Hallemadhja, hyjnorja gjuha shqipe

Guri Shyti*

Shkarazi, si një ngjarje e rëndomtë, kaloi ajo që është quajtur: “Dita e Gjuhës Amtare”. Askush nuk e kuptoi se kush foli, për çfar foli dhe, kryesorja, nëse u vendos ndonjë gjë e udhës lidhur me këtë hallemadhen, gjuhën tonë të bukur shqipe. U bënë disa tubime; folën ata që deshën të thoshin diçka; me siguri janë bërë edhe propozime me vlerë, por “aty krisi aty pushoj”, do të perifrazoja Nolin e Madh. Asnjë vendim, asnjë përfundim shkencor, siç edhe pritej të kishte.

Po a ka probleme që duheshin shtruar dhe zgjidhur? Sigurisht që po, madje me shumicë. Disa do të rrekem t’i rendit edhe më poshtë, por, në gjykimin tim modest, thelbi i gjithe problemeve të gjuhës janë pyetjet: Do të zbatohen edhe më tej Rregullat e Drejtshkrimit që u vendosën në Kongresin e njohur të v. 1972, apo do të vazhdohet që sekush të shkruajë e të flasë në kokë të vet? A duhet të përforcohet me ndonjë ligj drejtshkrimi i detyruar i gjuhës së njësuar, apo do t’i lihet rastësisë, si deri më sot? Po me përdorimin e dialekteve si do të bëhet?

Sa u përket dialekteve, ata, siç kam patur rastin ta theksoj edhe në ndonjë shkrim të hershëm, janë pasuri kombëtare, janë si “përrej” që mbushin dhe plotësojnë “lumin” e gjerë të gjuhës së njësuar, por kurrë nuk mund ta zëvendësojnë këtë të fundit. Sekush ka të drejtën e vet që, në rrethe të ngushta, apo në gazeta lokale, të flasë e të shkruajë në dialektin e vet, por është e pafalshme që, bie fjala, Kryetari i Kuvendit të thotë : “Ulu nejun”, ose: “Si thuani ju”. Në shkresat, në fjalimet dhe në mediat zyrtare e qendrore gjuha e njësuar, sipas vendimeve të Kongresit, është detyrim, do ta quaja pa ngurrim, kombëtar.

Një nga parimet bazë të “Drejtshkrimit” është ai fonetik, që domethënë se fjalët në shqip shkruhen ashtu si shqiptohen. Po çfarë hasim përditë? Krejt të kundërtën. Sipas dejtshkrimit, emrat e huaj duhet të lakohen, por në mediat tona kjo shpërfillet krejt. Madje shkohet edhe më larg në shkelje: një emër i huaj, që mbahet nga një jo shqiptar, nuk lakohet, ndërkohë që, kur të njëjtin emër e mban një me pasaportë shqiptare, emri lakohet. Më tej. Emrat e huaj, në mënyrë të jashtëligjshme, shkruhen në gjuhën angleze, me shkronja që nuk i ka gjuha jonë, (madje, madje, edhe emrat me origjinë kineze, japoneze, sllave etj., shkruhen anglisht), ndonëse gjuha jonë i ka të gjitha shkronjat e nevojshme për t’i shkruar dhe shqiptuar saktë. Pa folur pastaj që arrihet deri në palogjikë të tillë, kur, bie fjala, emri i shkrimtarit të madh rus Çehov, të shkruhet Tchekhov (!?). E kështu me radhë, për të mos u zgjatur, pasi shembujt janë pa fund.

Mendoj se detyrë parësore, për të vënë pikat mbi “i”, në këtë rast ka politika. Por, për fat të keq, politikanët tanë e kanë mendjen gjetkë. E ku u vjen ndër mend atyre që, midis halleve të shumta që kanë mbi supe, të kujtohen për një gjë kaq të zakonshme, siç është gjuha që flitet prej tyre dhe asaj që duhet të flitet? Për politikën është e mjaftueshme që shumë shqiptarë ende flasin gjuhën e nënës, ndërsa për mënyrën se si ajo shkruhet nuk përbën asnjë problem. Pa folur pastaj për mijëra e mijëra fëmijë me prindër emigrantë nëpër botë, të cilët vështirë se as nuk kuptojnë, pale të flasin gjuhën amtare. Natyrisht, në këtë rast, faji kryesor është i prindërve të tyre, por edhe i shtetit që nuk ka një strategji lidhur me këtë problem madhor. Dhe vijmë tek testamenti sublim që na ka lënë i Madhi i letrave shqipe, At Gjergj Fishta: “Mallkue kjoft njaj bir shqiptari/ Qi kët’ gjuhë të perendisë/Trashëgim që ia la i pari/Trashëgim s’ia len ai fmisë”.

Ndonëse vërejtja për emigrantët qendron, sjellja e tyre ndaj gjuhës është e lavdërueshme, kur sheh e dëgjon si flasin dhe si shkruajnë shqip politikanët dhe gazetarët tanë; kur sheh se si shformohet e nënvleftësohet gjuha shqipe prej atyre që janë zgjedhur që, me ligjet e tyre, ta mbrojnë dhe ta zhvillojnë gjuhën nga të gjitha shkarravinat që po i ngjiten pas.

Për të parë sa keq po sillemi me gjuhën tonë amtare, nuk ka nevojë të hulumtojmë shumë, mjafton të dëgjojmë diskutimet në Kuvendin e Shqipërisë (jo në Parlament, siç e quajnë ata, në kundërshtim me termin që ka vetë Kushtetuta për forumin më të lartë të Shqipërisë); mjafton të lexojmë shkrimet e shumë gazetarëve, pa folur pastaj për të ashtuvetëquajturit “analistë”, që nuk i venë dot fre padijes së tyre në fushën e gjuhës. Nga gojët e tyre dëgjojmë se na qenka më e bukur fjala “limit” nga ajo shqipe “kufi”, prandaj në vend që të thonë: “mundësitë janë të kufizuara”, thonë: “janë të limituara”, ose në vend që të thonë: “përkufizimi i detit”, ndjehen më intelektualë kur thonë: “delimitim i detit”; në vend që të thonë: “u befasova”, u ngjan sikur janë më të kulturuar kur thonë: “u surprizova”; në vend që të thonë: “u njëmendësova”, thonë “u dakordësova” e kështu pa fund. Dhe këtu është me vend të kujtojmë porosinë-testament tjetër të atdhetarit tonë të madh, At Fishtës: “Dhe atij iu thaft po goja/Që përbuz kët’ gjuhë hyjnore/Në gjuhë t’huej, pa ken nevoja/ Flet e t’vetën len pas dore”.

Çdo njohësi sadopak të gjuhës tonë të bukur i vrasin veshin dhe sytë kur dëgjon e lexon se si gazetarët, në vend të ndajfoljes “ndërkaq” përdorin atë “sakaq”, që ka kuptim krejt tjetër, ndonëse kanë ndonjë ngjashmëri fonetike. Pa folur pastaj që, trajtat e shkurtëra të përemrit vetor “i” dhe “u” shpërdorohen. Kështu, në vend të shprehjes shqip, p.sh.: “U themi atyre” përdoret gati gjithmonë gabimisht: “I themi atyre”, ose “Iu themi atyre”, kur dihet që “i” përdoret vetëm për njejësin: “I themi atij”, në rastin e parë dhe “i” nuk duhet fare, në rastin e dytë. Shpesh nuk dinë se ku përdoret apostrofi dhe ku nuk duhet të përdoret. Ose, që është edhe më e habitshme sepse përdoret nga intelektualë të njohur, kur duhet shkruar p.sh.: “Iu bë mirë atij…”, në mënyrë të gabuar shkruhet: “I’u bë mirë atij…”, me apostrof, kur dihet që apostrofi zëvendëson një zanore, ndërsa këtu është vetëm një “çiban intelektual”. Këto janë vetëm disa nga gabimet e rënda që vihen re në të folme e të shkruar prej politikanëve dhe gazetarëve tanë. Natyrisht shembujt janë të shumtë dhe tejet shqetësues, por kjo është detyrë e gjuhëtarëve t’i shtjellojnë më hollësisht dhe më të argumentuar.

Duke parë se si sillen vetë ata që kanë në dorë mbarërrjedhjen e gjuhës tonë, është e vështirë t’u kërkosh llogari se, pse deri sot e kësaj dite Kuvendi nuk ka nxjerrë një ligj për mbrojtjen e shkrimit dhe të folurit të gjuhës së njësuar në marrëdhënie zyrtare. Po të ndodhte kjo nuk do të kishim gabimet trashanike, që vihen re në shkresat zyrtare, ose në shkrimet e mediave të ndryshme; nuk do të kishim këto anomali që vihen re sot në shpërfilljen e shqipes në emërtimet e vetë televizioneve, por sidomos të emisioneve televizive. Kujt nuk i vrasin veshin emërtime të tilla të fantaksura emisionesh si: “Tollk shou” (po e shkruaj si lexohet, siç na mësojnë rregullat e drejtshkrimit, dhe jo në kundërshtim me të, si përdoret rëndom), apo: “Uik ap”, “… morning shou”, “Rial stori”, “Vois of albania”, “se` la vi” etj. etj., të mos e rëndoj dhe ndot shkrimin më tej me to. A nuk do të ishte mirë që këto emërtime të ishin në shqip, pasi, siç e kam theksuar edhe më lart, gjuhës tonë nuk i mungon asgjë?

Çdo shqiptari atdhetar i dhembin sytë kur sheh se të gjitha shitoret dhe hotelet në Shqipëri, madje edhe në fshatrat e thella, kanë emërtime në gjuhë kryesisht angleze. Paradoksi shkon deri atje, saqë edhe një zgëqe e vogël, ku mund të blihet një copë bukë me qofte, nuk emërtohet shqip, por quhet: “Fast fud”, anglisht, a thua se do t’ia behin anglezët, dhe jo varfanjakët nga Shqipëria, të blejnë qoftet.

Në biseda e diskutime janë vënë re kritika ndaj “Rregullave të Drejtshkrimit”. Unë mendoj se është krejt normale të ketë vërejtje, por moszbatimi i “Rregullave”, si formë e protestës ndaj tyre, duhet të quhet shkelje ligjore. Gjuha, si çdo gjë e gjallë, është në zhvillim të vazhdueshëm, por zhvillimi duhet të përforcohet me një Kongres tjetër, i cili të bëjë korrigjimet përkatëse, dhe jo sekush të veprojë në kokë të vet. Thirrja e një Kongresi tjetër, në qoftë se shihet me vend nga specialistët, do të ishte normale, e ligjshme dhe në shërbim të gjuhës kombëtare, që është simbol i bashkimit kombëtar.

Shpesh, në biseda shokësh, bëjmë pyetjen shqetësuese: A është ende gjall Instituti i Gjuhësisë? Në qoftë se jo, të na thonë ku është varrosur të shkojmë t’i vendosim një tufë lule për punët e mira që ka bërë në të kaluarën. Në qoftë se po, për çfarë paguhen njerëzit që gjallojnë atje, duke e lënë të vuajë në përpëlitje hallemadhen, por edhe Hyjnoren tonë të dashur?/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Hallemadhja, hyjnorja gjuha shqipe
Hallemadhja, hyjnorja gjuha shqipe
Hallemadhja, hyjnorja gjuha shqipe
https://2.bp.blogspot.com/-4xLhqoT_KJM/WpRB7uFogyI/AAAAAAAATkw/OtTK9FIeGf4OPc2BPypnz42klab0td6xQCLcBGAs/s640/shkollaflasshqipfrozinone-905x395.gif
https://2.bp.blogspot.com/-4xLhqoT_KJM/WpRB7uFogyI/AAAAAAAATkw/OtTK9FIeGf4OPc2BPypnz42klab0td6xQCLcBGAs/s72-c/shkollaflasshqipfrozinone-905x395.gif
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/hallemadhja-hyjnorja-gjuha-shqipe.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/hallemadhja-hyjnorja-gjuha-shqipe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy