Flamuri i popullit të varfër dhe shteti i politikanëve të pasur

Nga Xhevdet Pozhari - 600 mijë euro ndan qeveria për flamuj të Kosovës, shtëpia e Adem Jasharit duke u shembur!

Largohet krejtësisht edhe flamuri kombëtar. Ne jemi veç evropianë! Nuk kemi identitet, komb, kulturë, traditë. Kemi tenderë, nga 600 mijë euro për zbukurime.

Dhe kështu burrështetasit e Kosovës duan të na mësojmë ta duam shtetin tonë dhe t’i respektojmë simbolet shtetërore. Simbolet që cilindo që i sheh ia rikujtojnë shtetin që megjithatë ‘emblemë’ njohëse ka keqqeverisjen dhe korrupsionin. Shtetin, që shkaku i burrështetasve që dinë të na sundojnë neve, por jo edhe grykësinë e vet, u shndërrua në gropë nga e cila nuk mund të dilet e të shëtisësh lirshëm nëpër kontinentin ku jeton.

Po pra, drejtuesit e Kosovës më në fund e zgjidhën problemin më madhorë të shtetit që drejtojnë ata: te ‘rrethi’ në hyrje të Prishtinës, e hoqën nga shtiza flamurin kombëtarë dhe e ngritën atë të shtetit të Kosovës. Të atillë siç janë, ata do na e kishin shpall gjuhë amtare ndonjë nga gjuhët Perëndimore, vetëm nëse këtë do ua kërkonte ndonjëri që do mund t’u garantonte mbetje të përjetshme në pushtet.

Por në gjithë këtë katrahurë shumëçka ka të bëjë me ne, e jo me burrështetasit tanë që do na shisnin edhe neve, po qese do gjenin blerës. E, ajo është e vërteta se ne u lejuam atyre që t’i bëjnë pronë të veten të gjitha kremtet kombëtare, e neve të na i lënë vetëm ditët e zisë. Pra, ne u lejuam atyre që çdo gjë të vlefshme që ka ky popull, ta trajtojnë si ta kishin trashëguar nga gjyshërit e vet, e neve të na e lënë vetëm varfërinë. Dhe andaj erdhëm këtu ku jemi sot: që Kosova të jetë parajsë për burrështetasit, por ferr për fëmijët tanë që i lindim, i rritim dhe më në fund i ‘importojmë’ në Perëndim.

Por sidoqoftë, duhet pranuar: ne që shkruajmë kështu, jemi “old fashion”, nuk jemi “open-minded”…, andaj mos na merrni seriozisht e as mos na e shihni për të madhe! Madje ne edhe nuk kemi punë tjetër përpos të sorollatemi nëpër spitalet shtetërore kur sëmuremi, e ku nuk ka ilaçra kështu që aty shkohet për të vdekur, e jo për t’u shëruar, që i çojmë fëmijët në çerdhet publike që gati janë të shemben, që më me dëshirë darkojmë në sofrën e shtëpisë me njerëzit tanë, sesa në restorante luksoze, të rrethuar me njerëz që na vlerësojnë nga thellësia e xhepit e jo e mendjes.

Pra, mos na a varni veshin neve që bartim plagët e luftës, neve që nuk patëm fatin e “open-mindeve” që rreziteshin në plazhet e Durrësit përderisa ne numëronin minutat që sillnin vdekjen. Ne që sot dëgjojmë ligjërata shtetëformuese nga ata që rruanin në kohën e luftës visheshin si gra për ta kaluar kufirin, që më pas të gjithë neve që kishim zgjedhur të qëndronim në vatrat tona, të na shpallin tradhtarë. Mos na përfillni neve që jemi bë të padurueshëm ndaj politikanëve që kompleksin e opingave të deridjeshme duan ta mbulojnë me Pradat e sotme që kanë mbathur.

Po pra, ne që shkruajmë kështu jemi e keqja e këtij shteti dhe pengesë pse Kosova nuk etablohet e nuk bëhet shtet I mirëfilltë, por i ngjanë një kopshti të cilin e punojmë të gjithë ne, por frutat e të cilit i vjelin vetë drejtuesit e tij. Dhe përderisa është shtet i këtillë, përderisa Kosova mbete shtet ku më të vlefshëm se populli janë qindra shërbëtorët e sulltanëve tanë partiak, atëherë duhet dhënë kumtin e rëndësishëm: nga vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë, Kosova bëhet e kundërta e vetvetes. Bëhet shtet me shqiptarë të varfër që e duan flamurin kombëtarë, e me burrështetas të pasur që i përkulen flamurit shtetëror./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7949,Camëri,108,Editorial,1705,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Flamuri i popullit të varfër dhe shteti i politikanëve të pasur
Flamuri i popullit të varfër dhe shteti i politikanëve të pasur
https://3.bp.blogspot.com/-3_RG1lzDMH0/WoTZzzW7Y3I/AAAAAAAABwk/t0-fiwbt_YYR5fzod06EgXgshKCKo8efQCLcBGAs/s640/y-1-678x381.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-3_RG1lzDMH0/WoTZzzW7Y3I/AAAAAAAABwk/t0-fiwbt_YYR5fzod06EgXgshKCKo8efQCLcBGAs/s72-c/y-1-678x381.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/flamuri-i-popullit-te-varfer-dhe-shteti.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/flamuri-i-popullit-te-varfer-dhe-shteti.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy