EUobserver: Kosova heq dorë nga zhbërja e Gjykatës Speciale

Në një artikull të botuar sot në “ EUobserver “ flitet për zhvillimet e fundit në Kosovë, e që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale.

Aty përmendet reagimi pozitiv i ambasadave të përendimit në lidhje me zbrapsjen e liderëve Kosovarë për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Në këtë artikull citohen deklaratat e ambasadave kryesore evropiane dhe ajo e Amerikës, ku thuhet se vetëm me zbatimin e ligjit dhe sigurimin e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë, kjo e fundit mund të tregojë maturinë e saj dhe gatishmërinë për integrimin në Evropë dhe organizatat ndërkombëtare.

“Presim nga Kosova që të mbajnë fjalën e tyre dhe institucionet e Kosovës të respektojnë këtë vendim” citohet në këtë artikull deklarata e ambasadave të huaja për Kosovën.

Kjo çështje mori “hov” sipas Euobserver, kur krerët e shtetit të Kosovës, që nga Kryeparlamentari, Kryeministri dhe Presidenti përmes deklaratave braktisën një nga një tentativat për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Artikulli i publikuar sot në” Euobeserver” tregon se kjo Gjykatë është ngritur mbi raportin e Dick Martyt, një politikani zvicerian, ku thuhet se disa nga komandantët e UÇK-së kanë kryer krime, duke përfshirë edhe trafikim organesh të viktimave serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo Gjykatë, sipas këtij shkrimi nuk ka pasur mbështetjen e duhur për shkak se është e mbëshetur masivisht në raportin e Martyt, duke i dhënë kështu gjykimit të krimeve të luftës një kahje të njëanshme, dhe duke lënë të pagjykuara krimet e serbëve ndaj shqiptarëve, kështu duke e bërë Kosovën të duket fajtore në këtë luftë, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, ky artikull përmend edhe strategjinë e re për zgjerim të BE-së ku citohet fakti që Serbia duhet t’a njohë Kosovën në mënyrë që të përmbushë kriteret e nevojshme për anëtarësim në njërën anë.

Ndërsa në anën tjetër përmenden deklaratat e Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, se Serbia nuk ka nevojë t’a njohë Pavarësinë e Kosovës , mirëpo duhet të nënshkruajë një dokument juridikisht obligativ me Kosovën./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: EUobserver: Kosova heq dorë nga zhbërja e Gjykatës Speciale
EUobserver: Kosova heq dorë nga zhbërja e Gjykatës Speciale
https://2.bp.blogspot.com/-ddh9Z3R2g1s/Wn43Oq4vroI/AAAAAAAABXU/gT4YzDVk7oQabpn4gfiGcD4GnOX1SPxNQCLcBGAs/s640/kosova-2.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-ddh9Z3R2g1s/Wn43Oq4vroI/AAAAAAAABXU/gT4YzDVk7oQabpn4gfiGcD4GnOX1SPxNQCLcBGAs/s72-c/kosova-2.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/euobserver-kosova-heq-dore-nga-zhberja.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/euobserver-kosova-heq-dore-nga-zhberja.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy