Gjendet në Shqipëri. Bima që pastron tokën nga metali i dëmshëm

Shqipëria është një nga vendet me prodhimin më të lartë të disa metaleve në Evropë por edhe me sasinë më të larmishme të bimëve mjekësore.

Së fundmi, vendi ynë është përzgjedhur krahas vendeve si Greqia, Spanja dhe Austria në implementimin e një projekti të quajtur Life Agromine.

Ky projekt synon mbjelljen e bimëve me aftësi të larta përthithëse të mineraleve të nëntokës.

Një prej këtyre bimëve quhet “Alyssum murale”, ose në shqip “Sericë Muresh”.

Bima Pastruese e Tokave Djerrë

Bima hiper akumulatore Alyssum Murale e ka origjinën në vendet e Ballkanit.

Ajo është tejet e përhapur në tokat e mineralizuara të Shqipërisë.

Këto toka zënë një sipërfaqe të konsiderueshme në vendin tonë.

Ato karakterizohen nga një përmbajtje e lartë e metaleve të rënda dhe përmbajtje të ulët të elementëve ushqyes.

Bima luleverdhë gjen përdorim të gjërë në teknologjitë më të ndryshme për rehabilitimin e tokave me nikel.

Ajo përthith metalet e rënda dhe pastron tokën nga çdo ndotje.

Në këtë mënyrë bima rikthen mundësinë e shfrytëzimit të tokës për shumë prej fermerëve në vend.

Nxjerrja e Nikelit Nga Bima

Veç pastrimit të tokës, kërkesa për nikel është gjithnjë e në rritje në mbarë Evropën.

Ky kontinent prodhon sasi të vogla të këtij metali ndërkohë që prodhimtaria e Greqisë, Spanjës dhe Finlandës zë 8.6% të sasisë globale të nxjerrë nga nëntoka.

Si rrjedhojë e kërkesës së lartë për nikel dhe ofertës së ulët, shkencëtarët po mendojnë të shfrytëzojnë bimën në fjalë për të rritur sasitë e nxjerra të nikelit.

Ekstraktimi do të bëhët në mënyrën më organike të mundshme.

Projekti Life Agromine

Në vazhdën e projektit Life Agromine, fushat e Pojskës e Domosdovës buzë liqenit të Ohrit, u pasuruan me bimën me veti të çmuara pastruese.

Varietete të ndryshme të saj u mbollën në distance të ndryshme dhe rezultatet ishin befasuese.

Sipas Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë në UBT, në një hektar të mbjellë me këtë bimë u mblodhën deri në 120 kilogramë nikel.

Bimët u përpunuan dhe hiri i akumuluar ishte i pasur me metalin e çmuar.

Ky i fundit më pas përpunohet për të nxjerrë kripërat e nikelit.

Kjo metodë është shumë interesante sepse përmirëson ekosistemin dhe gjallëron tokat djerrë.

Të dhënat shkencore të shumë laboratorëve të huaj tregojnë se tokat me përqindje të madhe metalesh zënë një hapësirë të madhe në vendin tonë.

Për më tepër, 10% e të gjithë sipërfaqes së Ballkanit ka një përmbajtje të lartë mineralesh.

Analizat kanë treguar se Hudenishti, Cervenaka dhe Gurit të Kuq kanë një përqendrim të lartë të metaleve të rënda.

Ndërkohë depozitat më të mëdha të nikelit vihen re në Librazhd, Bilisht, Has dhe Kukës.

Kjo bimë konsiderohet një gjetje shumë e rëndësishme për pastrimin e Tokave nga metalet e dëmshme./AgroWeb.org/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7003,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2072,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,412,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gjendet në Shqipëri. Bima që pastron tokën nga metali i dëmshëm
Gjendet në Shqipëri. Bima që pastron tokën nga metali i dëmshëm
Gjendet Në Shqipëri. Bima Që Pastron Tokën Nga Metali i Dëmshëm
https://2.bp.blogspot.com/-uWSWB9M5P_I/Wn4Nu_TViVI/AAAAAAAASJs/enYAITYo2g0a1Xbl1mk31lXG3FThJCowwCLcBGAs/s640/pojska02-750x500.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-uWSWB9M5P_I/Wn4Nu_TViVI/AAAAAAAASJs/enYAITYo2g0a1Xbl1mk31lXG3FThJCowwCLcBGAs/s72-c/pojska02-750x500.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gjendet-ne-shqiperi-bima-qe-pastron.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/gjendet-ne-shqiperi-bima-qe-pastron.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy