Frika nga Vetingu, mësoni tërheqjen që bën ish kryeprokurori Llalla në momentet e fundit

, Frika nga Vetingu, mësoni tërheqjen që bën ish kryeprokurori Llalla në momentet e fundit

Ish-kryeprokurori: S'dua të jem gjyqtar i Apelit

EKSKLUZIVE – Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është dorëhequr nga e drejta për të qenë gjyqtar i Gjykatës së Apelit. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se Llalla, përmes një kërkese drejtuar organeve të Vettingut, ka njoftuar dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, ndërsa nuk janë të qarta motivet e këtij vendimi.Tërheqja nga sistemi i drejtësisë bën që procesi i Vettingut ndaj Llallës, i nisur një vit më parë kur mbante detyrën e Kryeprokurorit, të ndërpritet, por për këtë çështje do vendosë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nëse Llalla do i shpëtojë apo jo verifikimit të pasurisë dhe integritetit profesional. Llalla bën pjesë në listën prej 56 personave që po kalon në filtrin e Vettingut, por megjithatë ende nuk dihen rezultatetet e këtij verifikimi. Adriatik Llalla është akuzuar publikisht pak kohë më parë nga ambasadori amerikan në Tiranë si Prokurori që refuzoi të hetojë politikanët e korruptuar. Akuza në drejtim të Llallës ka pasur edhe nga maxhoranca për “kyçjen” e disa dosjeve të krimit dhe korrupsionit në vend. Mandati i tij si Kryeprokuror përfundoi në datën 7 dhjetor 2017, ndërsa në 18 dhjetor Kuvendi zgjodhi si pasuese të Llallës, por me mandat të përkohshëm, ish-prokuroren e Shkodrës, Arta Marku./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button