Eurodeputetja Macovei ia pret shkurt opozitës: Zgjedhjet e 25 qershorit, të mira

Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, në sesionin e dytë të tryezës u ndal tek korrupsioni.

Monica Macovei, i ka drejtuar mesazhe të forta dhe të qarta politikës shqiptare lidhur me procesin e zgjedhjeve dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit.

Eurodeputetja kërkoi nga klasa politike shqiptare më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit.

“Opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Paratë e buxhetit janë para që dalin nga xhepat e qytetarëve”, deklaroi ajo.

Sa u takon zgjedhjeve dhe shqetësimeve të opozitës, Macovei i komentoi shkurt duke u ndalur tek raporti i OSBE/ODIHR.

“Nuk duhet bërë presion, nuk duhet përdorur administrata, është një fenomen që po ndodh në shumë vende. Dua t’i bazohem raportit të OSBE-ODIHR për Shqipërinë, disa prej rekomandimeve janë realizuar.

Ka shumë punë përpara për të bërë. Mes rekomandimeve autoritetet duhet të merren me reformën zgjedhore, është shumë e rëndësishme, që të ecet përpara. Duhet të ketë harmonizim, sa i përket medias dhe fushatës, duhet të jenë të gjithë bashkë për zbatimin e reformave dhe jo të ndodhë e kundërta.

Një ligj zgjedhor ndihmon çdo vend dhe për ne është e rëndësishme të punojmë të gjithë së bashku, të bëhen ndryshime në ligje”, deklaroi zyrtarja e PE.

Më tej, Macovei deklaroi se zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ishin më të mirat.

“Nuk mund të themi se kanë qenë zgjedhjet më të këqija, se ne kemi pasur delegacionin tonë, përkundrazi kanë qenë zgjedhje të mira”, shtoi ajo./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Eurodeputetja Macovei ia pret shkurt opozitës: Zgjedhjet e 25 qershorit, të mira
Eurodeputetja Macovei ia pret shkurt opozitës: Zgjedhjet e 25 qershorit, të mira
https://1.bp.blogspot.com/-Yy_JSSsgUvw/WoRqTYnIZkI/AAAAAAAASrI/3BcS1-o5mMA22uMXbtCKGuK3N4VSWce-wCLcBGAs/s640/macovei1ok-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Yy_JSSsgUvw/WoRqTYnIZkI/AAAAAAAASrI/3BcS1-o5mMA22uMXbtCKGuK3N4VSWce-wCLcBGAs/s72-c/macovei1ok-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/eurodeputetja-macovei-ia-pret-shkurt.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/eurodeputetja-macovei-ia-pret-shkurt.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy