta dhe shqiptarët që u bënë të famshëm në Itali

Ermal Meta, triumfatori i “Sanremo 2018” nuk është një rast i izoluar suksesi i bashkëkombasve tanë në Itali. Kantautori shqiptar Ermal Meta triumfoi në skenën e Sanremos, duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali. Dueti i tij me Fabrizio Moro i titulluar “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) u rendit i pari i vlerësuar me votat maksimale nga juria profesioniste dhe publikut.

Rrugëtimi i Ermal Metës ne Sanremo nisi në vitin 2009 me grupin e të rinjve La Fame di Camilla, me të cilët realizoi tri albume. Meta i lindur në Fier, që prej prej moshës 13-vjeçare kishte emigruar me familjen drejt në Barit. Iu deshëm vetëm pak vite që të integrohej me të rinjtë italianë. Karrierën e nisi si kitarist i grupit Ameba 4, ku konkurroi në kategorinë e të rinjve në Sanremo të vitit 2006 me këngën “Rido… forse mi sbaglio” Qesh….ndoshta gaboj. Në 2010-n, Ermal Meta mori pjesë përsëri në Sanremo në kategorinë e artistëve të rinj. Në vitin 2017 Meta konkurroi për herë të tretë në Sanremo dhe për herë të parë si solist. Kënga e tij “E ndaluar të vdesësh” zuri vendin e tretë dhe fitoi Çmimin e kritikës Mia Martini.Ermal Meta përveçse këngëtar është dhe një kantautor i talentuar. Ka shkruar këngë për emra të njohur të muzikës italiane si Patty Pravo, Mengoni-n, Emma, Giusy Ferreri, si dhe dy këngë “Tutto si muove” dhe “Volevo perdonarti, almeno” për serialin televiziv Braccialetti Rossi. Brenda tre vjetëve albumet e Ermal Metës janë vlerësuar me 6 çmime vjetore Platinum dhe 4 çmime rekord Ari. Ai gjithashtu fitoi kategorinë më të mirë të Artistëve të Rinj për MTV Tim Music Awards. Hitet e tij të mëdha përfshijnë, Odio Le Favole dhe A Parte Te.
Ermal Meta
(Ermal Meta)
Fitorja e çmimit të madh ne Sanremo 2018 , është padyshim një arritje personale e Ermal Metës që na bën të gjithëve krenar e posaçërisht ata qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në gadishullin Apenin. Që nga viti 1990 kur shqiptarët në Itali gjetën L’Amerikën e tyre, në mënyrë konstante media është ndalur gjerësisht në elementët kriminalë. Por kjo është njëra anë e medaljes, ajo e errëta, e cila kurrsesi nuk mund ta eklipsojë kontributin e shqiptarëve të ndershëm që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në shtetit italian.Ata që bëjnë diferencën janë Erman Meta dhe mijëra shqiptarë të tjerë që sot japin kontributin e tyre në shoqërinë italiane. Suksesit të Ermalit i kanë parapritë ndër vite ata të cilët media italiane i ka quajtur “Bravi Albanezi”. Duke nisur nga Saimir Pirgu Ilir Shaqiri, Ambreta Toromani, Kledi Kadiu, Elhiada Dani apo dhe Klaudia Pepa.Saimir Pirgu, është historia e një të riu shqiptar që lidhet me një miqësi të pazakontë shqiptaro-italiane, një yll botëror i operës si Luciano Pavaroti i bëhet krah djaloshit të talentuar shqiptar në rrugën e ëndrrave. Saimir Pirgu mbërriti 19 vjeç në Itali për të studiuar në Konservatorin e Bolzano-s. Në muajt që pasuan njohu të madhin Pavaroti, mentorin e tij, që pati besim tek zëri dhe talenti i djaloshit shqiptar nga Elbasani. Pavaroti e mësoi të projektonte zërin, muzikën dhe ngjyrat, dhe sot Saimir Pirgu është një yll i operave më të mëdha botërore.Saimir Pirgu
(Saimir Pirgu)Ilir Shaqiri, e filloi karrierën e tij në spektaklin “Amici” të Maria De Filippi-it, i cili në fillim u quajt Saranno Famosi, në grupin e valltarëve profesionistë. Mediat italiane e kishin në kopertinë yllin e ri të baletit që vinte nga Shqipëria. Më pas u vlerësua si talent në këtë spektakël edhe vëllai i tij Olti Shaqiri, dhe të dy balerinët shqiptarë tashmë janë pjesë e historisë së suksesit në Itali me koreografi, e vepra të mëdha skenike.Ilir Shaqiri,
(Ilir Shaqiri)Anbeta Toromani
Në fund të viteve Anbeta Tormani ishte një nga balerinat më të njohura në Shqipëri, por karrierën e vërtetë e ndërtoi në Itali, ku mori pjesë në spektaklin Amici të Maria De Fillipit në Canale 5. Ajo u bë një figurë e njohur televizive dhe tashmë jep shfaqje në skena të ndryshme të Italisë. Për profesionistët e baletit, Toromani është një yll i skenës, ndërsa për mediat është një personazh i rrallë, që ka shkëlqyer përmes sfidave të pazakonta si artiste.Anbeta Toromani është bërë shumë e çmuar për publikun italian, sepse ajo u rikthye në skenë, duke e mrekulluar këtë publik të dashur sërish, pas një beteje të dhimbshme me kancerin, të cilën balerina e talentuar shqiptare e fitoi. Kledi Kadiu, është tashmë balerin e koreograf në Itali. Ai ka lindur në Tiranë, por pasi u diplomua në shkollën e baletit në vitin 1993 u transferua në Itali, duke korrur sukses në skenë dhe në botën e spektaklit, në teatër, film e televizion. Anbeta Toromani
(Anbeta Toromani) Elhaida Dani
Kanë kaluar vetëm pesë vjet dhe të gjithë e mbajnë mend uraganin që shkaktoi këngëtarja Elhadia Dani në garën e the Voice në Itali. “Je e adhurueshme”, “Shkatërruese”, “fantastike”. Këto kanë qenë komentet e jurisë italiane, të kryesuar nga Riccardo Cocciante kur Ehaida Dani, mes shumë të rinjve italianë në mars të vitit 2013 konkurroi dhe e solli trofenë e The Voice Itali në Shqipëri. Klaudia Pepa, është një nga balerinat më të famshme shqiptare e cila u konfirmua si e tillë në programin “Amici” në Itali. Amici, ky talent shou italian është bërë si shtëpia e dytë për yjet e baletit shqiptarë në botë. Elhaida Dani
(Elhaida Dani)II
Jo vetëm në skenën e Teatrit “Ariston” apo spektaklet e mëdha televizive por edhe në fushën e blertë shqiptarët kanë lënë gjurmë duke u duartrokitur dhe adhuruar për spektaklin e dhënë në futboll. I pari futbollist shiptar në fillim të viteve 2000 që luajti në elitën e futbollit italian ishte Erjon Bogdani, duke firmosur me ekipin e Regina-s. Bogdani më pas dha kontributin e tij te Salernitana, Verona, Chievo, Siena, Livorno dhe Cesena. Ishte i vemi futbollist në Serinë A që kishte një diplomë univeristare në kohën kur ai aktivizohej.Një vit pas Erjon Bogdanit, në Itali erdhi edhe ikona tjetër e futbollit shqiptar, Igli Tare. Fillimisht ai u vendos në Breshia, për të kaluar më pas te Bologna dhe në fund te Lazio. Vijoi karrierën te Lazio si drejtor sportiv dhe në dy vitet e fundit ai është përzgjedhur se më i miri në rolin e tij në futbollin Italian. Tare njihet si menaxheri më i mirë dhe kërkohet nga Inter, Milan e të tjerë.Erjon Bogdanit
(Erjon Bogdani)Lorik Cana vijoi në gjurmët e Igli Tares te Lazio. Kapiteni i Kombëtares shqiptare la gjurmë me bardhekaltrit, duke fituar edhe Kupën e Italisë, me 84 ndeshje dhe 4 gola në 4 vitet e qëndrimit në Romë. “Luftëtari” ishte epiteti që mori nga tifozët dhe jo më kot hyri në zemrat e shumë fansave të tij.
CANA
(Lorik Cana)Elseid Hysaj, mbrojtësi shkodran që luan me Napolin, është futbollisti shqiptar me vlerën më të madhe në treg nga Kombëtarja shqiptare, plot 50 milionë euro. Historia e tij mallëngjeu italianët. Babai i Hysajt shkoi me gomone, për të tërhequr më pas Elseidin, një nga futbollistët më të mirë që ka pasur Shqipëria dhe jo më kot e do Manchester United, Real Madrid e të tjerë.Elseid Hysaj
(Elseid Hysaj)Thomas Strakosha, i fundit shqiptar që ka shpërthyer në futbollin italian. Nuk ka munguar në asnjë ndeshje të këtij sezoni, një djalosh punëtor dhe me të ardhme, që ka bërë krenar jo vetëm të atin Foto, por të gjithë shqiptarët. Në Romë ai është një idhull, ndoshta mund ta shohim në një ekip akoma më të madh në të ardhmen.Thomas Strakosha
(Thomas Strakosha)Mbrëmja e 10 Shkurtit do të mbahet mend gjatë nga të gjithë si një natë triumfi shqiptarë në Teatrin Ariston, ku zëri Ermal Metës do të vlerësohej si më i miri, duke marrë jo vetëm vlerësimin e jurisë por edhe atë më të rëndësishmit, të publikut italian. Këngëtari shqiptar nuk i fshehu emocionet e skenës së madhe, që tani do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion që do të mbahet në Portugali. “Është një emocion i papërshkrueshëm. Çmimin iu kushtoj shtëpisë time diskografike, që ka besuar te unë atëherë kur askush tjetër nuk besonte”, tha Meta.

Ndërkohë këngëtari italian Farbizio Moro tha se këngën ia dedikonte djalit të tij, që e ndiqte nga salla. Në Sanremo 2018, kënga sfidoi pasi u pezullua fillimisht pas akuzave se ishte e vjedhur. Në fakt bashkautori i këngës Andrea Febo pranoi se kishte marrë një pjesë nga refreni i një kënge të prezantuar në Festival 2 vjet më parë e cila nuk ishte pranuar dhe që nuk ishte publikuar. Pas 36 orësh drejtuesit e festivalit e kthyen këngën në garë dhe ajo arriti të triumfojë. Kështu që kënga e Ermal Metës u rikthye një himn kundër akteve terroriste./shqiptarja.com/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button