Gazetari serb thotë se ky njeri e vrau Oliver Ivanoviçin, i veshur si polic kosovar

Gazetari serb, Stefan Cvetkoviç, gjatë një konference për media, të organizuar nga Shoqata e Gazetarëve në Serbi, me temën “Cila është kostoja e likuidimit në veri të Kosovës” bëri të ditura disa detaje lidhur me vrasjen e liderit të iniciativës serbe në Kosovë ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviç

 

Cvetkoviç ka pretenduar se e di se kush e ka vrarë Ivanoviçin.

Ai me këtë rast ka paraqitur tri fotografi, sipas tij, të të dyshuarit për vrasjen, të një polici të veshur në uniformën e Policisë së Kosovës dhe të një personi të tretë duke biseduar në telefon në vendin e ngjarjes.

Teksa për këta dy të fundit thotë se mund të jenë të lidhur me vrasjen e Ivanoviçit, të ndodhur mëngjesin e 16 janarit.

Ndër të tjerash gazetari në fjalë ka deklaruar se janë dhënë 40 mijë euro për vrasjen e Ivanoviçit.

Madje, gazetari Cvetkoviç ka thënë se gjatë hulumtimit të tyre kishin siguruar qasje edhe në kamerat e qytetarëve privatë në këtë zonë.

Lidhur me gjithë këtë, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti, i cili ka deklaruar se janë të informuar lidhur me gjitha potencimet e gazetarit serb por që deri më tani nuk është arrestuar ende askush për vrasjen e Ivanoviçit.

“Nuk është arrestuar ende askush. Hetimet janë duke u bërë me intensitet dhe çdo pretendim i mundshëm do të jetë pjesë e hetimeve nga Grupi Punues. Normalisht kemi parë edhe raportimin e gazetarit serb, ku përmend edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës që kanë qenë në vend të ngjarjes. Ata kanë qenë në vend-ngjarje, ata kanë qenë në vendshikimin e rastit. Janë të Kosovës te sektorit të hetimeve dhe sigurisht aty janë takuar në vend të ngjarjes pas rastit kur e kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes bashkë me Njësitet Policore”, ka thënë Hoti.


Sipas tij, të gjitha pretendimet do të jenë pjesë e hetimeve.

“Të gjitha pretendimet sigurisht se do t’i hetojmë. Do t’i shikojmë mundësitë por kemi bërë apel nga të gjithë qytetarët që çfarëdo informacioni që kanë ta adresojnë tek Policia e Kosovës dhe çfarëdo që flitet e përflitet do të jetë pjesë e hetimeve”, ka përfunduar Hoti për Indeksonline.

Ivanoviq është vrarë me armë zjarri mëngjesin e 16 janarit, afër selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës gjatë hetimeve të zhvilluara ka arritur të gjejë veturën që dyshohet se i përket të dyshuarve që vranë atë, por që aktualisht ende asnjë person nuk është identifikuar si i dyshuar.ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gazetari serb thotë se ky njeri e vrau Oliver Ivanoviçin, i veshur si polic kosovar
Gazetari serb thotë se ky njeri e vrau Oliver Ivanoviçin, i veshur si polic kosovar
https://2.bp.blogspot.com/-YVDENp9FwMI/WniEQGaFh_I/AAAAAAAARkY/ZQc0huCrXKgY57nV5eTqt7P4hXHmmZ7BwCLcBGAs/s640/g_1517821804-7655538.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-YVDENp9FwMI/WniEQGaFh_I/AAAAAAAARkY/ZQc0huCrXKgY57nV5eTqt7P4hXHmmZ7BwCLcBGAs/s72-c/g_1517821804-7655538.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gazetari-serb-thote-se-ky-njeri-e-vrau.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gazetari-serb-thote-se-ky-njeri-e-vrau.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy