Habit ministri serb: Nuk e njohim Kosovën, se duam as BE-në

Edhe pse strategjia e zgjerimit e shpërblente bollshëm, zyrtarët e lartë europianë nuk kanë lënë rast pa i treguar Serbisë se nuk do të pranojnë në gjirin e bllokut një shtet me probleme territoriale, ndaj duhet ta zgjidhë ngërçin me Kosovën.

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel e tha hapur në Prishtinë se Beogradi duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës nëse kërkon afrimin me bllokun. Por, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin deklaron se kjo nuk ka për të ndodhur. Duke komentuar pohimet e kryediplomatit të Berlinit, u shpreh se sa herë Gjermania ka folur pa marrëveshje dhe pa ujdi në emër të krejt Europës, gjërat janë nisur për keq dhe e gjithë bota ka vuajtur.

“Deklarata e Gabrielit konfirmon edhe një herë se në Europë pak kush, e ndoshta askush, interesohet se sa është vërtet Serbia e suksesshme dhe një shoqëri demokratike. Sikur anëtarësimi në Europë të matej në bazë të sundimit të ligjit ose lirisë së medieve, Serbia do të ishte bërë me kohë pjesë e tij. Por, me sa duket, Brukselit i intereson vetëm një gjë: ta njohim Kosovën dhe asgjë tjetër. Serbia nuk do ta njohë Kosovën e sidomos nuk do ta njohë që të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”, tha prerazi Vulin.

Mediat serbe ndërkohë shkruajnë se Presidenti Vuçiç ka shprehur besimin se dialogu teknik Prishtinë-Beograd do të rinisë së shpejti dhe se brenda 10 ditësh pret në Serbi vizitën e kryetarit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, me të cilin do të bisedojë për Kosovën./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Habit ministri serb: Nuk e njohim Kosovën, se duam as BE-në
Habit ministri serb: Nuk e njohim Kosovën, se duam as BE-në
https://4.bp.blogspot.com/-Z-Ymn_WzLRM/WodpTS8zwJI/AAAAAAAAB84/oUuxMmq2wbcLY8kRQRWvOJ__m1LWFL0wgCLcBGAs/s640/Capture-108-696x421.png
https://4.bp.blogspot.com/-Z-Ymn_WzLRM/WodpTS8zwJI/AAAAAAAAB84/oUuxMmq2wbcLY8kRQRWvOJ__m1LWFL0wgCLcBGAs/s72-c/Capture-108-696x421.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/habit-ministri-serb-nuk-e-njohim.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/habit-ministri-serb-nuk-e-njohim.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy