Foto/ Varret ilire të Selcës, destinacion turistik i varrosur nga harresa!

Nga Daniel Muçaku - Janë të shumtë monumentet që janë lënë në harresë të plotë nga shteti shqiptar, kjo harresë po ndodh dhe me varret monumentale të Selcës, në krahinën e Mokrës, në Rrethin e Pogradecit.

Si qytetar i këtij vendi ndihem krenar, por nga ana tjetër edhe i turpëruar. Arsyeja është e thjeshtë. Mjafton ta vizitosh këtë vend. Ndihem krenar se i tregojmë gjithë botës, që ne kemi ekzistuar që kohë më parë, kur shtete kufij nuk ishin në ato troje ku janë sot. I turpëruar, sepse nuk dimë të ruajmë një monument, si dhe më keq akoma nuk mund të ruajmë identitetin tonë.

Sapo mbërrin në fshat, duket qartë se dora e shtetit në këtë vend nuk ka ekzistuar. Ironia nuk ka të sosur, pasi rruga që të çonte për në fshatin Selcë, ishte e asfaltuar, ndryshe nga rruga kryesore që të çonte në qendër të komunës. Më vonë në fshat mësojmë se asfaltimi nga rruga kryesore deri në qendër të fshatit Selcë, ishte bërë me urgjencë para shumë vitesh, se fshati do të vizitohej nga një ambasador i huaj.

Qyteti i Selcës u themelua rreth shek. VI para Krishtit dhe arriti të fuqizohej në shek. IV-III të erës sonë. Fati e deshi që Rruga Egnatia, të kalonte në këtë zonë, gjë e cila i dha zhvillim të madh ekonomik Selcës.

Në anën veriore relievi është shkëmbor, ku dhe janë gdhendur pesë varre monumentale, të cilat janë unike në Europë për nga forma e ndërtimit. Katër prej tyre janë gdhendur si tunele në shkëmb, ndërsa njëri ka qenë i rrethuar me blloqe guri. Në fillim është një paradhomë dhe më pas është dhoma ku varrosej princi ilir në një sarkofag të gdhendur në gur. Së bashku me trupin e të vdekurit, vendoseshin edhe armë dhe stoli, që fatkeqësisht, deri në ditët e sotme vetëm materiali i njërit varr është ruajtur, pasi të tjerat janë vjedhur. Fasada e jashtme e varreve është e gdhendur me kolonada, të cilat veçse janë dëmtuar nga njerëzit, po treten edhe nga lagështira dhe uji.

Në fasadën e varreve ka dëmtime të shumta, si duket adoleshentë të zonës, kanë lënë shënim emrin e tyre, por këtë mund ta kenë bërë dhe turistë. Në të pesta varret mungojnë tabelat me informacion, madje dhe disa tabela orientuese me shigjeta ishin hequr dhe hedhur në shkurret e dendura pranë tyre.

Por më i frikshëm është fakti i lënies në mëshirë të fatit për më shumë se 12 vite, pasi Drejtoria Rajonale e Monumenteve në Korçë, kishte pushuar që në vitin 2002 punonjësin për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e varreve.

Asnjë media nuk shkruan për këtë monument, ndoshta nuk e dinë se çfarë është, dhe ku ndodhet. Por banorët e zonës japin alarmin se një ditë edhe kjo zonë do të kthehet në një gërmadhe më gurë. Jeta në këtë fshat është në heshtje, e në heshtje lëmë copëza historie shqiptare, dëshminë e gjallë të autoktonisë të popullit tonë, por që me ritme të shpejta po tretet nga uji e ngrica që përshkojnë sipërfaqen e mureve të këtyre varreve.

Kur i sheh nuk kupton pse ankohemi se shtetet e tjera kërkojnë të na ulin vlerat historike, duke na konsideruar si një popull i ardhur vonë në këto troje ku ti shkel sot.

Faji nuk është i tyre, as jetim, faji është yni, qe nuk dimë as duam, cfare kemi./Dritare.net/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Foto/ Varret ilire të Selcës, destinacion turistik i varrosur nga harresa!
Foto/ Varret ilire të Selcës, destinacion turistik i varrosur nga harresa!
https://1.bp.blogspot.com/-IBk4zH-xLrA/WojQ6m-p15I/AAAAAAAACCQ/Ro9li3W4Lj8-If6wKhRYB4KeF6MSSxg1gCLcBGAs/s640/SS-678x381.png
https://1.bp.blogspot.com/-IBk4zH-xLrA/WojQ6m-p15I/AAAAAAAACCQ/Ro9li3W4Lj8-If6wKhRYB4KeF6MSSxg1gCLcBGAs/s72-c/SS-678x381.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/foto-varret-ilire-te-selces-destinacion.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/foto-varret-ilire-te-selces-destinacion.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy