Ermal Meta: Dua të bëj një koncert me këngë shqip

Dueti i shqiptarit Ermal Meta me Fabrizio Moro është shpallur Fitues i këtij edicioni të festivalit të Sanremo.

Kënga e tyre ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) triumfoi pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut. Kënga është një himn kushtuar jetës kundër akteve terroriste.

Në një rrëfim të bërë në verën e shkuar për gazetaren e programit “No Filtër” nga Jona Spahiu, e cila shkoi deri në Milano për ta takuar Ermalin.

Intervista është shumë interesante, pasi aty Ermali tregon detaje të panjohura për jetën e tij. Ishte koha kur ai kishte fituar vendin e tretë te të rinjtë e Sanremos e më pas vendin e tretë te këngëtarët Big.

E, megjithatë, suksesi i tij në Itali ishte i jashtëzakonshëm. Ermali rrëfente se kishte bërë 900 koncerte live në të gjithë Italinë dhe kudo është pritur jashtëzakonisht shumë mirë. I pyetur nga gazetarja për krijimtarinë e tij, këngëtari rrëfen se krijimet e tij i bën kur është shpirtërisht i trazuar.

Image

Ato momente e frymëzojnë më shumë. Gjithashtu, ai tregon me sytë që i shkëlqejnë për të dashurën e tij. Edhe pse diskret për marrëdhënien me Silvian, gazetaren e njohur në Itali, ai i rrëfeu Jonës se Silvia është njeriu së cilës ai i tregon së pari krijimet e tij, madje ka raste që e zgjon edhe në 4 të mëngjesit për t’ia dëgjuar këngët.

I pyetur për Shqipërinë, Ermali rrëfen se ruan kujtimet më të bukura nga fëmijëria. Madje, ai suprizon kur tregon se ka kompozuar disa këngë të cilat kanë tekste në shqip dhe se ka dëshirë të vijë të japë koncert në Shqipëri.

Image

Ermali të mahnit në intervistë me modestinë dhe njëkohësisht me madhështinë e dimensionit të një artisti gjeni, i cili nuk ka nxituar të jetë menjëherë pjesë e skenës dhe të kërkojë suksesin vetë ai si person.

“Hera e parë që jam ngjitur në skenë ka qenë si teknik skene për një koncert të një grupi të famshëm – rrëfen Ermali. Më pas kam bërë tekste dhe muzikë për shumë këngëtarë të famshëm. Pasi kam kënduar për shumë vite me një band, vendosa të kërkoj suksesin si solist”.

Një nga detajet më interesante të tij është edhe marrëdhënia që ka me instrumentet. “Unë kam luajtur gjithmonë në piano. Nuk mund të rri pa luajtur në piano, e ndjej të nevojshme. Një herë kur theva këmbën dhe nuk luaja dot, i kërkova një shokut tim të më mësonte kitarën. Dhe tani luaj në piano dhe në kitarë” – tregon ai.

Gjithçka në atë rrëfim të sinqertë, fliste për një sukses që do të njihte vetëm rritje siç edhe ndodhi në të vërtetë. Pak muaj më vonë, Ermal Meta fitoi çmimin më të rëndësishëm për muzikën italiane, atë të Sanremos. Tani në faqen e tij në “Facebook” dhe “Instgram”, ai tregon për turneun e tij ku po lançon edhe albumin e ri. Praktikisht, ai është çdo ditë në koncert në vende të ndryshme. Dhe ne i urojmë suksese këtij djali shqiptar të talentuar, që, më në fund, po korr frutet e një pune të gjatë dhe këmbëngulëse./ZgjohuShqiptar.info


KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6995,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2066,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,407,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ermal Meta: Dua të bëj një koncert me këngë shqip
Ermal Meta: Dua të bëj një koncert me këngë shqip
https://2.bp.blogspot.com/-9Pguhuq_RKg/WotmIhH3HJI/AAAAAAAACOU/p1SgV8RnUoI5EovKwTIT-RIJ7b5FV119gCLcBGAs/s640/ermal-meta.jpg.png.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-9Pguhuq_RKg/WotmIhH3HJI/AAAAAAAACOU/p1SgV8RnUoI5EovKwTIT-RIJ7b5FV119gCLcBGAs/s72-c/ermal-meta.jpg.png.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ermal-meta-dua-te-bej-nje-koncert-me.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/ermal-meta-dua-te-bej-nje-koncert-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy