Gazeta amerikane tregon kush po e gërryen Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke realizuar vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si arsye të kësaj vizite është publikuar pjesëmarrja e tij në ”Lutjen e Mëngjesit”, mirëpo, ndryshe del të jenë arsyet e këtij udhëtimi.

Në një intervistë për gazetën amerikane, “The Daily Beast”, thuhet se Kosova po kërkon ndihmë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, pasi i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se po planifikonte të fliste me Pentagonin dhe Departamentin e Shtetit rreth çështjeve të sigurisë që kërcënonin një të ardhme të qëndrueshme të Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Autorja e kësaj interviste shkruan se shteti ballkanik, të cilin SHBA-ja e ndihmoi të shkëputet nga Serbia në luftën e vitit 1999, tani po rrënohet nga mafiat, ndarjet etnike, ndërhyrjet ruse dhe rekrutuesit e ISIS-it.

Sipas këtij artikulli, Kosova shpreson se Trump do ta ndihmojë.

“Amerikanët dhe aleatët e tyre të cilët luajtën një rol shumë të rëndësishëm për Kosovën në luftën e vitit 1999 nuk i lanë kurrë pas dore. Ndonëse forcat janë tërhequr ndër vite, qindra ushtarë amerikanë janë vendosur në kampin Bondsteel në lindje të vendit, siç thuhet në një raport të Deparatamantit të Mbrojtjes, thonë: “Misioni ynë kryesor në Kosovë është zbatimi i ligjit”, shkruan tutje autorja e artikullit në “The Daily Beast”, ku shënohet se Kosova dhe Serbia fajësojnë njëra-tjetrën për dhunën e vazhdueshme.

Në intervistë, kryeministri Haradinaj ka specifikuar një kërcënim të trefishtë: Konfliktin e pazgjidhur me Serbinë, ky i mbështetur nga Moska, kosovarët duke u rekrutuar për të luftuar për forcat e Shtetit Islamik dhe grupet mafioze që thuhet se drejtonin pjesën veriore të Kosovës, ku lideri serb Oliver Ivanoviq, u vra vetëm një muaj më parë.

Kështu shkruan artikulli i “The Daily Beast” që i dedikohet vizitës së Ramush Haradinajt në SHBA me titullin: ”Pse Kosova po e kërkon ndihmën e Trump”./CNA.al



KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gazeta amerikane tregon kush po e gërryen Kosovën
Gazeta amerikane tregon kush po e gërryen Kosovën
https://2.bp.blogspot.com/-KJWCA5kTWKA/WnzdgwCdQbI/AAAAAAAABKk/GkoQ1DnntBsvTE8hf5_-IMILxI-D89npACLcBGAs/s640/LIDERET-E-KOSOVES-e1518106457729.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-KJWCA5kTWKA/WnzdgwCdQbI/AAAAAAAABKk/GkoQ1DnntBsvTE8hf5_-IMILxI-D89npACLcBGAs/s72-c/LIDERET-E-KOSOVES-e1518106457729.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gazeta-amerikane-tregon-kush-po-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gazeta-amerikane-tregon-kush-po-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy